Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A mund të ligjërohet bakshishi për mjekët?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pandemia në vend, eksperti: Kapacitetet e spitaleve Covid 1&2, janë ezauruar

Nga Erion Dasho

Bakshishi ka hyrë thellë në sistemin shëndetësor shqiptar dhe jo vetëm. Përgjithësisht, kudo ku puna e mjekut dhe e infermierit është e papaguar siç duhet, shoqëria krijon mekanizma kompensatorë.

Bakshishi është pranuar universalisht si një nga këto mekanizma dhe ka hyrë jo vetëm në praktikën e ofrimit dhe marrjes së kujdesit shëndetësor, por edhe në kulturën e popullatës. Deri në pikën, ku një familjar në hall, pa ja kërkuar kush, para se të pyesë se çfarë trajtimi i nevojitet të afërmit, pyet se sa para duhet të paguajë për mjekun. Kuptohet se kjo e kthen shërbimin shëndetësor në një proces të shëmtuar dhe e vendos mjekun në një pozicion aspak dinjitoz.

Ç’mund të bëhet? A mund të luftohet bakshishi në shëndetësi me policë dhe arrestime? Absolutisht jo! Po me rritje pagash? Sërish jo!

Policët nuk e zgjidhin problemin. Dy raste të dyshuara të bëra publike së fundi kanë qenë thjesht efekt kolateral i përgjimeve të bëra në funksion të çështjeve pa lidhje me sistemin shëndetësor. Një sistem diktatorial (drejt të cilit edhe mund të jemi duke shkuar) do të përgjonte gjithë qytetarët, por edhe atëherë proceset e dhënies dhe marrjes së bakshishit do të bëheshin jashtë komunikimeve elektronike.

Rritja e pagave të mjekëve po ashtu nuk e zgjidh problemin. Ajo krijon një barazitizëm që mund të jetë i pëlqyeshëm, p.sh. për mjekët e familjes, por jo për mjekët specialistë, sidomos për mjekët e specialiteteve të caktuara të cilët janë të mirëpaguar si në sektorin privat dhe nëpërmjet bakshisheve në atë publik.

Për mendimin tim, ligjërimi i bakshishit do të ishte një zgjidhje e preferuar që mund të aplikohet për një periudhë disa vjeçare.

Personi që dëshiron të japë një dhuratë për mjekun ose infermierin që i ka shërbyer, e depoziton dhuratën në një zyrë të ngritur enkas për këtë qëllim. Pjesa më e madhe e saj (p.sh. 50%) shkon tek mjeku ose infermieri i përmendur, 20-30% mund të shkojë për taksim dhe pjesa tjetër në një fond të përbashkët i cili i shpërndahet të gjithë pjestarëve të klinikës në fjalë.

Një zgjidhje e tillë që fillimisht mund të aplikohet si projekt pilot në një prej spitaleve të vendit, mund të ketë efekt real në çrrënjosjen përfundimtare të bakshishit ose mitmarrjes në sistemin shëndetësor shqiptar.

Tags: bakshishiErion Dashomjekëopinion

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Denoncimi: Blen online te “Tirana Sport” i sjellin produkte gabim

Denoncimi: Blen online te “Tirana Sport” i sjellin produkte gabim

Partizani shpërthen në Ligën e Konferencës, 5 gola ndaj moldavëve të Sfintul

Partizani shpërthen në Ligën e Konferencës, 5 gola ndaj moldavëve të Sfintul

Ishte shtruar në QSUT, pacientes i vjedhin telefonin dhe 400 mijë lekë

Ishte shtruar në QSUT, pacientes i vjedhin telefonin dhe 400 mijë lekë







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Aktualitet

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

by mirseda
14:56 | 28/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për podcastin “East Side Stories” ku ka folur lidhur me...

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

14:18 | 28/11/2025
Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com