Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A është optimist për çeljen e negociatave? Rama sqaron gjithçka

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
A është optimist për çeljen e negociatave? Rama sqaron gjithçka

Kryeministri Edi Rama përgjatë një interviste për “The Irish Times” ka theksuar se është optimist për të ardhmen e vendit, por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme. Në një shkrim të publikuar me titull “Shqipëria përballet me një tjetër pengesë në rrugën e gjatë drejt BE-së”, gazetari thekson se “ndërsa Britania drejtohet për në derën dalëse të BE-së, vendet në Evropën Lindore dhe Ballkani janë ende të etur për t’u bashkuar dhe vendet anëtare do të njoftojnë javën e ardhshme nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të filluar bisedimet e pranimit”.

Sipas shkrimit, Maqedonia e Veriut mund të marrë një dritë jeshile pas ndryshimit të emrit të saj për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje disa vjeçare me Greqinë fqinje, por Shqipëria përballet me vonesë të mëtejshme për shkak të shqetësimeve për krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe gjendjen e sistemit të saj gjyqësor.

“A jam optimist? Jo”, tha Rama për “The Irish Times”. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një mbështetje të fortë nga Brukseli, i cili dëshiron t’i shpërblejë ata për fillimin e reformave të shumëpritura. “Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit, por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”, ka pohuar Rama.

Ndërsa Holanda, Danimarka dhe të tjerët dëshirojnë që Shqipëria të bëjë më shumë për të luftuar grupet e korrupsionit dhe mafies, Rama pikturon kombin e tij si viktimë e ndarjeve të veta të BE-së dhe një debati të udhëhequr nga francezët se si duhet të reformohet para se të zgjerohet më tej.

“Atë që po ndodh me Shqipërinë në rrugën drejt negociatave, ai e shpjegon kështu: Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti”.

Sondazhet tregojnë se shqiptarët janë të etur për anëtarësimin në BE. Që nga koha kur Shqipëria rrëzoi komunizmin në 1991, rreth 1.4 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, kryesisht për Itali dhe Greqi.

Pasi u bë një kandidat i BE-së në vitin 2014, Shqipëria rriti bashkëpunimin me bllokun në zona që variojnë nga siguria e kufijve deri në luftimin e tregtisë së drogës dhe filloi një proces të Vetting-ut të mbështetur nga Brukseli për të pastruar gjykatat. Një numër i gjykatësve dhe prokurorëve kanë dhënë dorëheqjen ose janë pushuar nga puna për shkak të këtyre kontrolleve në pasurinë, integritetin dhe profesionalizmin e tyre, por ky riparim i paparë ka paralizuar edhe sistemin juridik, duke lënë mijëra dosje në pritje.

Tags: negociatatoptimistramasqaron

TË LIDHURA

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet
Politikë

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet

17:26 | 27/01/2026
NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri
Politikë

NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

17:13 | 27/01/2026
EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona
Aktualitet

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

16:40 | 27/01/2026
Next Post
Albin, ruaju nga Buzhalët kur të bëjnë dhurata

Albin, ruaju nga Buzhalët kur të bëjnë dhurata

A do të jetë ky ministri i Financave?

A do të jetë ky ministri i Financave?

Sara dhe Ledioni prindër për herë të dytë! Emri i veçantë që i kanë vendosur vogëlushit

Sara dhe Ledioni prindër për herë të dytë! Emri i veçantë që i kanë vendosur vogëlushit







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet
Politikë

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet

by mirseda
17:26 | 27/01/2026
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me dëmshpërblimet për...

NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

17:13 | 27/01/2026
“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

16:50 | 27/01/2026
EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

16:40 | 27/01/2026
EMRI/ Ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bami

EMRI/ Ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bami

16:19 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com