“Sa bëjnë 7×7”/ Basha batuta me 8-vjeçarin: 42…bëj shaka, janë 49 (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike është takuar ditën e sotme me një fëmijë 8 vjeç. Basha hyri në një dyqan lulesh në kryeqytet, dhe u njoh me Klajdin, të cilin e pyeti për mësimet dhe për lëndën e tij të preferuar.

Ai i tha se kishte matematikën lëndë të preferuar, dhe nisur nga deklarata ‘7×7 bëjnë 42’, Basha bëri edhe batuta me të voglin.

Pjesë nga biseda:

Basha: Kush është ky bukuroshi, si e ka emrin?

Klajdi: Klajdi, jam tetë vjeç.

Basha: Si je me mësimet, cilën ke lëndë të preferuar.

Klajdi: Matematikën.

Basha: Sa bëjnë 7×7?

Klajdi: Nuk kemi arritur akoma tek shumëzimi

Basha: 42 (qesh), shaka, bëjnë 49.