pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetmeritkingdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinobetzulamatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetTipobetcasibommeritkingjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A ndihmon vërtet vitamina D në luftën kundër Covid-19?

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT

Ndërsa pandemia e koronavirusit të ri po vazhdon, dhe e ardhmja e një vaksine mbetet e pasigurt, shumë njerëz po kërkojnë mënyra alternative për të ndërtuar mbrojtjen e tyre kundër këtij virusi. Cilësitë forcuese të sistemit imunitar nga vitamina D, ishin hedhur poshtë më herët.

Por studimet e fundit, kanë bërë që edhe Ministri britanik i Shëndetësisë Met Henkuk të ndryshojë mendje. Henkuk tha së fundmi se qeveria po “forcon mesazhet e saj të shëndetit publik rreth përdorimit të vitaminës D, pas provave shkencore në rritje, se ajo mund të ndihmojë në luftimin e Covid-19”.  Por a është vërtetë e efektshme kjo vitaminë kundër koronavirusit të ri, dhe në cilat burime ushqimore gjendet natyrshëm?

A ndihmon vitamina D në luftën kundër koronavirusit?

Po, studimet kanë zbuluar se vitamina D mund ta ndihmojë trupin tonë ta luftojë koronavirusin e ri. Dy studime të reja kanë hulumtuar ndikimin e vitaminës tek kjo sëmundje, me rezultate që ndryshojnë gjithçka.

“Ekziston një lidhje midis vitaminës D, dhe niveleve më të ulëta të koronavirusit”- thotë dr. Majkëll Holik, ekspert i vitaminës D nga SHBA-ja, që kohët e fundit publikoi një studim i cili zbuloi se nivelet e mira të vitaminës D, mund të zvogëlojnë me 54 për qind rrezikun e prekjes nga Covid-19.

Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit, ka zbuluar gjithashtu se nivelet e larta të vitaminës D, janë të lidhura me një nivel ndjeshëm më të ulët të inflamacionit, dhe nivele më të larta të qelizave imune në gjak, gjë që ndihmon në vrasjen e koronavirusit.

Kjo do të thotë se njerëzit që kanë nivele të larta të vitaminës D, janë më pak të rrezikuar të preken nga ky virus por edhe nga vdekja për shkak të tij. Profesor Smith, nga Qendra për Mjekësi Rigjeneruese, deklaroi për herët për Metro.co.uk:

“Gjatë karantinës, shumë prej nesh nuk po marrin mjaftueshëm vitaminë D – përmes rrezeve të diellit apo dietës – dhe është e rëndësishme që të gjithë të marrin mjaftueshëm vitaminë D3 përmes suplementeve. Përveç mbajtjes së shëndetshme të kockave dhe muskujve, vitamina D3 është shumë e rëndësishme për ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar”.

Po cilat ushqime janë të pasura me vitaminë D?

Tabletat e vitaminës D mund të blihen në farmaci pa recetë. Megjithatë, ju mund të filloni

të përfshini në dietën tuaj edhe ushqime të pasura me vitaminën D. Salmoni dhe kërpudhat janë burime të mira të vitaminës D. Po ashtu edhe mëlçia, të verdhat e vezëve etj.

Vegjetarianët apo veganët mund të konsumojnë kërpudhat, qumështin e bajames, margarinën dhe qumështi i sojës. Pavarësisht nga bindja popullore, qumështi i lopës nuk konsiderohet një burim i mirë i vitaminës D.

Cilat janë burimet e tjera të vitaminës D?

Marrja e rrezeve të diellit mund të rrisë nivelet e vitaminës D. Dielli rrezaton rrezet ultravjollcë, të cilat përthithen nga lëkura jonë. Dhe kjo mund të shpëtojë shumë mirë jetën tuaj. Në uebsajtin zyrtar të Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Britani (NHS) thuhet: “Shumica e njerëzve mund të marrin mjaftueshëm vitaminë D duke u ekspozuar çdo ditë ndaj Diellit për periudha të shkurtra me parakrahët, duart ose këmbët e poshtme të zbuluara, pa asnjë krem mbrojtës nga fundi i marsit ose fillimi i prillit deri në fund të shtatorit, veçanërisht nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 3 pasdite”.

Meqenëse tani po vjen dimri, mund të ndiqni metodat alternative të marrjes së vitaminës D. Deputeti laburist Rupa Huk, që ka qenë një përkrahës i fortë i vitaminës D që nga fillimi i pandemisë, deklaroi të enjten në Dhomën e Komunëve:”

“Ajo që duhet të ndodhë tani, është që të gjitha grupet shoqërore që kanë mangësi të vitaminës D, dhe janë të rrezikuar ndaj Covid-19 më shumë se të tjerët, përfshirë të moshuarit, pakicat me ngjyrë, obezët dhe ata me sëmundje bashkë-shoqëruese si diabeti, duhet t’u jepen suplemente shtesë të vitaminës D”.

Burimi i lajmit: https://metro.co.uk/2020/10/16/vitamin-d-help-fight-coronavirus-foods-sunlight-sources-tablets-covid-uk-13431859/?ito=ne%C3%ABsno%C3%AB-feed

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19vitaminda D

TË LIDHURA

Bota

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026
Bota

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Bota

SHBA sulmon me raketa Iranin, goditet zona pranë portit strategjik Bandar Abbas

21:17 | 16/07/2026
Next Post

Rritet niveli i varfërisë dhe urisë për shkak të pandemisë

Zbardhet kalendari i Kategorisë së Dytë për edicionin 2020-2021

Kosova regjistron 148 raste të reja me koronavirus







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com