Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A mund të rikthehet dënimi me vd*kje, duke u votuar me referendum popullor?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A mund të rikthehet dënimi me vd*kje, duke u votuar me referendum popullor?

Nga: Kreshnik Spahiu

Në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë.
Kaq do zgjasin edhe lotët për vogëlushin 8 vjeçar, i cili barbarisht u gropos nga një kriminel i çmendur recidiv. Lotët, debatet, kritikat, zhurma ashtu si në çdo vrasje tjetër do zbehen dhe shuhen pa zgjidhje duke u eklipsuar nga debatet dhe hallet politike Berisha-Basha-Meta-Rama.

Në Shqipëri, partia është e para dhe jeta është e dyta.

“Në të gjithë botën, vrasja e ka një motiv të dobët kur kryhet nga kriminelët. Përjashtim bëjnë shqiptarët dhe çeçenët të cilët vrasin krejt pa asnjë motiv” – deklaronte penalisti i njohur Hans Fridrich Low në një seminar studimor mbi karakteristikat e krimit të vrasjeve në nivel botëror.

Shqipëria nuk ka nivelin e kriminalitetit më të lartin në botë.

Meksika, El Salvatori, Brasili, Guatemala, Afganistani, Nigeria etj kanë një numër shumë të lartë se Shqipëria por me një ndryshim thelbësor. Kudo në botë vrasjet kryhen për ato motive të dobëta që parashikohen nga legjislacionet penale: Motive pasurimi, hakmarrje, xhelozie, pagese etj.

Në asnjë nga këto vende të cilat çdo 24 orë ka me dhjetëra vrasje nuk ndodhin ato pa motiv apo pa ato arsye që quhen “shkak” për vrasje.

Askund si në Shqipëri nuk vritet një person:
– për parkingun e makinës, për parakalimin në autostradën,
– për kërkuesin e celularit,
– për tavolinën e rezervuar në restorant,
– për shkakun se e panë me inat njëri-tjetrin
– për zërin e lartë të muzikës
– për shkak se qeshi në sy të gocave të lagjes.

Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri më 1992.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur këta hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim të grabitjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

Më pas Shqipëria aderoi si anëtare e Këshillit të Evropian dhe si pasojë e presionit ndërkombëtar e hoqi dënimin me vdekje nga Kushtetuta e Republikës Shqipërisë.

Nga ajo ditë Gjykatat shqiptare zëvendësuan dënimin me vdekje, të baras vlefshëm me burgimin e përjetshëm. Më vonë Kodi Procedurës Penale njohu të drejtën e të pandehurit për “Gjykim të shkurtuar” dhe për rrjedhojë, burgimi i përjetshëm, reduktohej në 25 vjet heqje lirie.

Me truket procedurale, të burgosurit për sjellje të mirë përfitonin reduktime të tjera dhe dënimi katandiset 15-20 vjet. Për këto arsye sot shumica e të dënuarve për vrasje kanë fituar lirinë dhe i janë rikthyer zanatit vjetër, ose janë shndërruar në “biznesmen” të suksesshëm.

Rrugët e Shqipërisë lahen çdo ditë me gjak, dhe askush nuk jep zgjidhje. Rritja e depresionit social ka rritur numrin e të sëmurëve psikik të cilët ju shpëtojnë vuajtjes së dënimit me burg për shkak të ligjit. Ata ndryshe nga gjithë bota e cila i mbyll në spitale psikiatrike, në Shqipëri livadhisin rrugëve si bagëti e egër, sepse qeveria nuk shpenzon lekë për ndërtim spitalesh psikiatrike për subjektet e krimit.

Ndërkohë në agjendën e parlamentit nuk diskutohet në asnjë rast rikthimi dënimit me vdekje. Qeveria dhe opozita kanë frikë nga kritikat e BE, ndonëse Bashkimi Evropian na ka mbyllur dyert.

Ndoshta ka ardhur koha që vendimet për mbrojtjen e jetës mos i marr më partia, por Shqipëria. Është koha për referendum popullor.

Populli duhet të votojë nëse duhet rikthehet dënimi me vdekje, apo duhet familjarët e tyre të vdesin çdo ditë për shkak se ne duam ti ngjajmë në legjislacion Suedisë dhe Norvegjisë për shkak se kemi 30 vite shohim ëndrra në familjen evropiane, por kur zgjohemi kuptojmë se jetojmë në xhunglën afrikane.

Tags: denimi me vdekjeKreshnik Spahiushqiperi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
54% e shqiptarëve flasin me “lekë të vjetër”

54% e shqiptarëve flasin me “lekë të vjetër”

Luan Rama revoltohet me ministren, tregon testin e gjuhës angleze

Mateo i vogël që nuk është më dhe ne të gjallët që flasim post mortum!

Humb jetën një 18-vjeçare, çfarë u konstatua nga hetimet

Aksidentohet furgoni i shkollës, nxënësit e mësuesja përfundojnë në spital







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com