Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A po e kthen Rama timonin majtas

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A po e kthen Rama timonin majtas

Nga Andi Bushati

Kjo krizë tregoi se, pas shtatë vitesh, Rilindja e humbi debatin ideologjik, se një grusht të pasurish ishin lokomotiva që do ta shpinin përpara këtë shtet të dobët

Pasi përmbi gjashtë vjet u soll si një dishepull i bindur i politikave neoliberale, Edi Rama ka dhënë shenja se po e lëviz timonin majtas. Kriza rrëqethëse e Covid -19 dhe pasojat shkatërruese që ajo pritet të ketë në një periudhë afatgjatë në ekonominë e vendit, po e detyrojnë kryeministrin ti rikthehet besimit tek publikja, para se ta lërë gjithçka në dorë të tregut.

Në më pak se një muaj shenjat janë të qarta.

Me anë të garancisë sovrane shteti i jep oksigjen kompanive të mëdha, që të paguajnë pagat e punonjësve të goditur nga izolimi. Qeveria hyn brutalisht në marrëdhënien private mes qiradhënësve dhe qiramarrësve, duke favorizuar ndjeshëm ata që paratë i kanë me punë dhe jo me rentë. Bankat urdhërohen të mos shpërndajnë divident nga fitimi vjetor që kanë pasur.

Këtyre masave që janë marrë pak a shumë ngado njësoj, Edi Rama i ka shtuar edhe ngjyra shqiptare.

Megjithëse për gati një mandat e gjysmë pati si politikë vetëmohuese koncesionimin e shëndetësisë tek privatët çudibërës, për të përballuar këtë krizë të rëndë, ai nuk i besoi asnjë spitali privat, asnjë laboratori analizash apo oferte për testim masiv të popullsisë. Gjithçka e centralizoi tek publiku dhe te kapacitetet e tij për përballimin e pandemisë.

Jo vetëm me akte, por edhe me fjalë, kryeministri ka ndjekur të njëjtën linjë. Në një dalje në “Opinion” ai iu kthye një teze të tradhtuar të fushatës elektorale të 2013, sipas së cilës, ata që fitojnë më shumë, në këtë moment, duhet të paguajnë më shumë. “Edhe ti Fevzi përgatitu të bësh të njëjtën gjë”, i tha ai drejtuesit të emisionit, duke theksuar se nuk kishte ndërmend të ndihmonte me para mediat e mëdha të prekura nga kriza (ashtu sikurse pati bërë disa herë në kohë normale).

Me nota edhe më të forta u shfaq në “Open” tek Eni Vasili, ku me një ton që do t’ia kishin zili edhe të majtët më radikalë, iu drejtua të pasurve të këtij vendi: “prioriteti nuk jeni ju, por më të varfrit, nëse doni të paguani pagat e punëtorëve, shisni jahtet dhe vilat e treta apo të katërta”.

Se sa larg ngjajnë këto qëndrime me himnet e dikurshme që i thureshin kapitenëve të ekonomisë, që siguronin punë për të gjithë, se sa të pakrahasueshme janë ato me përgjërimet se shteti është i paaftë t’ia dali me Check Up apo dializën, që mund të bëhen vetëm me PPP, se sa ireale duken në raport me kohën kur investitorët e huaj thirreshin në këtë vend, ku të varfrit shfrytëzohen më kollaj, pasi s’ekzistojnë sindikatat, kjo nuk ka nevojë për koment.

Një gjë është e qartë, kjo krizë sanitare, sikurse po transformon gjithë botën, po e detyron edhe Edi Ramën ti rikthehet politikave të majta.

Ashtu si ngado, ku miti thaçeriano-reganian se shteti është problemi dhe jo zgjidhja, po shkërmoqet para syve tanë, as në një vend si yni, nuk mund të ndodhte ndryshe. Tani të gjithë, nga ShBA në Evropë, po aplikojnë masa që shënojnë rikthimin me forcë të fuqisë së publikes.

