Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

A mjafton një protestë për përdhunimet? Sociologia drejton ‘gishtin’ nga shteti

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
A mjafton një protestë për përdhunimet? Sociologia drejton ‘gishtin’ nga shteti

Intervistoi: Marsela Sinani

Një minorene që përdhunohet në grup, e për të cilën familjarët të terrorizuar thonë se ka edhe persona të tjerë që lëvizin të lirë, është një pjesë e asaj që shqiptarët u tronditën. Fytyrat e autorëve dolën pa censurë, shumë u fol për ta, e madje se kush ishte partneri e bashkëpunimi me meshkujt e tjerë.

Kjo çështje sensitive është risjellë sërish në fokus në “Tirana Today”, duke u marr që në gjenezë me problematikën, dhe se çfarë duhet të bëjë shoqëria shqiptare që të mos përsëriten më fenomene të tilla.

“Tirana Today” ka kontaktuar me sociologen Entela Binjaku, e cila nënvizoi ndër të tjera se vetëm një protestë nuk e ndryshon dot këtë mendësi, duke ia deleguar problematikën shtetit që të vendosë “dorë”.

Sociologia shprehet se kjo dukuri mund të parandalohej, nëse do të funksiononte mesë miri ndërgjegjësimi i popullatës mbi dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Përdhunimet ndaj të miturve, janë kthyer në ngjarje të përsëritura në vendin tonë. Rasti i 15-vjeçares në Mirditë, ktheu në fokus një sërë problematikash të mbartura, të cilat harrohen me një protestë.

Dua të di me çfarë pasojash hasen të miturat pas përdhunimit.

“Pasojat janë në disa drejtime: si afatshkurtra, ashtu edhe afatgjata. Si të drejtpërdrejta mbi viktimën, po ashtu edhe të tërthorta mbi ata që janë të pranishëm gjatë dhunimit. Në pasojat e shëndetit fizik, e mitura mund të ketë nevojë për mjekim, për shërbim më të gjatë shëndetësorë, për ndjekje të pasojave që mund ta ndikojnë shëndetin e saj. Në shëndetin mendor, si pasojë e abuzimit pasojat janë: çrregullime të përkohshme ose të përhershme në sferën emocionale si: depresionet akute apo kronike, ankth, fobi, atake paniku, pagjumësi, makthe apo sindromi post-traumatik. Në varësi të kohëzgjatjes dhe natyrës së abuzimit, mund të përjetojnë çrregullime të sjelljes dhe personalitetit, çrregullime të të ngrënit apo prova vetëvrasjeje, si dhe mund të shfaqen sjellje të varësisë (viktimat gjejnë prehje në substanca qetësuese apo konsum alkooli). Nga pikëpamja shoqërore, viktimat izolohen gradualisht, nga familja, nga grupi i shoqërisë, nga mësuesit etj”.

A mjaftojnë vetëm protestat për sensibilizimin e masës?

“Protestat kanë për qëllim: ndërgjegjësimin e shoqërisë për këtë dukuri, vendosjen e saj në qendër të vëmendjes përmes grumbullimit dhe mediatizimit. Ato i ftojnë njerëzit të kthejnë sytë drejt kësaj dukurie, prej së cilës ka viktima. Por vetëm kaq nuk e zgjidh problemin. Shteti që ka institucionet për trajtimin e kësaj dukurie, duhet të shkundet nga apatia dhe të bëjë ato detyra që qytetarët i kanë ngarkuar dhe i paguajnë nga taksat e tyre.

Ndërgjegjësimi i popullatës mbi dhunën seksuale ndaj fëmijëve, mund të parandalonte dhe ndalonte këtë dukuri, mund të përmirësonte jetën e shoqërisë jo vetëm të fëmijëve përmes veprimeve të ndryshme si: informim, edukim, këshillim, ndërhyrje, ndryshim dhe pjesëmarrje aktive në jetën e komunitetit etj.

