Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A dëshiron vërtet Basha ti sjellë demokratët në pushtet?!!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Bujar Nishani

Kjo nuk është një dilemë hamletjane por një pikëpyetje e madhe ngritur tashmë si një mur betoni para një partie të tërë e madje para të gjithë shoqërisë! Ky mur i madh është ngritur kohë pas kohe me qëndrimet, sjelljet, vendimet e aktet krejt në dëm të PD, prej L. Bashës ndër vitet e qëndrimit të tij në krye të PD !

Le të sjellim në kujtesën tonë veç disa prej tyre !

Që nga ardhja në krye të PD në 2013, L. Basha nisi praktikën e lagimit nga PD pa proçese konkurimi e vlerësimi politik, pa gjykime kolegjiale, të një numëri të madh personalitetesh që mund të kishin konsumin e tyre politik nga njëra anë por nga ana tjetër kishin edhe kontribute reale, eksperienca të gjata politike, kishin lidhjet e tyre me grupime të caktuara përfaqësuese lokale e kombëtare të PD, kishin vokacion të komunikimit publik.

Në vend të pasurimit të PD me gjeneratën e re që integrohej politikisht me gjeneratat e kontributeve të gjata duke kuruar konsumin dhe prioritarizuar energjinë dhe kapacitetet e reja, L. Basha margjinalizoi këdo që mund të kishte influenca politike por që nuk ishte “borxhli” tek Luli !

Piktura u pa e qartë fare kur L. Basha drejtoi Bashkinë e Tiranës, se si e ndërtoi ekipin qeverisës bashkiak dhe që në fakt ishte treguesi “par excellence” mbi modelin e mundshëm qeverisës të Shqipërisë prej L. Bashës ! Tentativa hileqare e zëvendësimit të trashëgimisë pozitive të PD me dogmën e “Republikës së Re”, një Déjà vu e “Rilindjes” së Edi Ramës, i lëndoi ndjeshmëritë e gjeneratave të tëra e shumë aktive të bazës së PD, duke i demotivuar në angazhimin e tyre politik dhe elektoral e si pasojë rrudhjen e forcës politike dhe elektorale të PD.

Në 2017 futja në bashkëqeverisje, nën pushtetin e socialistëve, duke u njehësuar me modelin e Edi Ramës, përveç rënies pre e talljes që Rama bëri me zyrat e ministrave të PD siç bënte me ata socialistë gjithë kohës, nuk solli asnjë përfitim politik veçse ushqeu perceptimin se ; “këta njësoj janë”, madje se ; Edi Rama është “shefi” edhe i ministrave të PD-së !

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit në 2019 ishin një provë domethënëse për ato parlamentare të ardhëshme në 2021. Në ato zgjedhje, PD do të fitonte ndoshta jo shumicën e bashkive por e sigurtë një numër të madh të tyre. Në këtë rast PD do të kishte mundësinë të tregonte modelin e vet qeverisës dhe një numër i madh demokratësh do të ishin fitues dhe do të drejtonin pushtetin vendor në shumë qytete.

I vetmi që mund të konsiderohej humbës (politikisht) do të ishte L. Basha, pasi nuk do të arrinte fitoren në shumicën e vendit. Pikërisht për këtë,  L. Badha zgjodhi që të mos ishte ai humbësi politik, por përmes dorëzimit të 100% të bashkive tek Edi Rama sakrifikoi fitoren e të gjithë atyre demokratëve që do të mund të fitonin bashkitë.

Në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të 2021, u aplikua votimi negativ, prej antarësisë sipas parimit ; “kush është më i keqi” e jo “kush është më i miri” !!!

Kjo formulë që nuk ekziston kurrkund në ndonjë parti politike në botë, përtej ngritjes së proçesit mbi energjitë dhe frymën negativiste, tek lobimi për të dënuar tjetrin e jo për të fituar besimin pozitiv mbi veten, rezultoi një tezë me kontekst armiqësimi dhe përçarje mes strukturave, antarësisë dhe votuesve.

