Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shkodra, bekimi, mallkimi dhe vajtimi i politikanëve tanë!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shkodra, bekimi, mallkimi dhe vajtimi i politikanëve tanë!

Nga: Mentor Kikia

Një specialist i bujqësisë, në Qeverinë e Izraelit, ndërsa ishte në Shqipëri, për punë, kolegët shqiptarë e ngjitën edhe në Kalanë e Rozafës.

Ardhur nga një vend ku uji është malli më i çmuar, ndërsa pa poshte një qytet rrethuar nga dy lumenj dhe një liqen, ai tha:

“Ky është një vend i shenjtë dhe i bekuar, jo Jerusalemi!”

Në fakt për shkodranët, Liqeni, Buna dhe Drini, janë bëra mallkimi i tyre, brez pas brezi.

Shkodra është përmbytur me kohë. Ndërtimi i HEC-eve gjatë komunizmit, solli një lloj stabiliteti dhe rralloi përmbytjet.

Në kohën tonë, edhe pse për shumëkënd është një konspiracion global, klima ka ndryshuar. E tërë vjeshta ishte pa shi, dhe për 24 orë ranë reshjet e tre muajve. Kjo është “natyra e re” me të cilën ne duhet të jetojmë, nga e cila do të përfitojmë por edhe duhet të mbrohemi.

Çfarë po bëjmë ne sot?

Berisha, në opozitë, ka zbritur në terren dhe po u qan hallin banorëve të përmbytur.

Këtë gjë bënte Rama në 2010, ndërsa ngarkonte deputetët në varkë dhe takonin fshatarët e përmbytur dhe akuzonte qeverinë.

Sot, Rama dhe ministrat e tij kanë marrë metrin dhe masin thellësinë e përmbytjes. U del disa cm me pak se përmbytja e Berishës.

“Super! Kaq na duhet! Ne jemi më mirë”

Dhe vijojnë akuzat. Ti i hape më shumë portat, unë i hapa më pak!

Askush nuk ka në plan të projektojë një sistem mbrojtës nga uji, në mënyrë që ky produkt i natyrës të jetë pasuri (siç është në fakt) e jo fatkeqsi.

Institucionet kërkimore-shkencore në fushën e ujërave i shkatërruam!

Infrastrukturën e ndërtuar gjatë komunizmit, kanale, hidrovore, argjinatura….i shkatërruam apo i lamë të shkatërrohen!

Ndërtuam shtëpi sa më afër lumenjve dhe madje edhe në shtrat të lumit!

Natyra është bërë më agresive. Lumi më agresiv. Deti më agresiv. Ndrësa ne jemi bërë edhe me agresivë me njëri-tjetrin.

Lerini akuzat, por thërrsini ca njerëz të mençur, nga ata që ende nuk kanë ikur në atë botë, dhe jepuni një zyrë e të hartojnë projekte se si mund ti bëhet ballë këtij problemi, sot e për dekadat e ardhëshme.

Fillojini sot punimet e të mbarojnë edhe në 2050, por fillojini, e mos gjuani njeri-tjetrin me baltë, se në baltë do të mbetemi tërë jetën.

Holandezët kishin një kënetë 2 metra nën nivelin e detit dhe e bënë vendin më të pasur të Europës, duke ndërtuar prita. Ndërsa ne kemi një parajsë dhe po e shndërrojmë në kënetë, sepse kemi mendjen vetëm të vjedhim e të zihemi me njeri-tjetrin.

Tags: mentor kikiapermbytjeShkoder

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Putin vuan nga problemet shëndetësore? (VIDEO)

Putin vuan nga problemet shëndetësore? (VIDEO)

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për pagat

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për pagat

Këlliçi ka shumë gjasa t’i fitojë primaret e Tiranës, por…

Këlliçi ka shumë gjasa t’i fitojë primaret e Tiranës, por…







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen  paqësore
Aktualitet

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen paqësore

by mirseda
11:41 | 12/03/2026
0

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore VIJON…

Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

11:39 | 12/03/2026
Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

11:27 | 12/03/2026
SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Kuvendi e rrëzon, deputetes nuk i hiqet imuniteti

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Kuvendi e rrëzon, deputetes nuk i hiqet imuniteti

11:22 | 12/03/2026
Manja prezanton raportin e PS, Bardhi i kthehet nga FB: Je në konflikt interesi me dosjen ‘Balluku’

Manja prezanton raportin e PS, Bardhi i kthehet nga FB: Je në konflikt interesi me dosjen ‘Balluku’

11:08 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com