E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

A duhet t’u besojmë vaksinave ruse dhe kineze?

Nga: Frida Ghitis “The Washington Post”

Kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi personalisht në gushtin e vitit të shkuar se Rusia kishte miratuar vaksinën e parë anti-Covid në botë, shumë analistë dhe ekspertë reaguan me skepticizëm dhe shqetësim. Shkencëtarët rusë nuk i kishin kryer provat e Fazës III, që kryhen normalisht para miratimit tënjë vaksine.

A mund t’i besohet kësaj vaksine?Emri i vaksinës, Sputnik V – që tregon sërish një triumf sovjetik kundër Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë – sugjeroi se Kremlini e shihte vaksinën jo si një përpjekje thjesht shkencore në fushën e shëndetit publik, por si një potencial të madh gjeopolitik.

Shumë njerëz mbetën skeptikë. Edhe shumica e rusëve thanë se nuk do të vaksinoheshin me të. Në nëntor 2020, gjiganti farmaceutik Pfizer njoftoi se vaksina e tij ishte 90 për qind efektive. Dy ditë më vonë, Rusia deklaroi se vaksina e saj ishte testuar si 92 për qind e efektive.

Skeptikët ishin sërish të mëdhenj. Por në fillim të këtij muaji, revista prestigjioze shkencore “The Lancet”, botoi një artikull që dukej se konfirmonte pretendimet ruse, duke arritur në përfundimin se Sputnik V dukej “e sigurt dhe efektive”.

Studimi zbuloi se shkalla e efikasitetit të saj ishte më shumë se 90 për qind, pra e krahasueshme me vaksinat më të mira të zhvilluara në Perëndim. Rezultatet e studimeve nga shkencëtarë rusë apo kinezë, mund të rezultojnë plotësisht të sakta, dhe ne shpresojmë që ato të jenë të tilla.

Tani për tani bota dëshpërimisht ka nevojë për sa më shumë vaksina efektive që të jetë e mundur. Por të dhënat që dalin nga regjimet autoritare dhe që janë shumë të kontrolluara, meritojnë shumë më tepër skepticizëm sesa kemi parë deri më tani.

Vula e miratimit nga ana e“Lancet”, i ka garantuar një promovim të madhe vaksinës ruse, e cila tashmë po shet miliona doza në dhjetëra vende të botës, duke sjellë një rritje të madhe të fuqisë së butë dhe bashkë me të ndikimit gjeopolitik të Rusisë. Gara globale e vaksinave, nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin publik.

Departamenti amerikan i Shtetit, akuzon mediat shtetërore ruse për fillimin e një fushate të koordinuar dezinformimi në Amerikën Latine, për të hedhur dyshime mbi vaksinat perëndimore si të rrezikshme dhe inferiore ndaj asaj ruse.

Një studiues i dezinformimit në një organizatë jofitimprurëse, e përshkroi fushatën si “një nga operacionet më të mëdha që kemi parë”. Vendet e Amerikës Latine dhe shumë të tjera në botë, kanë nxituar të blejnë Sputnik V, së bashku me vaksinat kineze Sinovac dhe Sinopharm.

Edhe Hungaria, një anëtare e Bashkimit Evropian, ka filluar tashmë vaksinimin e qytetarëve të saj me vaksinën ruse, dhe po merr në konsideratë përdorimin e atyre kineze gjithashtu. (Agjencia Evropiane e Barnave në BE, nuk e ka miratuar ende përdorimin e Sputnik V).

Carlos del Rio, studiues në Universitetin Emori, që mori pjesë në zhvillimin e vaksinës së kompanisë Moderna, tha se duhet t’i marrim me rezerva të dhënat ruse dhe kineze mbi vaksinat e tyre.

Ashtu si shkencëtarë të tjerë, edhe Del Riothotë se do të dëshironte të shihte më shumë të dhëna, duke shtuar se ai është i sigurt që “Lancet”ka rishikuar më shumë të dhëna si pjesë e procesit të vlerësimit të vaksinës ruse. Por pyetjet janë më të thella sesa thjesht analiza e të dhënave.

