jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ëndrra e tmerrshme që pret opozita: Sikur njerëzit të mbeten pa bukë! Të bjerë një murtajë që të shtrihen rrugëve…

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Të gjithë ecin me hekura ndër këmbë

Nga: Frrok Çupi

E di?! Sikur po fliste sot; dhe për sot…

Martini, poeti, akademiku dhe albanologu i ndritur shqiptar, më priti në shtëpinë e tij në rrethinat e Mynihut; pastaj shkuam për darkë. Mbrëmje e kristaltë marsi, 1991.

Tregimin mbi ‘historinë shqiptare’ të kryeministrit bavarez, Franc Josef Shtraus, e nxiti, aty nga fundi, një episod mbi varfërinë në Shqipëri. Camaj dhe Shtraus ishin miq.

-Çfarë ndodhi ashtu në atë vend?!- pyeti Martini, duke thënë më shumë me vete se me mua.- Shtraus ishte tronditur nga ata njerëz të Politbyrosë.

– E kishin pritur…, ky u kishte shtruar një plan për hapjen e Shqipërisë dhe afrimin me Perëndimin, në radhë të parë me Gjermaninë, por përfundimisht ata i kishin thënë se ‘akoma i kemi në trup plumbat e gjermanit’. I thanë ‘ik se nuk i duam investimet e armiqve tanë’.

Ka ndodhur në periudhën e diktaturës, kur edhe vetë diktatori priste fundin, viti 1984. Udhëheqja e Partisë Komuniste kishte zgjedhur mes fatit të vendit dhe fatit të tyre. Fati i vendit e kërkonte investimin  e ‘armikut’ Gjermani, e kërkonte me uri e etje; ndërsa Partia ndjehej më mirë pa investimet.

-Sa zbriti në aeroport, me thërret në telefon dhe më thotë “Martin, mos më thuaj më, me ata njerëz nuk merresh vesh.

Ky është tregimi i Martin Camaj mbi fatin e investimit të madh ‘nga armiku’ në Shqipëri.

Me Portin e Ri të Durrësit, sot pas katër dekada, ndodh e njëjta gjë. Opozita ndaj zhvillimit të vendit po bën të njëjtën ‘punë  të ndershme’ për ta ndaluar investimin e madh. Investimi i projektuar në Durrës prej 2 miliardë dollarë është më i madhi deri më sot; pastaj më i madh është vetë përparimi dhe punësimi në gjithë zonën mes Durrësit e Tiranës gjatë jetës së vetë qytetit të ri Port.

Ndodhi ashtu si atëherë, kur projektet në çantën e Shtrausit ishin më të mëdhatë për kohën. Investitori Alabbar ka të njëjtin fat në çantën e tij: Ai po gjykohet jo për atë që do të bëjë në interes të vendit tonë, por për atë që është dhe çfarë ka bërë deri më sot. Si të thuash ‘plumbi në trupin’ e liderit të opozitës, lidhja me botën armike, pasuria e tij ‘pa lejen tonë’, ku ka qenë e ku ka fluturuar në jetën e tij, ku ka pirë kafe e ku ka investuar…

-Nuk lejohet investimi për Portin!-, vendos opozita këtu, tani në vitin 2022, 38 vjet pas kancelarit bavarez, Shtraus.

Po çfarë ndodh që edhe pasi ‘i ka mbirë bari’ regjimit izolacionist të vendit, po të njëjtët njerëz dalin po nga ai bar dhe harlisen nëpër dëshira perverse që të mos e shikojnë vendin në rrugën e zhvillimit? Sot në Komisionin Parlamentar të Kuvendit, përfaqësues të opozitës hodhën në tryezë një ‘zbulim të ri’ mbi jetën e investitorit Alabbar.

Ai kishte pas investuar edhe në Serbi, edhe në Moskë, por edhe në Perëndim. “Nuk e pranojmë investimin- thanë në opozitë-  nga një person që ka investuar edhe në vendet armike”. Një gjë nuk u mor vesh mirë, cilat ishin “vendet armike”, të Lindjes apo të Perëndimit?. Opozita fshehu qëllimisht qëllimin e saj për të quajtur ‘armik’ Perëndimin. Pas dy javësh, opozita ngre një protestë për të gjuajtur me gurë presidentët e 27 shteteve të vendeve të BE që zbresin në Tiranë.

Si miqtë, si armiqtë opozita i përdor ‘për vete’.

Në fakt armik është secili që investon në vendin tonë. Nëse Alabbar do të kishte mbyllur ‘qesen’ e parave atje në Arabi, ai do të ishte një ‘arab i mirë’; tani që e bëri, tani është ‘shok i armiqve!’ dhe ‘njeri me ngjyrë’.

Njësoj si në vitin 1984, këta të opozitës duan pushtet për vete; pushtetin e presin vetëm nga e keqja, nga varfëria, nga rrënimi i vendit. Ëndrra e tmerrshme: Sikur njerëzit të mbeten pa bukë e pa ujë…, të bjerë një murtajë që të shtrihen rrugëve…, të sulen për vdekje kundër njëri- tjetrit si në vitin 1997…, atëherë po, “e marrim pushtetin!”, thonë këta.

Shpresë e vdekur, por ‘i vdekuri me të vdekurin’.

Kaq është tani, ata shikojnë vendin pa Port, pa rrugë, pa ndriçim, pa bukuri, pa investim, pa Perëndim… Se mos kanë filozofi këta!, këta duan të keqen e vendit.

Tags: Frrok Çupiopozita

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Sauditët bëjnë përmbysjen e çmendur ndaj Argjentinës për 5 minuta

Sauditët bëjnë përmbysjen e çmendur ndaj Argjentinës për 5 minuta

Grabitja e milionave në bankë, autorët lënë makinën afër kufirit me Malin e Zi

Shpërthimi me tr*tol në Prrenjas, kush është biznesmeni që iu vendos lënda plasëse në lokal

Edith Harxhi dorëzon në Gjykatën e Tiranës padinë për Lulzim Bashën

Edith Harxhi dorëzon në Gjykatën e Tiranës padinë për Lulzim Bashën







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com