Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A do të mund të fitojë politika ruso-serbe në Kosovë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Pandemia në Shqipëri po shkon drejt fundit”/ Ja çfarë paralajmëron Ngjela

Nga Spartak Ngjela

Kjo do të varet nga forca që do të tregojë çifti politik Kurti-Osmani në lidhje me influencën që këta të dy do të kenë përkundrejt opinionit publik në Kosovë.

Në fakt lufta për mbrojtjen e interesit kombëtar në Kosovë, kuptohet se është përqendruar në luftën midis patriotëve të pakorruptuar, Kurti-Osmani, kundër shitësve të interesit kombëtar, Thaçi-Mustafa.

l.

Çifti politik Thaçi-Mustafa nuk ka më dyshim tani se po kërkon të shesë interesin kombëtar.

Po ta shohësh me vëmëndje aktivitetin politik për njohjen e Kosovës nga Serbia, konstaton që kjo nuk është bërë ende deri më sot, sepse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pasur shpresë të Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ky të ecë gradualisht dhe sipas kërkesës së politikës ruse për marrjen e Mitrovicës nga Serbia.

Kjo po kuptohet qartë tani se është thembra e Akilit në këtë proces – domethënë shitja e interesit kombëtar nga Presidenti aktual i Kosovës. Sigurisht, dihet se historia përsërit vetveten: prandaj mund të themi se, Hashim Thaçi, po vepron njëlloj siç kanë vepruar paraardhësit e tij, shitës të interesit kombëtar: Esat Toptani; Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, të cilët kanë marrë pushtetin politik pasi kanë shitur interesin kombëtar shqiptar në Beograd, me dorëzim territoresh.

ll.

Por koha tani nuk po i pranon këta shitës të interesit kombëtar, ngaqë u kuptua qartë se, që të dy, po luajnë me Serbinë për t’i shpëtuar akuzës që po pritet të ngrihet kundër Thaçit nga institucionet e drejtësisë speciale.

Pikërisht për këtë fakt, politika gjermane është tërësisht kundër çiftit Thaçi – Mustafa. Por këta shitës të vegjël të interesit kombëtar, me ligësi po trumbetojnë se në aktin e tyre po i mbështet politika amerikane.

Thaçi dhe Mustafa duan shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, por kjo dihet që është në mbrojtje të interesit rus. Sepse, kjo është edhe pikëpamja ruse në konfliktin amerikano-gjerman kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Atëherë, na del që, sipas Thaçit, politika amerikane është për politikën ruse dhe me interesin rus në Ballkanin Perëndimor. Por, a ka mundësi të ndodhë kjo?!

E di, zoti Thaçi, që presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar në proces penal në Washington si mbështetës i politikës ruse?

Sigurisht që e di. Por, a e kupton dot ky Thaçi që pikërisht për këtë presidenti Trump nuk mund të shprehet në lidhje me dorëzimin e Mitrovicës te Rusia. Prandaj, ku e gjen forcën HashimThaçi që po na thotë se interesin rus në Ballkanin Perëndimor po e kërkon aktualisht politika e lartë amerikane?!

Asgjë. Ky është një trup historik i cili do ta ndëshkojë shumë rëndë Hashim Thaçin, njëlloj si edhe të tre shitësit klasikë të interesit kombëtar në Beograd: Toptanin, Zogun dhe Hoxhën.

 

Tags: kosovepolitikaruso-serbeSpartak Ngjela

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Sot pati rritje të rasteve me COVID-19/ Tritan Kalo tregon arsyen

Sot pati rritje të rasteve me COVID-19/ Tritan Kalo tregon arsyen

Aksident në Vlorë/ Makina përplas 8-vjeçarin, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas 8-vjeçarin, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Metrotë mbyllen gjatë natës për herë të parë në New York

Metrotë mbyllen gjatë natës për herë të parë në New York







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com