Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A kontrollohet Vladimir Putin nga agjentët e shërbimeve sekrete?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
A kontrollohet Vladimir Putin nga agjentët e shërbimeve sekrete?

Nga Mark Galeotti, “The Guardian”

Vladimir Putin shpreson që lirimi i gazetarit rus Ivan Golunov, pas protestave të shumta, të tregojë kredencialet e tij të një “Cari të mirë”, të gatshëm dhe të aftë të mbrojë qytetarët e tij nga teprimet forcave të sigurisë dhe policisë ruse. Golunov u arrestua, pasi shkrimet e tij investigative mbi korrupsionin e elitës së Moskës, i krijuan shumë armiq.

Por shumica e rusëve e kuptojnë shumë mirë, se raste të tilla janë një simptomë e shkallës në të cilën Putini i lejon shërbimet e inteligjencës, të plaçkisin dhe përndjekin qytetarët sipas dëshirës. Dikur aleatet më të mëdha të tij, shërbimet ushtarake, të inteligjencës dhe të sigurisë, janë shndërruar në një problem gjithnjë e më i madh për Putinin.

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgit, i mbajtur në fillim të këtij muaji, dhe që synonte të promovonte mundësitë që ofron Rusia për investimet e huaja, u la në hije nga lajmet mbi biznesmenin amerikan Michael Calvey, arrestimi i të cilit në fillim të këtij vitit tronditi botën e biznesit të huaj në vend.

Calvey, drejtuesi i njërës prej kompanive të pakta të huaja që mbeten të përkushtuara ndaj tregut rus, i mohoi akuzat dhe u lirua. Por ai besohet se u akuzua pas ankesës së një rivali në biznes, që është njëherazi pjesë e Shërbimit Federal të Sigurimit (FSB), pasardhësja e KGB-së së dikurshme sovjetike.

Ndërkohë, një varg aventurash shpesh të keq-menduara, nga ndërhyrja në Donbas të Ukrainës në vitin 2014, ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, tek atentati i dështuar ndaj Sergei Skripal në Britani në vitin 2018, e kanë vendosur Rusinë nën sanksione, kanë unifikuar më shumë NATO-n, dhe kanë ‘riarmatosur’ Evropën dhe SHBA me një politikë më të ashpër ndaj Rusisë sesa në çdo moment, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Dhe shumica e këtyre zhvillimeve nuk vijnë nga Putini, por nga diku tjetër:nga komuniteti i sigurisë dhe të inteligjencës, dhe miqtë, klientët dhe partnerët e tyre në biznes dhe politikë. Pavarësisht mitit të shumë-përhapur në Perëndim, sipas të cilit Putini është bosi që kontrollon gjithçka, në fakt ai është më shumë një lodër në duart e mjeshtrave të tij të spiunazhit.

Është e vërtetë, se sipas të gjitha dëshmive Putini ishte një oficer i shkëlqyer i KGB-së. Por pavarësisht mitologjisë së ngritur rreth tij, ai nuk ka qenë kurrë ndonjë “James Bond” sovjetik.

Në vitin 1985, ai u dërgua në Drezden të Gjermaninë Lindore komuniste. Ai ishte atëherë pjesë e Drejtorisë së Parë të KGB-së, në divizionin e spiunazhit të huaj, por ai nuk u largua kurrë nga Republika Demokratike Gjermane. Detyra e tij kryesore, ishte informimi i shtetasve të Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Lindore, që udhëtonin jashtë vendit.

Ai përgatiste raporte që lexoheshin nga të tjerët, pinte shumë birra gjermane (ai pranon se në atë kohë shtoi 12 në peshë), dhe pati përgjithësisht një jetë komode. Ai u largua nga KGB pikërisht para se ajo të shpërbëhej zyrtarisht, por ndjen ende një lidhje të fortë emocionale me të ashtuquajturit Çekistë (nga Çeka, policia e parë politike e bolshevikëve).

Ai u mbështet tek ata që në fillim të ngjitjes së tij në pushtet, dhe në këmbim u dha liri të konsiderueshme për të spiunuar, përvetësuar dhe shtypur të tjerët, pa u ndëshkuar. Shumë nga aleatët e tij më të ngushtë janë veteranë të KGB-së.

Por siç e ka pranuar edhe vetë, ai iu bashkua KGB-së për shkak të historive intriguese të spiunazhit, filmave dhe programeve televizive. Megjithëse e drejtoi FSB-në në vitet 1998-1999, ai nuk duket se ka ndonjë kuptim të thellë se si funksionojnë shërbimet, se si informacioni i papërpunuar distilohet në projekte dhe udhëheqje, dhe sidomos se si ato mund të përdoren për të dhe formuar një pikëpamje mbi botën nga ana e politikë-bërësit.

