Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A po tërhiqet Trump nga lufta tregtare me Kinën?

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
A po tërhiqet Trump nga lufta tregtare me Kinën?

Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se diskutimet po shkojnë mirë në samitin e G-7 në Biarritz të Francës, megjithë mosmarrëveshjet e dukshme me liderët për një numër çështjesh, përfshirë luftën tregtare me Kinën, Iranin, kërcënimin e paraqitur nga Koreja e Veriut dhe kthimin i Rusisë në grupimin e demokracive më të përparuara në botë.

Të dielën në mëngjes presidenti Trump dukej se po zbuste qëndrimin e tij për luftën e tij tregtare me Kinën. “Po e mendoj përsëri gjithçka”, tha presidenti kur u pyet për këtë çështje.

Disa orë më vonë Sekretarja e tij e Shtypit Stephanie Grisham pohoi se deklarata e presidentit është “keqinterpretuar shumë”. Ajo shtoi se, “Presidenti Trump u përgjigj në atë mënyrë – duke shprehur keqardhje që u ngriti edhe më shumë “tarifat për mallrat kineze”.

Deklarata duket se është përpjekje e Shtëpisë së Bardhë për të kontrolluar mesazhin. Presidenti Trump shpesh thekson se ai është i vetmi udhëheqës amerikan që mund të “përballet me Kinën”, dhe po vë bast se qëndrimi i tij agresiv do ta ndihmojë atë të fitojë mbështetjen e bazës së tij, në përpjekjet për t’u rizgjedhur në vitin 2020. Drejtuesit e G-7 kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e luftës tregtare, me presidentin francez, Emmanuel Macron që tha se shpreson që liderët të tërhiqen nga një luftë gjithëpërfshirëse.

“Unë dua t’i bind të gjithë partnerët tanë që tensionet, dhe veçanërisht tensionet tregtare janë të këqija për të gjithë,” tha ai në një fjalim.

Duke folur përkrah presidentit Trump gjatë takimit të tyre në mëngjes, Kryeministri britanik Boris Johnson kundërshtoi publikisht deklaratën e Trump se drejtuesit e tjerë nuk i kanë bërë presion të hiqte dorë nga lufta tregtare me Kinën, që besohet se po shkaktonte pasiguri në ekonominë globale dhe paqëndrueshmëri në tregjet e aksioneve.

“Për të qenë të saktë, për pikëpamjen tonë në luftën tregtare, ne jemi në favor të paqes tregtare në tërësi, dhe për ta zbutur atë nëse kemi mundësi,” tha kryeministri Johnson. Johnson shihet si një aleat i natyrshëm i presidentit Trump për shkak të ngjashmërive në politikat e tyre populiste dhe Brexit.

Mosmarrëveshjet për Iranin

Në samit, Macron prezantoi një plan për të ulur tensionet në rritje në Gjirin Persik duke hequr pjesërisht embargon e naftës amerikane ndaj Iranit në këmbim të kthimit të Teheranit për të zbatuar në përputhje të plotë marrëveshjen e vitit 2015 që kufizon programin e saj bërthamor. Ai i tha televizionit LCI se anëtarët kanë rënë dakord për një veprim të përbashkët për Iranin. I pyetur nëse e mbështet presidentin Macron për t’i dhënë mesazhin Teheranit në emër të vendeve të G-7, Trump tha: “Jo, nuk e kam diskutuar këtë”.

Presidenti Trump vazhdon t’i rezistojë presionit nga homologët e G7-ës për t’u rikthyer në paktin bërthamor me Iranin, një marrëveshje që konsiderohet si një arritje e administratës Obama. Presidenti Trump e braktisi marrëveshjen vitin e kaluar dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Teheranit. Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif mbërriti në Biarritz, të dielën pasdite. Një zyrtar i lartë francez tha se presidenti Macron e ftoi atë në një përpjekje për të lehtësuar tensionet.

Trump nuk pranoi të komentojë për ardhjen e zotit Zarif. Risjellja e Rusisë në G7

Trump tha se rikthimi i Rusisë në G-7 është “një punë që do të dojë kohë”. “Ne kemi një numër udhëheqësish që dëshirojnë të shohin kthimin e Rusisë në grup,” tha ai, por nuk përmendi cilët ishin ata. “Nuk u mor asnjë vendim”, tha presidenti Trump. Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së Rusisë. “Ka zona të botës ku ne kemi interesa të përbashkëta që janë të rëndësishme”, tha ai.

Në vitin 2014-të, anëtarët e G8 pezulluan anëtarësimin e Rusisë pas aneksimit të Krimesë, një pjesë e territorit të Ukrainës të cilën Moska ende e mban të pushtuar. Macron ka theksuar se ripranimi i Rusisë në G7 pa zgjidhjen e krizës së Ukrainës do të nënvizonte “dobësinë” e grupimit. “Do të ishte një gabim strategjik për ne”, tha ai.

Në fillim të kësaj jave Gjermania dhe Britania gjithashtu hodhën poshtë idenë për të ftuar Rusinë përsëri në grup. Të shtunën, Donald Tusk i cili si president i Këshillit Evropian përfaqëson 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tha se ka më shumë arsye tani për përjashtimin e Moskës, duke përfshirë “provokimin rus në detin Azov”, një referencë e dukshme për ndalimin e marinarëve ukrainas vitin e kaluar .

BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për rolin e saj në konfliktin e Ukrainës.

Koreja e Veriut

Gjatë një takimi dypalësh me presidentin Trump, kryeministri japonez Abe dënoi me forcë provat e fundit të raketave të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. “Pozicioni ynë është shumë i qartë,” tha kryeministri Abe përmes një përkthyesi. “Lëshimi i raketave balistike me rreze të shkurtër nga Koreja e Veriut shkel qartë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi për herë të parë për dy predha, që dyshohet të jenë raketa balistike me rreze të shkurtër që Koreja e Veriut lëshoi të shtunën në Detin e Japonisë, i njohur edhe si Deti Lindor. Ky është lëshimi i shtatë i realizuar që kur Koreja e Veriut i dha fund një ndërprerje 17-mujore të provave në fund të korrikut.

Presidenti Trump kërkoi të minimizojë kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. “E kuptoj se si ndihet Kryeministri i Japonisë,” tha Trump. “Është ndryshe. Por, dua të them, e kuptoj plotësisht”. Trump tha se ai nuk është “i lumtur” për provat, por nuk i konsideron ato shkelje. Ai tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk është i vetmi që teston ato raketa. “Jemi në botën e raketave, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo”, tha presidenti Trump. /VOA

Tags: kinalufte tregtareterhiqetTrump

TË LIDHURA

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan
Bota

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025
Next Post
“Po të prishet timoni” Maliqi paralajmëron Ramën: S’do i gëzosh 61 bashkitë

“Po të prishet timoni” Maliqi paralajmëron Ramën: S’do i gëzosh 61 bashkitë

“Para nga xhepi!” Shpërthen drejtori: Vllaznia nuk ka invalidë

"Para nga xhepi!" Shpërthen drejtori: Vllaznia nuk ka invalidë

Më shumë vajza apo djem? Ja raporti gjinor i lindjeve në Shqipëri

Më shumë vajza apo djem? Ja raporti gjinor i lindjeve në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com