Por, ndërkohë që në botë po zhvillohet një debat tjetër, ndërkohë që shumë kush po ngre pyetjen nëse një lakuriq nate i servirur një pjatë supë në tregun e shpezëve në Huan, do të jetë i aftë të ndryshojë sistemin ekonomik botëror, nëse do të transformohet profili i kapitalizmit, a do ta tejkalojmë apo do të hyjmë në një fazë më të rregulluar të tij, këtej nga anët tona dilema është më e thjeshtë.

Ashtu si ngado, edhe këtu tek ne, kjo flamë dëshmoi se një shtet i dobët, i deleguar në duar të oligarkëve nuk të mbron dot kur ke nevojë për të. Ajo na vërtetoi se të gjitha pallavrat me koncesione dhe PPP, ishin një përrallë e hidhur që nuk i shërbente përmirësimit të shëndetit publik, por mbushjes së xhepave për disa. Kur pandemia trokiti, ato na rezultuan kështjella të ngritura mbi rërë.

Me të mirën apo të metat e tyre gjithçka e përballuan, spitalet publike, mjekët e infermierët e paguar me taksat tona, ISPSh dhe i vetmi laborator i njohur nga organizata Botërore e Shëndetësisë që gjendet brenda tij.

Privatët, aq shumë të glorifikuar, nuk na ndihmuan dot as për më shumë teste, as për të mbajtur qoftë edhe një muaj punëtorët në punë, pa ndihmën e shtetit.

Këtë gjë e ka kuptuar i pari Edi Rama. Prandaj ai në kulmin e kësaj krize i është rikthyer ideve të nëpërkëmbura të së majtës.

Por, nëse gjetkë debati po zhvillohet për fytyrën që do të ketë bota pas përfundimit të kësaj flame, këtu tek ne ai është më i thjeshtë: a do të vazhdohet me këto politika edhe pasi e keqja të përfundojë? A na shërbeu kjo që ndodhi që mos i mbyllim ato në sirtar, ashtu sikurse bëmë pas 2013?

Logjika normale ta do që të jetë kështu.

Kjo krizë tregoi se shefi i rilindjes, e humbi debatin ideologjik. Se atij iu shemb doktrina neoliberale ku u mbështet për shtatë vjet, se atij i ra miti i impreditorit çudibërës, se atij iu shkërmoq himnizimi i privates mbi publiken.

Këtej e tutje, ai dhe kushdo pas tij, janë të dënuar ti kthejnë shpinën politikave që u ndoqën. Nëse nuk ndodh kështu, nëse tentojnë ta ringjallin këtë farsë, s’do mbetet njeri pa e pasur të qartë, se nuk është më punë idesh dhe bindjesh, por thjeshtë çështje xhepi. /Lapsi.al/

Tags: ANDI BUSHATIedi ramamajtas

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Skenari më ekstrem? Meta i kërkon qeverisë të marrë masat

“Pashkët me dyer të mbyllura”, Meta mesazh për shqiptarët

Shqipëri: Beteja e parë e fituar në luftën kundër pandemisë

Shqipëri: Beteja e parë e fituar në luftën kundër pandemisë

Arrestimi i Orges Bilbilit/ Veliu: 7 operacione sekrete janë zhvilluar për kapjen e tij

Arrestimi i Orges Bilbilit/ Veliu: 7 operacione sekrete janë zhvilluar për kapjen e tij







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi
Aktualitet

Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi

by mirseda
21:05 | 19/03/2026
0

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen...

Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

21:03 | 19/03/2026
Aksident në Librazhd-Elbasan, makina përmbyset te tuneli i Murrashit, të plagosur

Aksident në Librazhd-Elbasan, makina përmbyset te tuneli i Murrashit, të plagosur

20:44 | 19/03/2026
“Lufta do zgjasë sa duhet”, Netanyahu: Irani më i dobët se kurrë

“Lufta do zgjasë sa duhet”, Netanyahu: Irani më i dobët se kurrë

20:38 | 19/03/2026
Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane

Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane

20:08 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com