Putini e nis zakonisht ditën e tij të punës, orët e para të pasdites (ai fle gjithnjë vonë në mbrëmje, ndaj çohet vonë në mëngjes), me 3 dokumente informative në tryezën e tij:një raport nga FSB për çështjet e brendshme, një tjetër nga Shërbimi i Inteligjencës së Huaj (SVR) rreth zhvillimeve në botë, dhe një të tretë nga Shërbimi Federal i Mbrojtjes (FSO), për atë që po ndodh brenda elitës ruse.

Me fjalë të tjera, ai e sheh realitetin përreth, përmes syve të agjentëve të tij. Me kalimin e kohës, ashtu si shumë udhëheqës autoritarë, Putini e ka mbyllur mendjen e tij, dhe e ka ngushtuar rrethin e tij të këshilltarëve dhe njerëzve të besuar, që zakonisht ndajnë paragjykimet e tij, dhe nuk bëjnë asgjë për të vënë në dyshim supozimet e tij.

Siç më tha një spiun rus, agjencitë e inteligjencës kanë mësuar të “mos sjellin lajme të këqija në tryezën e Carit”. Pra, ata të gjithë garojnë se kush t’i tregojë më parë Putinit, jo atë që ai ka nevojë të dëgjojë, por atë që ata mendojnë se dëshiron të dëgjojë, për ta siguruar atë se gjithçka po shkon mirë.

Ata garojnë për të fituar vëmendjen e tij, dhe kësisoj favoret prej tij, nëpërmjet një cikli vicioz teorish konspirative. Kur Kremlini thotë se Perëndimi po përpiqet të minojë pozitat e Putinit, se Kanadaja drejtohet nga neo-nazistët ukrainas, apo se një komplot sekret i fshehtë shtetëror po dominon Uashingtonin, a janë ato thjesht vëzhgime apo në fakt përsëritje t teorive absurde nga shërbimet e inteligjencës, që synojnë të magjepsin, dhe jo të informojnë në mënyrën e duhur Putinin?

Ndërhyrja në zgjedhjet amerikane, nuk ishte e vetmja politikë në dukje e paarsyeshme, nga e cila buruan edhe sanksionet kundër Kremlinit. Për shembull, ndërhyrja në Ukrainën Juglindore, jo vetëm që dështoi në qëllimin e saj për ta detyruar Kievin të pranojë hegjemoninë e Moskës, por ajo ka ringjallur në kulm ndërgjegjen kombëtare të Ukrainës.

Në vend se t’i shohim këto, si tekat e një autokrati kapriçioz, e vërteta është se më shumë gjasa ato provojnë se si një udhëheqës racional (edhe pse i pamëshirshëm), mund të bëjë një politikë të rrezikshme dhe të çmendur, kur ushqehet nga informacione të gënjeshtërta.

Ndonjëherë, ky është një rast i vetë-interesit personal. Ndonjëherë janë politikat burokratike, pasi agjencitë përpiqen të fitojnë favoret e presidentit. Cilado qoftë arsyeja, Putini, duket se po ndërmerr rreziqe gjithnjë e më të mëdha, dhe po i lejon spiunët të ndikojnë përherë e më tepër tek ai.

Ata nuk e kontrollojnë Kremlinin, por nëse ata mund të diktojnë mënyrën se si shefi i tyre e sheh dhe e kupton botën, ata s’kanë nevojë ta bëjnë këtë. Për botën e jashtme është ky rreziku i vërtetë, dhe jo frika paranoide mbi dëshirën e Putinit për të rindërtuar Bashkimin Sovjetik apo pushtuar Evropën.

Sikurse e pranoi edhe një ish-diplomat i zhgënjyer rus “gjëja më e frikshme për vendin tonë sot, është se si njerëzit e zgjuar mund të bëjnë budallallëqe, nëse nuk e kuptojnë se e kanë një mundësi zgjedhje”. Nga rrënimi i klimës së investimeve, tek luftërat e padeklaruara jashtë vendit, çështja është nëse agjentët e shërbimeve sekrete, po e pengojnë Putin që ta kuptojë se ai e ka një alternativë./ Tirana Today

Tags: agjentëtsherbime sekretevladimir putin

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Ylli i “Friends” nuk njihet më, fotografohet në gjendje të rënduar

Ylli i “Friends” nuk njihet më, fotografohet në gjendje të rënduar

Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris

Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris

“Bota është e jotja”, vijojnë përplasjet mes Presidencës dhe Ramës

“Bota është e jotja”, vijojnë përplasjet mes Presidencës dhe Ramës

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…
Showbizz

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

by mirseda
21:49 | 24/06/2025
0

Françeska Murati ka bërë reagimin e parë publik pasi në rrjet u tha se shtëpia e saj...

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

21:11 | 24/06/2025
Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

21:07 | 24/06/2025
A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

20:57 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com