Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fytyra e zezë e tradhëtisë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Fytyra e zezë e tradhëtisë

Nga: Elisa Spiropali

Janë dy njerëz dhe një shpurë mercenarësh rreth tyre, të cilët që në dhjetorin e largët 1990, atëherë kur të gjithë u bashkuam nën brohorimën, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata hileqarë, ata intrigantë, ata gënjeshtarë, fshihnin qëllime ogurzeza për Shqipërinë.

Më vonë e deri sot, i pari ka ndryshuar pardesynë e bardhë me kravata mëndafshi, i dyti bluzën e leshit me veshjet firmato nën hijen e palmave të vilave të tij.

I pari, që ju të gjithë e njihni, Haxhiu është tradhëtari më i madh i shpresave të shqiptarëve.
Njeriu që në emër të pushtetit bëri kurban partinë e tij edhe shqiptarët i pa si mjete për arritjen e ëndrrës së tij për pushtet absolut me çdo kusht.

Dështoi në 94-ën me referendumin përmes të cilit tentoi ta bënte veten mbret të Shqipërisë. Tentoi përsëri pa sukses për veten por me dëme katastrofike për vendin në 96-ën kur shkatërroi sistemin e zgjedhjeve.

Një vit më pas dogji Shqipërinë duke u zhvatur nga xhepi shqiptarëve të fundit kacidhe me piramidat mashtruese duke i vënë ata përballë alternativës dramatike jetë a vdekje. Djalli i skëterrës për gjithkënd që mendon ndryshe nga ai, dhe parajsë për familjen e tij biologjike e aleatët e tij, u tha shqiptarëve; Unë në krye, ose pas meje bëhet qameti.

Shqipëria pësoi atë aksident të frikshëm historik dhe Evropa u bë një vend i largët. Europa nisi të arrihej, jo duke u bërë si ajo, por duke rendur drejt saj nga sytë këmbët, mbi skafe, brenda kamionave të mbyllur, apo me një mijë mënyra të tjera të rrezikshme dhe të kushtueshme që jo rrallë i bënë ata ushqim për peshqit.

Haxhi Qameti dhe kukullat e tij dogjën mandatet në 2019-ën për ta kthyer vendin në një shembull të tmerrshëm të shkërmoqjes së demokracisë e duke e nxjerrë pothuaj gjysmën e opozitës politike nga sistemi. Me një arsye të vetme: për të krijuar mjegullën që i duhet ujkut të çajë qingjat.

I njëjti skenar edhe sot që Shqipëria e ka ngritur kokën në arenën ndërkombëtare, sot që Shqipëria përmes Kryeministrit Rama për inatin e tyre të tërbuar, ka një zë të fortë e të respektuar ndër aleatët tanë.

Më 6 Dhjetor, ditën e Samitit BE- Ballkan Përëndimor, kur krerët evropianë do të priten në Tiranë, në një ngjarje me rëndësi historike për vendin, dhe me rëndësi të dorës së parë në Evropë, ky tradhëtar i çdo kodi dhe ideali, ka shpallur protestë me flamujt e tij të rreckosur me shpresë se pas do ta ndjekë çeta e tij e çartallosur e uritur për pushtet.

Protestë në emër të Europës shqiptari më i izoluar në botë i përzënë nga SHBA, nga Britania e Madhe dhe ndoshta shpejt, nuk do të mundë të shkelë as në BE. Kështu, ditë mbas dite, ai do të mbetet brenda gardhit të partisë së tij që me të brenda, do të bëhet gjithnjë e më e vogël, çdo ditë e më tepër tok’ e xanun!

Tjetri, Qamili i tij, është njeriu që e kishte edhe në emër të partisë fjalën magjike integrim.

Por maska nuk e bën fytyrën!

Maska j zbuloi fytyrën e vrerosur kur i robëruari nga urrejtja dhe i eturi për pushtet despotik, “Lirinë” ja vuri partisë klienteliste, private, familjare, si emër.

LSI e afroi atë në Evropë, aty ku ai dhe bashkëpronarja e tij kanë luksin dhe mundësinë të shkojnë dhe të jetojnë, aty ku paguajnë për shkollim e trajtim si sheikët miliarderë. Dhe të dy, këtë afrim ia shpërblyen shqiptarëve duke ngrënë bukën këtu e duke përmbysur kupën shqiptare atje.

Sot në aleancë me Haxhiun, Qamili kërcënon me zjarr dhe hekur, me përmbysje dhe revolucion, përmend raketa që e bëjnë mal me gropa edhe myzeqenë, përmend Rusi e Kore të Veriut kur sheh karvanin që shkon përpara, por pa të.

Tradhëtia nuk ka brirë, por ka fytyrën e tyre të zezë përçudnuar nga urrejtja. Herë me 700 aspra e herë me 300 rubla, këta dy njerëz janë tradhëtarët më të mëdhenj të Shqipërisë europiane. Por, maska u ka rënë, fytyrën e zezë të tradhëtiaë nuk e fshehin dot. 6 Dhjetorin nuk e zhbëjnë dot. 6 Dhjetori do jetë dita e të gjithëve dhe fillimi i fundit të fytyrave dhe tradhëtirave të zeza ndaj Shqipërisë.

 

Tags: Elisa Spiropaliopozitaprotesta

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Lefter Maliqi, emri i parë i Metës në primaret e PD-së

Lefter Maliqi, emri i parë i Metës në primaret e PD-së

Historia e përfolur me Greta Koçin, rrëfehet Flamur Noka: Po më ftoi, do i shkoj dhe në dasmë

Historia e përfolur me Greta Koçin, rrëfehet Flamur Noka: Po më ftoi, do i shkoj dhe në dasmë

Ministrja Krifca zgjidhet Presidente e CIHEAM

Ministrja Krifca zgjidhet Presidente e CIHEAM







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com