Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A do jetë i aftë Rama për të dalë nga gravitacioni i rrezikshëm Paris-Beograd?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Nga: Spartak Ngjela

Albin Kurti refuzon asocimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bravo i qoftë!

Asocimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një turp historik. Kurti me këtë hap po tregon se nuk ka asnjë nostalgji për pushtuesit serbë të territoreve shqiptare dhe nuk po ka më në lidërshipin politik të Prishtinës, individë të deprimuar nga Beogradi.

Koha e ngritjes së personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor është pikërisht tani. Kurse asocimi i komunave serbe, është një Kalë Troje i Serbisë për Kosovën.

Pikërisht në funksion të kësaj, ja pyetjet që mund të ngrihen në këtë kohë:

A është e përgatitur qeveria Kurti që ato që deklaron në funksion të bashkimit kombëtar, t’i arsyetojë juridikisht me marrëveshjen juridike të drejtpërdrejtë midis Shqipërisë dhe Kosovës?

Kjo mbetet për t’u parë.

Po lidërshipi politik i Shqipërisë, a është i gatshëm për të filluar stipulimin e marrëveshjeve esenciale Shqipëri-Kosovë?

A e di Prishtina dhe Tirana që marrëveshja politike Shqipëri-Kosovë duhet të jetë fillimisht si marrëveshja ndërshtetërore në formimin e Bashkimit Evropian?

E di Tirana dhe Prishtina që një marrëveshje e tillë është preludi për të kaluar nga Bashkimi Shqiptar, në Bashkimin Evropian.

E kuptonjë lidërshipet politike në Tiranë dhe në Prishtinë se një marrëveshje e këtij karakteri është imitim juridik i marrëveshjes për Bashkimin Evropian, e cila kërkon referendum, por që ne mund ta bëjmë paraprakisht me vendimet e të dy parlamenteve?

E di elita politike Shqipëri – Kosovë që politika amerikane po e konsideron Serbinë si një shtet që ka humbur në luftë?

A do të dalë dot politika shqiptare nga kompleksi Beograd – Moskë për shitjen e interesit kombërar?

A e di politika shqiptare që në median shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, ka  ndërhyrje me para nga Moska, Beogradi dhe Athina, dhe këta individë i ka të provuar me emra tani politika amerikane?

A do të jetë i aftë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të dalë nga gravitacioni i rrezikshëm antishqiptar Paris-Beograd?

A e kupton dot politika e lartë e të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor që kjo ekzistencë dyshtetërore shqiptare, Shqipëri-Kosovë,  në Ballkanin Perëndimor, është juridikisht e barabartë me ekzistencën e dy shteteve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore, por me ndryshimin thelbësor që Kosovën nuk e ka formuar si shtet Rusia, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

A e di politika e lartë shqiptare që aleanca tepër speciale Shqipëri-Amerikë-Kosovë është personalitet tepër i spikatur i Shqipërisë në rrafsh botëror?

Këto janë pyetjet që ngre kjo kohë përpara dhe kundrejt lidërshipeve politike të të dy shtetve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Janë vetë historia e pritshme dhe që sigurisht që urrehen gjithë frikë nga Beogradi politik aktual. Në fakt, këto pyetje e kanë përgjigjen brenda tyre, prandaj nuk ka nevojë të zgjatemi, dhe gjithçka sigurisht do të vijë e të plazmohet si përgjigje nga historia që po ecën në favor të shqiptarëve…

Tags: Albin Kurtiopinionpolitika shqiptareSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Sa bëjnë 7×7”/ Basha batuta me 8-vjeçarin: 42…bëj shaka, janë 49 (Video)

“Sa bëjnë 7x7”/ Basha batuta me 8-vjeçarin: 42…bëj shaka, janë 49 (Video)

Zbardhen përgjimet telefonike pas vrasjes makabre të çiftit Pasho (Detajet)

Vrasja e çiftit Pasho/ Në dorezën e valixhes, gjendet AND-ja e një të panjohuri

Trafikoi 310 kg drogë, arrestohet ish-sulmuesi i Gjermanisë

Trafikoi 310 kg drogë, arrestohet ish-sulmuesi i Gjermanisë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg
Aktualitet

AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

by mirseda
14:06 | 10/11/2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave...

Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

12:50 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

12:47 | 10/11/2025
KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin.

KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin.

12:43 | 10/11/2025
Peleshi: Integrimi në BE kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë

Peleshi: Integrimi në BE kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë

12:15 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com