Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A po i hedh BE vendet e Ballkanit Perëndimor në “krahët” e Rusisë?

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
A po i hedh BE vendet e Ballkanit Perëndimor në “krahët” e Rusisë?

“Sarajevo Times”

Bashkimi Evropian, lindi si një projekt paqeje pas Luftës së Dytë Botërore. Ky projekt, siguroi një paqe të përhershme dhe stabilitet afatgjatë në Evropë. Por në të kaluarën e afërt, Ballkani Perëndimor përjetoi disa luftëra. Më pas, aty u vendos një paqe e brishtë, dhe një stabilitet i përkohshëm.

Analistët besojnë se liderët e BE-së, duhet të jenë të vetëdijshëm, që nëse duan vazhdimin e projektit të paqes, ai duhet të zbatohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pasi vetëm përmes anëtarësimit në BE, vendet e këtij rajoni do të arrijnë të kenë një paqe të përhershme, dhe një stabilitet afatgjatë.

Liderët evropianë, kanë konfirmuar shpesh mbështetjen e tyre për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij euro-atlantike. Ata kanë shprehur ndërkohë shqetësimin mbi ndikimin e shteteve të veçanta mbi rajonin, veçanërisht të Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Por me hezitimin që po dëshmon ndaj zgjerimit, Brukseli po i hedh praktikisht këto vende në “krahët” e Rusisë. Sigurisht, ato janë përgjegjëse për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë me Rusinë. Por disa shtete të BE-së, kanë vendosur gjithnjë kritere të reja për anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor në union.

Disa ekspertë, kanë theksuar se të paktën 15 vende anëtare të BE-së, nuk do të ishin dot në gjendje të plotësonin tërësisht kriteret e anëtarësimit, që u kërkohen sot vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata vërejnë se Bullgaria dhe Rumania, apo Kroacia kohët e fundit u pranuan në BE pa u imponuar kritere të rrepta.

Më 10 tetor në Novi Sad, u zhvillua takimi trepalësh midis presidentit serb Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama. Tre vendet, nënshkruan deklaratën e përbashkët për krijimin e “Shengenit të vogël”.

Kjo deklaratë, supozohet të ndihmojë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, që të garantojë 4 liritë themelore të BE – lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Deklarata e përbashkët, parashikon eliminimin e kontrolleve kufitare, dhe pengesave të tjera për të garantuar një lëvizje më të thjeshtë në rajon deri në vitin 2021. Qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë në rajon vetëm me letërnjoftimet e tyre personale, si dhe të gjejnë punë kudo, nëse kanë vërtetimin e kualifikimit të tyre profesional.

Deklarata parashikon ndërkohë njohjen e diplomave në rajon, një bashkëpunim më të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, dhe mbështetje në rastet e fatkeqësive natyrore. Presidenti serb Vuçiç, i ftoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që ta pranojnë dokumentin e “Shengenit të vogël”, pavarësisht nga dallimet e tyre mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministeri maqedonas Zaev, tha se Maqedonia e Veriut e mbështet këtë nismë pasi “duhet bërë shumë më tepër në ndërtimin e rrjeteve ekonomike”.

“Ne po dërgojmë mesazhin, që marrëdhëniet politike në rajon duhet të jenë më të thjeshta. Ballkani nuk është më një “fuçi baruti”. Ai është një rajon i stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, i përkushtuar për integrimet evropiane, dhe përmirësimin e standardit të jetës për qytetarët e tij”- theksoi ai.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, janë të vetëdijshëm mbi nevojën për të ndërmarrë hapa të mëdhenj përpara drejt një bashkëpunimi të ndërsjellë, që synon krijimin e kushteve më të mira të jetesës për qytetarët. Ai është ndërkohë shumë i rëndësishëm, edhe në ndalimin e eksodit të qytetarëve nga rajoni drejt Evropës Perëndimore.