Në fushatën e fundit elektorale të 25 prillit duke parë diferencën e madhe të mbështetjes që ishte mes tij dhe partisë (PD ; 35-37%, Basha ; 25-28%), vendosi përsëri të sakrifikoi fitoren e pushtetit përmes partisë dhe angazhoi çdo gjë në funksion të UNIT, të perceptimit se ai ishte i pari dhe i vetmi që komandon, vendos, fiton e kontrollon PD !

PD ju paraqit shqiptarëve gjatë fushatës jo me ekip, jo me potenciale qeverisëse, jo me interesa gjithëpërfshirëse e përfaqësim të gjerë por me figurën, ofertën, interesin e veç një njeriu që për më tepër ishte shumë larg besimit të të pavendosurve elektoralisht !

Në fakt qasja e L. Bashës ka qenë gjithmonë ; margjinalizimi e mbajtja larg deri në injorim të militantëve të sinqertë që besonin e angazhoheshin mbi bazën e besimit dhe emocionit të parimeve ideologjike tek PD, duke i zëvendësuar ata me një grup të vogël protagonistësh pa produkt, që si interes e motiv të vetëm kishin  listimin e parakohshem të vetes në listat për drejtor, tatimor e doganier !

Pa fituar pushtetin bënë listat e posteve të tyre, ndërsa punën dhe sakrificat jua lanë militantëve e demokratëve të vërtetë e idealistë, që në fakt do të vijojnë të jenë të humburit e mëdhenj edhe në 4 (katër) vitet në vijim .

Ndaj muri i madh ngritur para demokratëve dhe në tërësi para shqiptarëve mbi pikëpyetjen se a do vërtet L. Basha ti sjellë demokratët në pushtet e për pasojë ta rrëzojë apo jo E. Ramën nga pushteti, nuk është më një dilemë hamletiane !

Çdo ditë që qeverisja e E. Ramës vijon në këtë vend, aq më shumë ky vend zhytet në kurthin e varfërimit, moszhvillimit, deprimimit!  Basha nuk e disponon aftësinë e drejtimit të PD drejt rrëzimit të pushtetit që mori tashmë edhe mandatin e 3 (tretë) qeverisës.

Basha duhet të kuptojë se manipulimi e tij për të qëndruar formalisht në krye të PD nuk po pengon vetëm PD nga ndryshimi, modernizimi, përshtatja me rrethanat e reja, rritjen e saj, por përmes kësaj ai po pengon mundësine e ndryshimit të situatës së kolapsit dhe krizës permanente të vendit në tërësi.

Kjo për arsye të pamundësisë së tij për rrëzimin politik dhe largimin nga pushteti të Edi Ramës dhe modelit të tij qeverisës që e mban peng, të dobët, të pazhvilluar dhe aktor rajonal pa peshën e duhur, Shqipërinë.

Status quo e një situate të tillë ku qeverisja betonizohet si një rregjim korrupsioni, antiligji dhe kufizimi të lirive e nga ana tjetër opozita humbet çdo ditë e më shumë forcën e besimin si alternativë qeverisëse, është realisht destabiliteti më i mash për vendin dhe vetë jetën e përditëshme të shqiptarëve !

Tags: bujar nishanilulzim bashaPD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Sekuestrohen llogaritë bankare të kapos së dro*ës/100 000 euro në emër të nënës

Sekuestrohen llogaritë bankare të kapos së dro*ës/100 000 euro në emër të nënës

Nami me arrestimet në Tiranë, çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

VIDEO/ “Goli shëron gjithçka!”







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit
Aktualitet

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit

by mirseda
12:35 | 17/04/2026
0

Gjykatën e Posaçme ka lënë në burg tre anëtarët e grupit të kokainës, të goditur nga SPAK...

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

11:41 | 17/04/2026
SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

SPAK jep pretencën për ish-drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë, burg vetëm për 4 prej tyre

11:09 | 17/04/2026
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

10:49 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com