Prindërit vetë shpesh janë mjaft të mbyllur dhe nuk arrijnë të komunikojnë hapur me fëmijët. Për këtë duhet të ndërhyjnë specialistët që të ndërgjegjësojnë opinionin për parandalimin dhe ndërhyrjen në kohë, ofrimi i shërbimeve të specializuara për fëmijët që janë prekur nga dhuna seksuale. Zhvillim të aftësive të specialistëve që të dinë si të reagojnë në raste kur ekziston rreziku i dhunës seksuale.

Politika publike për të parë cili është kuadri ligjor dhe a është ai në standardet evropiane duke forcuar edhe mekanizmat monitorues. Studime që flasin për procesin e marrjes së vendimeve në të gjitha nivelet”.

Çfarë duhet tu mësojmë fëmijëve që në bankat e shkollës, dhe si duhet ti trajtojnë prindërit, që të mos kalojnë në këto raste përdhunimesh.

“Fëmijëve duhet t´u mësojmë të jenë të kujdesshëm, të flasin me prindërit apo me motrat dhe vëllezërit më të rritur, të flasin me mësuesin kujdestar, pra të flasin me ata tek të cilët besojnë. Lëndët që kanë për detyrë formimin e tyre në çështje të seksualitetit apo zhvillimit fizik,  duhet të zhvillohen pa tabutë dhe drojet tradicionale, duhet t’u mësojmë shoqëritë e lira dhe demokratike ku tjetri respektohet dhe nuk cënohet, duhet t’u mësojmë në orët e formimit qytetar apo orët jashtë programit mësimor konceptet e shoqërisë së të drejtës ku ligji i dënon ata që nuk respektojnë duke e dëmtuar tjetrin etj”.

A duhet të flas vetëm psikologu i shkollës, apo duhet te fillojë nga mësuesi e mbi të gjitha prindi që ta trajtojë femijën si shok/ shoqe?

“Sa minuta në javë shërbim psikologjik mund të përftojë një nxënës, kur ai është një nga qindra që psikologu duhet të ndjekë?  Në këto kushte ky shërbim është thuajse i pandjeshëm. Ky në rastin më të mirë kur psikologu është profesional dhe i përgjegjshëm për detyrën që ka për të kryer.

Po çfarë ndodh  në rastet ku si në çdo profesion tjetër, psikologu nuk është në lartësinë që kërkon detyra? Kjo vlen edhe për mësuesit, çfarë ndodh kur mësuesit janë indiferentë ndaj historive jetësore dhe familjare të nxënësve të tyre, humanizmi u mungon, janë mendjembyllur dhe paragjykues? Në këtë kushte cili fëmijë, nxënës, do të donte të hapte zemrën dhe të priste mirëkuptim ndaj shqetësimit që po kalon? Çfarë ndodh kur kemi të bëjmë me prindër që nuk përfillin autoritetin pedagogjik të  mësuesit?

Çfarë ndodh me ata  prindër që edhe kur mësuesi i sinjalizon për një shqetësim të fëmijës, nuk e pranojnë dhe e refuzojnë me përbuzje dhe revoltë? Në këto kushte, sërish fëmija vijon të vuajë. Shokët dhe shoqet janë të së njëjtës moshë dhe shpesh marrëdhënia e besimit është e vështirë të ndërtohet, ose me të mund dhe të abuzohet.

Ndaj që të kemi një situatë të qetë, të shëndetshme dhe zhvilluese dhe ndihmëse, duhet që të gjitha këto hallka të bashkëpunojnë dhe në harmoni të plotë me njëra-tjetrën”. /TIRANA TODAY

Tags: Entela Binjakumirditeperdhunimet

TË LIDHURA

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

22:36 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut
Aktualitet

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën
Politikë

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Next Post
PD përgënjeshtron KQZ-në, vetëm 10% e shqiptarëve kanë votuar

Kaso në Kolegjin Zgjedhor: Shkelja e Kodit nga qeveria ishte e dhunshme

Bjellorusi: Dhjetëra të arrestuar në protestat kundër Lukashenkos

Sa larg do të shkojë diktatori bjellorus në përndjekjen e kundërshtarëve?

Ish-deputetja e LSI-së: Në vend të Kryemadhit të vijë Ilir Meta







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com