Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A do të evoluojë koronavirusi, për të qenë më pak vdekjeprurës?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
A do të evoluojë koronavirusi, për të qenë më pak vdekjeprurës?

Asnjë pandemi vdekjeprurëse, nuk zgjat përgjithmonë. Për shembull, gripi i vitit 1918, u përhap në gjithë botën, dhe vrau dhjetëra miliona jetë. Megjithatë nga viti 1920, virusi që e shkaktoi atë ishte bërë dukshëm më pak vdekjeprurës, duke shkaktuar vetëm gripin e zakonshëm sezonal.

Disa pandemi kanë zgjatur më gjatë, si Vdekja e Zezë, e cila u shfaq në vitin 1346 në Azinë Qendrore, dhe prej andej u përhap në të gjithë Evropën, dhe në fund vrau një të tretën e banorëve të Evropës, Lindjes së Mesme dhe pjesëve të Azisë.

Ajo pandemi mori fund pas afro 7 vjetësh, ndoshta sepse shumë njerëz ose kishin vdekur, ose zhvilluar imunitet ndaj saj. Sot shkencëtarët dhe historianët, thonë se bakteri që e shkaktoi Vdekjen e Zezë, nuk e humbi virulencën apo vdekshmërinë e tij.

Por patogjeni përgjegjës për pandeminë e gripit të vitit 1918, i cili ende endet në planet si një lloj gripi sezonal, evoluoi për t’u bërë më pak vdekjeprurës. Dhe ka gjasa që edhe patogjeni që shkaktoi pandeminë e virusit H1N1 në vitin 2009, të ketë bërë të njëjtën gjë.

A do të ndjekë një trajektore të ngjashme edhe SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19? Disa shkencëtarë thonë se virusi tashmë ka evoluar, në një mënyrë që e bën më të lehtë transmetimin. Por sa i përket një rënie të mundshme të virulencës, shumica thonë se është shumë shpejt për ta thënë këtë gjë.

Sidoqoftë, rishikimi i së kaluarës mund të na ofrojë disa të dhëna. Ideja që patogjenët qarkullues gradualisht bëhen më pak vdekjeprurëse me kalimin e kohës, është shumë e vjetër. Ajo duket se e ka origjinën në shkrimet e mjekut të shekullit XIX-të, Teobald Smith, që ishte i pari që sugjeroi se ekziston një “ekuilibër delikat” midis parazitit dhe bartësit. Ai argumentoi që me kalimin e kohës, vdekshmëria e një patogjeni duhet të bjerë.

Pasi në fakt nuk është në interesin e një mikrobi që të vrasë specien ku ai ndodhet. Ky koncept u pranua gjerësisht për shumë vite. Por nga vitet 1980, studiuesit nisën që ta sfidonin këtë ide. Në fillim të viteve 1980, biologët matematikë Roi Anderson dhe Robert Mej, propozuan që mikrobet transmetohen më shumë, kur bartësit e tyre çlirojnë shumë patogjenë, gjë që shpesh mund të nënkuptohet kur ata janë shumë të sëmurë.

Nëse jeni vërtet i sëmurë, jeni duke përhapur më shumë viruse në ambientin përreth, dhe kjo gjë e bën më të lehtë transmetimin e mikrobit tek një tjetër. Pra, virulenca dhe transmetueshmëria shkojnë dorë për dore, derisa mikrobi bëhet aq vdekjeprurës saqë përfundon duke vrarë shumë shpejt pritësin e tij, dhe për këtë arsye nuk mund të përhapet më.

Kjo dukuri njihet si shkëmbimi i transmetimit-virulencës. Shembulli më i njohur është ai i virusit të miksomës, një patogjen i futur në Australi në vitin 1950, për ta çliruar vendin nga lepujt. Në fillim, virusi vrau më shumë se 90 për qind të lepujve australianë të infektuar.

Por me kalimin e kohës, lepujt e forcuan rezistencën, mikroza e miksomës ra në virulencën e saj, dhe lepujt dhe mikrobet mbetën në një lloj ekuilibri për disa kohë. Një teori e dytë, e zhvilluar nga epidemiologu evolucionar Pol Evald, të cilën ai e quan “teoria e virulencës”, sugjeron që si rregull, sa më vdekjeprurës të jetë mikrobi, aq më pak ka gjasa që ai të përhapet. Arsyeja:Nëse viktimat vdesin shpejt (mendoni për shembull për virusin Ebola), atëherë ata nuk mund ta përhapin lehtë infeksionin.

Sipas këtij mendimi, nëse një mikrob kërkon që të përhapet, virulenca e tij do të duhet do të ulet. Dhe sipas njohurive të deritanishme, teoria e virulencës e pranon që shumë mikrobe do të evoluojnë duke u bërë më pak virulente, pasi ato qarkullojnë dhe përshtaten me popullatën njerëzore. Por teoria e Evald propozon gjithashtu që mikrobet i kanë të gjitha strategjitë e tyre për t’u përhapur, dhe disa nga ato strategji i lejojnë mikrobet të ruajnë virulencën dhe transmetueshmërinë e lartë. Qëndrueshmëria, thotë Evald, është një nga këto strategji.

Atëherë, çfarë mund të sugjerojnë këto teori evolucionare në lidhje me SARS-CoV-2, dhe trajektoren e tij të mundshme?

Nuk ka gjasa që rrjedha e evolucionit të SARS-CoV-2 të pasqyrojë në mënyrë rigoroze modelin e transmetimit Anderson-Mej. Për të parashikuar trajektoren evolucionare të SARS-CoV-2, Evald analizon qëndrueshmërinë e virusit.

Ai tregon se grimcat infektive SARS-CoV-2 rrinë në sipërfaqe të ndryshme midis disa orë dhe ditë, duke e bërë atë afërsisht po aq të qëndrueshëm sa edhe virusi i gripit të zakonshëm. Ai argumenton pra se SARS-CoV-2 ka të ngjarë të evoluojë në virulencën e tij në nivele shumë të ngjashme me atë të gripit sezonal, me një normë tipike vdekshmërie prej 0.1 përqind.

Por ende nuk ka asnjë mënyrë për të qenë i sigurt se cilin kurs që do të ndjekë SARS-CoV-2. Kjo pasi edhe niveli aktual i vdekjeve nuk dihet me siguri, pasi ndryshimet në testet e koronavirusit nga vendi në vend, e bëjnë të pamundur një llogaritje të numri të saktë të infeksioneve në rang global.

Krahasuar me viruset e gripit, koronavirusët janë më të qëndrueshëm, dhe më pak të ngjarë të evoluojnë në përgjigje të imunitetit para-ekzistues. Si rezultat, shumë ekspertë argumentojnë, vaksinat e sigurta dhe efektive, mbeten shansi më i mirë për të shpëtuar nga Covid-19.

Burimi i lajmit: https://undark.org/2020/11/11/coronavirus-evolve-less-deadly/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koronaviruspandemiashkencëtarët

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
Si e lehtësoi paketën anti-Covid liberalizimi i çmimit të barnave 6 vjet më parë

A po ‘fshihen’ nga autoritetet fatalitetet nga Covid?

Berisha: Vetëm lajme të nxira vijnë nga narkoqeveria

“Njeriu që nuk heq halen nga goja”, Berisha i “dhuron” një kartolinë Ramës

Jo Kosova në Hagë, por Haga në Kosovë…

Jo Kosova në Hagë, por Haga në Kosovë...







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com