Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përleshja më 5 dhjetor, mitingu më 6 dhjetor 

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Sokol Olldashi ishte më i zoti se Basha, por bëri një gabim

Nga: Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të “viktimizohet” duke e paraqitur lejen që i ka dhënë policia dhe bashkia për miting më 6 dhjetor, si refuzim. Në gjithë titujt e lajmeve, kryesisht në mediat afër Berishës, përmendet përditë fjala “refuzim” për leje proteste.

Në të vërtetë, nuk ka asnjë refuzim për protestën e Berishës. As polica dhe as bashkia nuk kanë refuzuar në asnjë rast kërkesën për protestë. Vetëm i kanë shpjeguar se perimetri i sigurisë që krijohet për mbledhjen e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, zë një territor të caktuar, konsultuar dhe me forcat e sigurisë ndërkombëtare.

Pra thjesht i është treguar se ku mund ta bëjnë protestën, por në asnjë rast nuk i është refuzuar.

Përmendja përditë nga Berisha dhe shtypi i tij i togfjalëshit, “polica refuzon protestën”, duket se është e vetmja fjali ngushëlluese që i ka mbetur deri më 6 dhjetor.

Por nga ana tjetër, leja që polica i ka dhënë Berishës më 6 dhjetor, që ta bëjë ku të dëshirojë protestën, dhe përpjekja e tij për të mos u shprehur ku do ta bëjë, do të krijojë një problem të ri për të dhe opozitën.

Siç është bërë traditë rëndom, Berisha nuk organizon protesta spontane. Ai organizon protesta të shtrenjta, që shkojnë gati 1 milion euro, ku bie ne sy tribuna, fonia, transmetimi televiziv i kontrolluar, ndalimi i kamerave të televizioneve të tjera dhe në protestën e fundit, edhe ndalimi i fluturimit të dronëve privat mbi protestuesit.

Pra zhvillon protesta me regji.

Për të bërë një të tillë më 6 dhjetor, nevojitet që tribuna të montohet më 5 dhjetor, të merren masa për regjinë qendrore dhe dhjetëra detaje të tjera.

Duke mos caktuar se ku do ta bëjë protestën, por duke folur për “refuzim proteste”, Berisha në të vërtetë është duke lajmëruar mos bërjen e protestës.

Ngrefosja e tij se do thyejë kordonët e sigurisë së takimit ndërkombëtar, përveçse është qesharak, është një sinjal që ai nuk ka për të bërë fare protestë, pasi atij do t’i duhet që një ditë para të montojë tribunën, regjinë dhe gjithë gjërat e luksit që pati në protestën e fundit.

Natyrisht polica i ka dhënë shumë opsione se ku do ta bëjë, por nëse ai e monton tribunën aty ku i thotë policia, apo akoma më keq, aty ku i thotë Erion Veliaj, do t’i quhet dorëzim para pushtetit. Nëse nuk e bën këtë, atëherë atij do t’i duhet të çajë kordonin e policisë më datë 6 dhjetor me tribunë në krah, gjë që është dhe e pamundur.

I vetmi skenar për të është që ta fillojë betejën që në datën 5 për të çuar tribunën para Kryeministrisë dhe pasi të dështojë, të ngelet pa tribunë për protestën e zakonshme në datë 6.

Por kjo e ndan protestën në dy pjesë. Në datën 5 të bëjnë përleshjen dhe në datën 6 të bëjnë protestën. Kështu e ka dhe më të lehtë të justifikojë faktin që në datën 6 nuk do t’i shkojnë njerëz, pasi sipas tij, do jenë ndaluar në datën 5.

Me këtë rast, edhe këta evropianët nuk shqetësohen në datën 6, dhe Berisha e ka një arsye përse nuk e përmbysi Edi Ramën edhe këtë herë.

Tags: Berishamero bazeprotesta

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Kina sinjalizon lehtësim në politikën C*vid pas protestave masive

Kina sinjalizon lehtësim në politikën C*vid pas protestave masive

Teatri i 6 dhjetorit përballë tragjedisë së primareve me patllake

Teatri i 6 dhjetorit përballë tragjedisë së primareve me patllake

Presidenti i Gjermanisë vizitë zyrtare në Tiranë

Presidenti i Gjermanisë vizitë zyrtare në Tiranë

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com