Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A mund t’i bëhen dy vaksina të ndryshme anti-covid të njëjtit person?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A mund t’i bëhen dy vaksina të ndryshme anti-covid të njëjtit person?

Një dozë nga një vaksinë, dhe një dozë nga vaksina tjetër. Kur në fillim të këtij viti Britania e Madhe tha se do t’i injektojë të njëjtit person 2 vaksina të ndryshme, në mungesë të alternativave të disponueshme, komuniteti shkencor pati mendime të kundërta.

U tha se mungonte një bazë eksperimentale, mbi të cilën të bazoheshin këto vendime. Për këtë arsye, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit dhe task-forca e qeverisë britanike që merret me fushatën e vaksinimit, kanë zgjedhur që t’i japin një përgjigje konkrete kësaj pyetje.

Gjatë javëve të ardhshme, do të testohet efektiviteti i një regjimi të përzier vaksinimi, për të kuptuar nëse kombinimi i lloje të ndryshme është i sigurt dhe efektiv. Qëllimi është të kuptohet nëse sigurimi i dy dozave të vaksinave të ndryshme, siguron një mbrojtje ekuivalente me atë të dy dozave nga e njëjta vaksinë, më të ulët, apo edhe më të mirë, dhe mënyrën si kjo qasje “shqetësuese” mund të luftojë variantet e koronavirusit të përhapura në botë.

Nëse rezulton që vaksinat janë “të këmbyeshme”, një fleksibiliteti më i madh në fushatat e vaksinimit do të ketë pasoja në të gjithë botën, pikërisht në një kohë kur kalendari i vaksinimit varet shumë nga furnizimet me vaksina të dërguara nga kompanitë farmaceutike.

Studimet mbi modelet e kafshëve, tregojnë se kombinimi i një vaksine të bazuar mbi një adenovirus të dobësuar, siç është ajo e Oxford-AstraZeneca, dhe një vaksinë me mARN, siç është ajo e Pfizer-BioNTech, mund të sjellë një përgjigje imune më të fuqishme. Pra është e nevojshme të kuptohet nëse e njëjta gjë vlen për njerëzit, dhe nëse kjo përkthehet në një mbrojtje më efektive.

Për studimin që quhet “COVID-19 Heterologous Prime Boost”,do të rekrutohen 820 persona mbi 50 vjeç që nuk kanë marrë ende ndonjë nga vaksinat anti-covid. Tek ata do të testohen 4 kombinime të ndryshme të 2 vaksinave të aprovuara në Mbretërinë e Bashkuar:një dozë e parë e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, e pasuar nga një dozë vaksine e Pfizer-BioNTech; më pas një vakisinë e Pfizer, e ndjekur nga një e Oksfordit; që të dyja dozat e vaksinës Oxford apo që të dyja dozat e vaksinës Pfizer, në të dy grupet e kontrollit.

Që të gjitha këto kombinime do të testohen në dy afate të ndryshme kohore:pas 4 javësh, kur të mblidhen të dhëna të ndërmjetme, dhe pas 12 javësh. Në këtë mënyrë, do të merren më shumë të dhëna mbi mundësinë e distancimit të dozave dhe për pasojat e tyre në përgjigjen imune.

Studiuesit shpresojnë që kombinimi i vaksinave të ndryshme të japë një përgjigje imune “të zgjeruar”, me nivele më të larta të antitrupave për një kohë më të gjatë, dhe që diversifikimi i qasjes të ndihmojë në luftën kundër varianteve të reja të koronavirusit, të cilat mbartin mutacione proteina që veshin virusin nga jashtë.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/vaccini-anti-covid-test-regime-misto

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: nje personite ndryshmevaksina anti-covid

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza
Bota

Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

19:34 | 14/10/2025
Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë
Bota

Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

11:12 | 14/10/2025
Next Post
Gjenden dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë, policia zbardh detajet

E rëndë në Shkodër/ 12-vjeçarja vetëvritet aksidentalisht me armë gjahu

Zyrtare/ S’ka viktimë nga COVID-19 tek Infektivi, 62-vjeçarja humbi jetën nga pankreasi

Situata mbetet kritike/ Rekord infektimesh, shtohen të shtruarit në spitale

Pse nuk u bë pjesë e PD-së? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Nano

Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com