Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

A do krijojë Rudina një parti të re? Flet e bija e Azem Hajdarit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Komisioni i Reformës Zgjedhore/Rudina Hajdari tregon sa kushton një mandat deputeti

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, u shpreh se në këto kushte ku ndodhet Shqipëria, opsioni i zgjedhjeve të parakohshme nuk i shërben tejkalimit të ngërçit.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hajdari tha se ajo çfarë duhet të adresohet urgjentisht në lidhje me këtë çështje, është reforma zgjedhore.

Sipas saj, ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin atë alternativë që i përfaqëson denjësisht në Kuvend.

“Reforma zgjedhore do të bëhet një detyrim ndërkombëtar dhe kjo i vë një vulë situatës për të ecur përpara dhe për të zgjidhur krizën. Kjo nuk bëhet për ne, por për publikun shqiptar. Mendoj se ajo që është e rëndësishme është produkti që do të arrijë Komisioni i Reformës zgjedhore. Nuk mendoj se është etike se një grup parlamentar të shpreh idenë e tij se cili sistem është më i drejtë e cili jo. Në këtë debat publik duhet të përfshihen të gjithë: ekspertë, shoqëria civile dhe të na thonë se ku janë mangësitë dhe cilat janë opsionet e tjera dhe të shikojmë me vëmendje se cili do të ishte një sistem më i përshtatshëm.  Nuk duhet të bëjmë një sistem që nuk është i duhur për Hajdarin, por të jetë në dobi të sovranit. Kualiteti dhe mënyra se si është përfaqësuar parlamenti ka rënë, dhe duket që sot Kuvendi është  më i dobët që ka pasur Shqipëria post komuniste”, u shpreh ajo.

Më tej gjatë intervistës, Hajdari u pyet në lidhje me kërkesën e opozitës parlamentare, për largimin e Damian Gjiknurit, pyetje së cilës ajo iu përgjigj:

“Ne jemi një opozitë konstruktive. Gjëja më e rëndësishme është që ne të vëmë në zbatim të gjitha objektivat. Gjiknuri mund të jetë një person, që është akuzuar dhe sulmuar, por kushte të tilla janë ndonjëherë përcaktuese. Ne duhet ta denoncojmë dhe duhet të jemi të logjikshëm, por nuk mendoj se të merremi me detaje të tilla. Se çfarë do të arrihet është një gjë që duhet parë dhe ne do të bëjmë punën që  reforma do të jetë e gjithëpranuar.

Raporti i ODIHR ishte raport i drejtpërdrejtë. Ishte balancues, i bëri të gjitha palët të ishin fajtorë që ishin në 30 qershor. Ajo që ndodhi ishte faji i të gjitha palëve, që do të thotë se 30 qershori nuk duhet të ndodhte. Shqiptarët nuk duan zgjedhjet pa garë dhe kandidatë. Pa pasur një pluralizëm gjithëpërfshirës. Ne lamë 31 bashki pa përfaqësim dhe në këtë rast PS dështoi mënyrën se si organizoi zgjedhjet dhe bëri hilet e saj dhe futi kandidatë që nuk ishin të denjë.

PS ka shumë gabime kur vjen puna për organizimin e zgjedhjeve, por gabimi nuk i bie vetëm PS. Mendoj se në këto kushte është e pamundur të behën zgjedhje të parakohshme. PD duhet të reflektojë dhe duhen të bëhen ndryshime të thella ashtu siç ka kërkuar. Patjetër që jo nuk do të ishin të ndershme, por PD dhe bashkë me mua kemi qenë në Kuvend dhe që në 2013 kemi patur katër palë zgjedhjesh dhe e kemi pasur në dorë të adresonim rekomandimet e tyre. Deri tani nuk kemi qenë produktiv dhe është detyra jonë që ta bëjmë këtë për shqiptarët.

Mësimi i vetëm është që ne nuk duhet ta përsërisim këtë ngjarje. Ishte ngjarje fatkeqe. Nuk duhet t’ua heqim shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur. Unë nuk votova, sepse nuk pëlqeja asnjë kandidat. Kjo është në të drejtën time si qytetare dhe jo si politikane.  Për mendimin tim nuk kishte ide dhe nuk pashë shumë fushatë dhe kjo nuk ma dha ndoshta mundësinë që të votoja. Me ato zgjedhje ne treguam se kemi shumë probleme. Unë jam e re në politikë. Ne po punojmë që të jemi të besueshëm. Kjo do të jetë një betejë e rëndësishme, le të mbetemi këtu ku jemi dhe lë të shohim gjërat hap pas hapi”.

Ndërsa kur Hajdari u pyet, nëse ka menduar për krijimin e një partie të re apo një lëvizjeje politike, ajo u shpreh se nuk e përjashton si opsion.

“Kjo është një pyetje që për momentin nuk është që i intereson publikut. Nuk është një gjë e lehtë të thuash të formoj një parti politike, sidomos në ambientin shqiptar. Duhet menduar mirë nëse shkoj drejt asaj rruge, por nuk e përjashtoj këtë opsion. Nuk kam frikë nga kjo gjë dhe besoj se nuk është momenti i duhur për formimin e një partie tjetër”, deklaroi Hajdari.

Tags: Azem Hajdaridamian gjiknuriopozita parlamentarepartie e reRudina Hajdari

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
“Kosova bën histori”, Sali Berisha shijon triumfin e ‘Dardanëve’

“Kosova bën histori”, Sali Berisha shijon triumfin e 'Dardanëve'

Raporti i OSBE-së/ Gazetari tregon “njollën e 30 qershorit”

Raporti i OSBE-së/ Gazetari tregon “njollën e 30 qershorit”

“France Football” nxjerr notat për lojtarët kuqezinj, ja kush luajti më dobët

“France Football” nxjerr notat për lojtarët kuqezinj, ja kush luajti më dobët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com