Si përvojë në këtë drejtim, mund të shërbejë bashkëpunimi brenda të ashtuquajturit Grupi i Vishegradit (Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia), që shpesh veprojnë bashkërisht brenda BE-së, me kërkesa dhe qëndrime të shprehura qartë. Ky grup u formua dikur, për të lehtësuar dhe shpejtuar integrimin e këtyre vendeve në BE dhe NATO, gjë që ia arritën.

Prandaj, është e rëndësishme që vendet e rajonit të veprojnë bashkë drejt BE-së, dhe nismave të tjera të politikës së jashtme. Pasi një qasje vetjake, është e pamjaftueshme, dhe nuk garanton sukses. Analistët besojnë se vendet anëtare të BE-së, përfshirë Francën, duhet të tregojnë vizion për zgjerimin.

Duke pasur parasysh që BE-ja ka 27 anëtare (Britani është gati duke dalë), ekziston gjithmonë mundësia e kushtëzimeve dhe ngërçeve të ndryshme, të cilat duhet të shmangen, ose të mos lejohen nga shtetet anëtare. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, në kushtet kur vendet e tjera po përpiqen të ushtrojnë një ndikim të fortë në Ballkanin Perëndimor, mbi të gjitha Rusia, Kina dhe Turqia.

Hezitimi i BE-së, mund të ketë pasoja strategjike në Ballkanin Perëndimor. Për shkak të pasigurisë në lidhje me anëtarësimin në BE, dhe presionit nga publiku i brendshëm, vende të caktuara mund të ndryshojnë orientimin e tyre gjeopolitik.

Rezervat e Francës dhe presidentit Emanuel Makron, për caktimin e një date konkrete për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, flasin për një absurditet tjetër të politikës evropiane. Partia e tij La République en Marche, është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (ALDE), të cilët janë mbështetës të fortë të zgjerimit.

Me bllokimin e datës për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, Makron po tregon se nuk ka vizion. Dhe duke u shkëputur me grupimi i tij politik ALDE brenda BE, ai është duke marrë një përgjegjësi të madhe mbi supe për fatin dhe procesin e zgjerimit evropian.

Përveç stabilitetit të rajonit, kjo çështje vë në pikëpyetje edhe besueshmërinë e liderëve evropianë. Nëse ata nuk e mbajnë fjalën, do të humbasin tërësisht besueshmërinë e tyre tek vendet e rajonit. Dhe kjo do të vërë në dyshim edhe vizionin e Robert Shumanit për Evropën e bashkuar. Pra në këtë rast presidenti Makron, po punon kundër idesë së bashkatdhetarit të tij, që e promovoi i pari projektin e BE-së së sotme.

Marrë me shkurtime./ TIRANA TODAY

Tags: Ballkanit Perëndimorbashkimi evropiankrahetprojektRusisëvendet

TË LIDHURA

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Trump i përgjigjet liderit suprem të Iranit: Paç fat!
Bota

Trump i përgjigjet liderit suprem të Iranit: Paç fat!

18:20 | 18/06/2025
“Do t’u përgjigjemi kërcënimeve”, Irani reagon pas thirrjes së Trump: Nuk negociojmë nën presion!
Bota

“Do t’u përgjigjemi kërcënimeve”, Irani reagon pas thirrjes së Trump: Nuk negociojmë nën presion!

18:11 | 18/06/2025
Next Post
S’do ta besoni/ Portofoli i kishte rënë në rrugë, personi që e gjen ia dorëzon pa asgjë në këmbim (foto)

S’do ta besoni/ Portofoli i kishte rënë në rrugë, personi që e gjen ia dorëzon pa asgjë në këmbim (foto)

Gafa e rëndë e Trump që po bën xhiron e rrjetit

Gafa e rëndë e Trump që po bën xhiron e rrjetit

“Je martuar me babanë tënd”/Dashuria nuk njeh moshë, 26-vjeçarja s’do t’ia dijë për diferencën (foto)

“Je martuar me babanë tënd”/Dashuria nuk njeh moshë, 26-vjeçarja s’do t’ia dijë për diferencën (foto)

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com