Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A do të sjellë Xho Bajden ndryshime në Ballkanin Perëndimor?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A do të sjellë Xho Bajden ndryshime në Ballkanin Perëndimor?

Nga: Sandra Maksimoviç “European Western Balkans”

Me ndryshimin e administratës amerikane, në Ballkanin Perëndimor lindi pyetja nëse presidenti i ri Xho Bajden do të sjellë një ndryshim të politikës së jashtme të SHBA-së në rajon. Për më tepër, kemi dëgjuar ekspertë të thonë se Shtetet e Bashkuara do të koordinojnë veprimet e tyre në rajon me Bashkimin Evropian, dhe se do t’ia lënë BE-së udhëheqjen në dialogun Beograd-Prishtinë.

Ndryshimi dhe rikthimi në politikën e jashtme tradicionale amerikane,u bë i dukshëm kur Bajden njoftoi se synon ta plotësojë ekipin e tij në Departamentin e Shtetit me një grup ish-diplomatësh karriere të administratës Obama, të cilët do të shërbejnë nën Sekretarin e ri të Shtetit,Entoni Blinken.

Blinken ka shërbyer më herët gjatë administratave Obama dhe Klinton. Asistent profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Milan Kërstiç thotë se Ballkani Perëndimor nuk do të jetë një ndër prioritetet kryesore të administratës së re, por nuk do të mbetet as plotësisht “jashtë radarit”.

“Unë pres një nivel të përafërt ndërveprimi, që ka ekzistuar gjatë 2 viteve të fundit të mandatit të Donald Trump. Pra do ketë një prani të shtuar ekonomike të SHBA-së në rajon, ç`ka u njoftua me hapjen e zyrës së Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit të Financave (DFC) në Beograd vjeshtën e vitit të kaluar”-shprehet Kërstiç, teksa shtoi se është e sigurt që do të ketë edhe disa ndryshime.

NdërkohëAnida Shabanoviç, drejtore dhe studiuese në Nismën e Politikës së Jashtme në Sarajevë të Bosnjes, thotë se Bajden do të ketë në fokus edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo u konfirmua gjatë bisedës telefonike midis presidentit amerikan dhe kancelares gjermane.

“Ndonëse fitorja e Bajden nuk është pranuar në të njëjtën mënyrë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, unë mendoj se ky ndryshim në Uashington, do të kenë ndikim pozitiv në rajon, dhe se SHBA-ja do të japë mbështetjen dhe ndihmën e saj, pasi Bajden është një mik i vendeve tona”- thotë Shabanoviç.

Ajo shtoi se Bajden do të përpiqet të fillojë të drejtojë procese që kanë “ngecur në vend” prej një kohe shumë të gjatë. Por sipas saj, pavarësisht mbështetjes së SHBA-së, është thelbësore që udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të punojnë për kryerjen e reformave të mëdha që janë në interesin e qytetarëve të tyre.

“Nëse Bajden ka një plan mbi Ballkanin Perëndimor, dhe nëse vendet e rajonit janë në fokusin e veprimit të tij, si dhe nëse udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë një plan, si për bashkëpunimin me Bajden ashtu edhe për të tjerët, kjo mbetet të shihet. Një gjë është e sigurt:periudha e stanjacionit u ka kushtuar shumë qytetarëve, ndaj është e nevojshme që gjërat të nisin të lëvizin”-theksoi Shabanoviç.

Kërstiç bie dakord se Shtetet e Bashkuara do të koordinojnë veprimet e tyre në këtë rajon me BE-në, gjë që nuk ka ndodhur gjithmonë gjatë 4 viteve të shkuara. Ai kërkon që të vihet më shumë theksi tek çështjet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, edhe pse personalisht nuk beson se kjo temë do të bëhet më e rëndësishme sesa stabiliteti dhe zgjidhja e çështjeve politikisht të hapura në Ballkan.

“Gjithashtu, aktivitetet për të dobësuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkan, të cilat ekzistuan gjatë administratës Trump, do të intensifikohen më tej. Bajden do t`i kushtojë vëmendje Bosnjes dhe reformimit të sistemit të saj politik”- thekson Kërstiç.

