E premte, 5 Mars, 2021
17 C
Tirana

Gucati: Policia e Shqipërisë, me kërkesën e Serbisë, ka ndaluar një veteran të UÇK-së

Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi që Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se nga burimet që ka marrë, Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Gucati u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta lirojnë Kastratin.

“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa më parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në INTERPOL nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Kosova nuk është pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010.

Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme.

Lexo edhe :   “Në Shqipëri më ofendonin”/ Lojtari brazilian befason me deklaratën e tij

Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. Njëjtë kishte vepruar edhe më 2019. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një portret i paautorizuar për historianin Marenglen Kasmi

Nga: Xhevdet Shehu Nuk e kisha njohur më parë Marenglen Kasmin. Kur ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dëshmorëve të saj u ndërmor një sulm i...

Shumica duan largimin e tij/ 70 % e qytetarëve të Tiranës kundër punës së Ramës

Në shumicë dërrmuese, qytetarët e Tiranës nuk e vlerësojnë punën që po bën Edi Rama. Sipas sondazhit të ‘Flame Tree Advisors’ në ‘Çim Peka LIVE’,...

Brenda vilës së Hoxhës, dhoma dhe shtrati ku diktatori ndërroi jetë

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë. Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve...

A rrezikohet Shqipëria nga tërmetet në Greqi? Përgjigjet sizmiologu i IGJEUM

Një tërmet tjetër i fuqishëm ka rënë në Elasona të Greqisë me magnitudë 6 ballë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në...

Italia bllokon dërgimin e vaksinave të AstraZenecas në Australi

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi. Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të vaksinës, që janë...