Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

A do lejohen tifozë në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë? Reagon Policia e Shtetit

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
A do lejohen tifozë në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë? Reagon Policia e Shtetit

Federata Shqiptare e Futbollit dje kërkoi leje për lejimin e një grupi të vogël tifozësh në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me këtë kërkesë, teksa theksoi se nuk do të lejohen tifozë!

Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Në stadium do të lejohen vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”.

Finalja e Kupës do të luhet sot në stadiumin e ri kombëtar, prej orës 20:00.

Njoftimi:

“Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Teuta – Tirana, finale e kupës së Shqipërisë8, që do zhvillohet më datë 02.08.2020, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të jenë të njëjta si në ndeshjen Tirana – Bylis, do të meren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmë qytetarët e Tiranës se:

Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjes.

Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

Tags: kupa e shqiperisendeshjetifoze

TË LIDHURA

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

21:39 | 13/04/2026
Champions, Yamal: Japim 100% në fushë, kualifikimi nuk duhet shikuar si…mrekulli
Sport

Champions, Yamal: Japim 100% në fushë, kualifikimi nuk duhet shikuar si…mrekulli

19:29 | 13/04/2026
Next Post
Shteti australian shpall gjendjen e katastrofës

Shteti australian shpall gjendjen e katastrofës

Motori përplas këmbësorin në Vlorë

Motori përplas këmbësorin në Vlorë

Gucati: Policia e Shqipërisë, me kërkesën e Serbisë, ka ndaluar një veteran të UÇK-së

Gucati: Policia e Shqipërisë, me kërkesën e Serbisë, ka ndaluar një veteran të UÇK-së







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com