Po në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë?Diskutimi më i madh rreth politikës së Bajden në rajon, ka qenë rreth dialogut Beograd-Prishtinë. Gjatë mandatit të Trump, u duk sikur Shtetet e Bashkuara po merrnin përsipër drejtimin e negociatave, gjë që ishte më e dukshme në shtatorin e vitit të shkuar 2020, kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u zotuan më 4 shtator që të normalizonin marrëdhëniet ekonomike, duke nënshkruar një marrëveshje në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Uashington.

Gjithsesi, me hyrjen e Bajden në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqja e negociatave iu kthye Bashkimin Evropian, nën kujdesin e të cilit filloi dikur dialogu. Kërstiç vë në dukje se dialogu do të mbetet pezull në gjysmën e parë të këtij viti për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe procesit pasues të formimit të qeverisë.

“Nga gjysma e dytë e vitit, pritet të ketë veprime të koordinuara të BE-së dhe SHBA-së. Nuk do të ketë më një dialog të veçantë në Uashington, por vetëm një dialog në Bruksel, nën ndërmjetësimin zyrtar të BE-së, por me praninë e dukshme të Shteteve të Bashkuara”- shprehet Kërstiç.

Filip Ejdus, profesor i asociuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ka të njëjtat pritshmëri. Ai nuk beson se do të arrihet brenda këtij viti një marrëveshje Kosovë-Serbi.“Ne mund të presim përshpejtimin e disa aktiviteteve pas zgjedhjeve në Kosovë. Do të kemi një veprim më të fortë nga Brukseli dhe Uashingtoni, në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. A do të arrihet ajo marrëveshje? Fatkeqësisht, unë besoj që jo”- theksoi Ejdus.

Ai nënvizon se situata nuk është ende e tillë që të mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton edhe njohjen e pavarësisë brenda vitit të ardhshëm.

“Për këtë ka disa arsye. Së pari Beogradi nuk ka interes në arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe njohjen e Kosovës si shtet. Në vitin 2020, në Serbi do të ketë zgjedhje të reja, dhe kjo është një arsye tjetër pse nuk besoj që një vit para zgjedhjeve, Vuçiç do të bëjë disa kompromise të vështira, që mund ta penalizonin në zgjedhje”-përfundoi Ejdus.

Burimi i lajmit: https://europeanwesternbalkans.com/2021/02/15/will-biden-bring-changes-to-the-western-balkans/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ballkani PerëndimorJoe Bidenndryshim

TË LIDHURA

Teherani drejt zgjedhjes së Ajatollahut të ri, Asambleja mblidhet brenda një dite
Bota

Teherani drejt zgjedhjes së Ajatollahut të ri, Asambleja mblidhet brenda një dite

17:49 | 07/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme në javën e dytë: Katari hap hapësirën ajrore, Irani kërkon falje
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme në javën e dytë: Katari hap hapësirën ajrore, Irani kërkon falje

17:10 | 07/03/2026
Next Post
Greqi, i moshuari humb jetën 8 minuta pas vaksinimit

Greqi, i moshuari humb jetën 8 minuta pas vaksinimit

Rama është kriminel/ E moshuara: Fëmijët s’i rrahim vetë, të na i rrahin këta?

Rama 'gjen preteksin': Mandati i tretë më duhet për Rindërtimin dhe Covid-19

“Kemi vendin më të shkatërruar”/ Kikia publikon pamjet e kufirit me Maqedoninë

“Kemi vendin më të shkatërruar”/ Kikia publikon pamjet e kufirit me Maqedoninë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh
Politikë

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

by mirseda
18:19 | 07/03/2026
0

Në fillim të shkurtit, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula u zgjodh kryeinspektor në qeverinë Rama 4. Por...

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Teherani drejt zgjedhjes së Ajatollahut të ri, Asambleja mblidhet brenda një dite

Teherani drejt zgjedhjes së Ajatollahut të ri, Asambleja mblidhet brenda një dite

17:49 | 07/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme në javën e dytë: Katari hap hapësirën ajrore, Irani kërkon falje

Lufta në Lindjen e Mesme në javën e dytë: Katari hap hapësirën ajrore, Irani kërkon falje

17:10 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com