Lexo edhe :   Biden: Në fund të majit SHBA do të kenë vaksina për të gjithë të rriturit

Rishikimi i të dhënave ruse nga kolegët perëndimorë, kërkon që shkencëtarët të shqyrtojnë të dhënat e siguruara nga studiuesit, dhe t’i shqyrtojnë ato në mënyrë tepër rigoroze. Por si ta dimë që të dhënat e publikuara janë reale?Kur bëhet fjalë për vërtetësinë e të dhënave, sistemi mbështetet kryesisht tek mirëbesimi.

Por ka histori të studimit të vlerësuara nga kolegët, që janë mashtruar më herët nga njerëz që falsifikojnë apo manipulojnë të dhënat. Në vitin 2018, një studiues i zemrës i lidhur me Universitetin e Harvardit,u zbulua se kishte fabrikuar apo falsifikuar të dhënat në 31 studime të botuara.

Lexo edhe :   Gjermania ndryshon rregulloren e vaksinimit

Shkencëtarët kanë kohë që shqetësohen për problemin e të dhënave të falsifikuara. Dhe këtu nuk merret parasysh presionin e madh që mund të vijë nga regjimet autoritare që synojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre global. Është e qartë se qytetarët rusë mbeten skeptikë ndaj vaksinës së tyre, edhe pse pjesa tjetër e botës duket se e mirëpret atë.

Vlen të kujtohet se Putini ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme, për të arritur qëllimet e tij politike në të kaluarën. A duhet të shqetësohemi për disa mjekë që punonin në linjën e parë kundër pandemisë dhe që e kishin kritikuar sistemin, për të cilët thuhet se janë “hedhur” nga dritaret duke humbur jetën,dhe se të njëjtin fat patën gazetarë dhe kritikë të tjerë të sistemit?

Ne kemi parë gjithashtu që Partia Komuniste Kineze ka bërë përpjekje të mëdha për të censuruar lajmet në lidhje me pandeminë, apo për hetimet e mëtejshme rreth origjinës së virusit nga ana e ekipeve ndërkombëtare të ekspertëve.

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për të qenë skeptik në lidhje me kërkimin shkencor që del nga regjime të tilla, ajo është tani. Të gjithë zhvilluesit e vaksinave i kanë hyrë një sipërmarrje që bart edhe shumë rreziqe, ndaj të gjitha hulumtimet duhet të shqyrtohen në detaje.

Por del Rio vëren një avantazh të madh të vaksinave të zhvilluara në shoqëritë e hapura dhe demokratike:pavarësinë që gëzojnë studiuesit dhe entet rregullatore. Ai vëren se Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e refuzoi presionin e presidenti Trump për të miratuar më shpejt vaksinat kandidate.

Del Rio parashikon se Rusia nuk do t’ia nënshtrojë kurrë vaksinën e saj procesit të miratimit nga rregullatorët e SHBA-së apo BE-së. Ndërkohë ai është akoma më skeptik për vaksinat kineze. Skeptik apo jo, bota ka nevojë të jashtëzakonshme për miliarda doza të vaksinës për ta frenuar koronavirusin.

Ndërsa vaksinat ruse dhe kineze po shpërndahen nëpër botë, studimet e pavarura të Fazës IV duhet të kontrollojnë dy herë besueshmërinë e studimeve të mëparshme, duke monitorua ata që kanë marrë dozat e vaksinës, dhe duke i krahasuar rezultatet e tyre me ata që nuk kanë marrë vaksinën apo që kanë marrë vaksina të tjera. Ashtu siç thuhej dikur gjatë Luftës së Ftohtë:Beso, por edhe verifiko.

Burimi i lajmit: https://www.washingtonpost.com/opinions/2021/02/22/russians-chinese-are-touting-their-va%C3%A7ines-should-we-trust-them/?arc404=true

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...