Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një biznes në Prrenjas, që i përket Agim Kokonozit. Mesnatën e kaluar në një lokal në qytetin e Prrenjasit ka pasur një shpërthim, që dyshohet se është shkaktuar me eksploziv, duke shkaktuar dëme materiale.
Nga shpërthimi ka pasur dëme të pjesshme dhe thyerje të xhamave edhe të disa apartamenteve pranë biznesit. Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen, dhe ka rënë në gjurmë të autorëve të dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në këtë biznes.