Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A do të prodhojë SPAK lajme politike

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Nëse shikon me kujdes të gjitha ngjarjet e fundit të politikës shqiptare të kohëve të fundit, madje, të viteve të fundit, të vetmet lajmet të rëndësishme që vijnë prej saj, janë ato që kanë për objekt drejtësinë, sidomos formimin e organeve të reja prej saj , mbi të cilat është zhvilluar dhe beteja politike e vitit të fundit.

Më së fundmi ka përfunduar ngritja e prokurorisë së posaçme SPAK, e cila presupozohet të hetojë korrupsionin në nivelet e larta të funksionarëve shtetëror. Ky organ është edhe thelbi i gjithë Reformës në Drejtësi, pasi ajo u bë pikërisht për ti dhënë fund abuzimit me pushtetin dhe pandëshkueshmërisë së tij për 25 vite me radhë . Në këtë kuptin, nëse dështon SPAK e gjithë Reforma në Drejtësi mund të konsiderohet e dështuar.

Çështja është se SPAK mund të ketë dhe një ndikim të madh në politikën shqiptare dhe dinamikat e saj. Në të dyja rastet, edhe nëse dështon, edhe nëse do të fillojë vërtet nivelet e larta të politikës, sepse politika do të ripozicionohet në varësi të punës së saj mund të krijohet një dinamikë të re politike.

Politika shqiptare ka kohë që nuk prodhon më asnjë lajm. Të vetmet lajme politike, me sa duket do të vijnë nga drejtësia.

Dy vitet e fundit në Shqipëri, mund të konsiderohen fare lehtë si vitet ku politika është totalisht e bllokuar dhe ku e gjithë vëmendje është e fokusuar se çfarë do të prodhojë drejtësia e re që pritet të vijë edhe në aspektin politik.

Sepse është fare e qartë se debatet politike janë në ngërç total. Asnjëra nga palët nuk është fokusuar te çështjet politike, por e gjithë retorika është e bazuar te morali, tek akuzat për korrupsion apo te gara se kush nga to është e drejtë dhe e padrejtë.

Kjo për një arsye thelbësore, Reformës në Drejtësi. Një Reformë rreth të cilës, u vërtitën të gjitha strategjitë politike, pasi, padyshim do të ndryshojë të gjithë sistemin juridik që është instaluar përgjatë gjithë tranzicionit shqiptar.

Me një imponim qartësisht amerikan, Reforma në Drejtësi është gati në fundin e saj, dhe palët politike duket sikur janë në pritje të efekteve të saj.

Prandaj, e gjitha dialektika politike është e bllokuar, pa të cilën të gjitha spuntot ekonomike dhe sociale paralizohen dhe mbeten në vend.

Padyshim, të gjitha palët politike për të ruajtur marrëdhëniet me organet gjyqësore te vjetra, bënë ç’të ishte e mundur për të stopuar këtë reforme, apo për ta ndikuar atë.

Mirëpo një situatë e tillë ka bllokuar çdo politikë qeverisëse, çdo iniciativë politike domethënëse, çdo nxitje ekonomike, në pritje se çfarë do të sjellë Reforma në Drejtësi në kampin politik.

Në këtë kuptim, ajo që ka munguar këtë vit është pikërisht dialektika normale politike, pa të cilët një demokraci kthehet në gjendje të ngrirë.

Duket sikur asgjë nuk lëviz në planin e qeverisjes, por edhe në kampin opozitar. Palët politike, duhet të dalin nga gjumi letargjik ku i ka futur Reforma në Drejtësi, dhe duhet të rifillojnë dialektikën politike. Ka vetëm një mënyrë për të ringjallur shpresë për të ardhmen në një shoqëri, është gara politike që ofron në një demokraci normale. Mirëpo kjo garë, ka mbetur peng e një drejtësie të re që pritet të vijë, e cila ka strukur të gjithë klasën politike shqiptare në zyrat e tyre me sytë nga pasojat e një sistemi që me siguri po ndryshon rrënjësisht.

Është pikërisht kjo paralizë politike, që po pengon çdo dinamike demokratike, që është kusht thelbësor për zhvillimin e një vendi.

Askush nuk flet më për reformat ekonomike, sociale apo politika që kanë ndikim në zhvillimin e vendit. Kjo është më se e kuptueshme. Politika shqiptare nuk ka aspak në fokus qeverisjen në këto kohë, por i ka sytë e gjitha nga drejtësia. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajlajme politikeSPAK

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Sekuestrohen 7680 kapsolla në Bulqizë, procedohen dy pronarë dyqanesh

Sekuestrohen 7680 kapsolla në Bulqizë, procedohen dy pronarë dyqanesh

“I dënuar me 15 vite burg në Itali”, policia pranga 51 vjeçarit nga Fieri

“I dënuar me 15 vite burg në Itali”, policia pranga 51 vjeçarit nga Fieri

Fluks në Kapshticë për festat

Fluks në Kapshticë për festat







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

by mirseda
13:19 | 09/10/2025
0

Prokuroria e Durrësit pritet të hapë sot 102 kontejnerët që ndodhen në zonën industriale të Porto Romanos,...

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

12:27 | 09/10/2025
Festivali i RTSH, Fifi dhe Era Istrefi pretendente për çmimin e madh

Festivali i RTSH, Fifi dhe Era Istrefi pretendente për çmimin e madh

12:22 | 09/10/2025
Kreu i GJKKO: Sot kemi një plagë të hapur, hapat urgjentë që duhen ndërmarrë

Kreu i GJKKO: Sot kemi një plagë të hapur, hapat urgjentë që duhen ndërmarrë

12:19 | 09/10/2025
Peleshi kalon për votim rendin e ditës, mbyllet mes tensioneve seanca në Kuvend

Peleshi kalon për votim rendin e ditës, mbyllet mes tensioneve seanca në Kuvend

12:16 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com