Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Uria e pushtetit

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama përplaset me Berishën në Kuvend: Ulu aty o “non grata”, je i padëshiruar

Nga: Artur Ajazi

Sali Berisha, doli sërish para mediave. Nuk harroi të akuzojë dhe përgojojë, ministra e kryeministrin. E ka zakon dhe dëshirë të hershme daljen para mediave, aq më tepër kur nuk ka pushtetin. Kur lindën piramidat “dallandyshet e para të kapitalizmit berishian”, ai dilte shpesh, dhe mburrte ato sikur të ishin “shpëtimi shqiptarëve”.

Të gjithë e kujtojnë se si deklaronte, “janë para të pastra, asgjë nuk do të ndodhë”, dhe shqiptarët nuk lanë banesa, bagëti, troje dhe toka në fshatra, dhe i mbyllën tek miqtë dhe sponsorët e PD, Vefa, Populli, Xhaferri, Sudja e famshme, etj….. Dhe sërish Berisha dhe ish-ministri i tij i Financave Bode dilnin dhe deklaronin se “shteti ynë ka ligje, nuk ndodh asgjë me paratë tuaja”. Por shteti i tij kishte rënë, bashkë me piramidat dhe paratë e shqiptarëve u vodhën, transferuan në banka të ndryshme të botës. Edhe sot e kësaj dite, askush nga ish-piramida e lartë pushtetore e asaj kohe, nuk është dënuar.

Ai ra me revolta popullore, iku nga pushteti dhe nuk hoqi dorë nga trazirat. I kishte ikur pushteti nga duart, edhe pse vodhi votat e 26 Majit 1996, apo dhe Tetorit të po atij viti. Rrahu në sheshin “Skenderbej” gjithë Partinë Socialiste, dhe sërish nuk u penalizua. Erdhi në pushtet pasi qeverisja e Fatos Nanos, i “nginj” me para dhe zullume, dhe sërish nisi lojën e vjetër. Skandale të padëgjuara, vjedhje, shitje trojesh dhe pasurish kombëtare, konçesione, dhe lloj-lloj gjërash bënte ish-kryeministri për të pasuruar vehten, klanin e tij qeverisës, dhe për të mbajtur me para njerëzit e protestave. Ai gjithmonë ka kërkuar pushtet, ka qenë dhe mbetet edhe sot që është në moshën e pensionit “faim de pouvoir”, i uritur për pushtet.

Eshtë i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet, pasi u mësua me male me para, pasuri, dhe ushtarë të bindur. Shqipëria ka 32 vjet që lëngon mbi trazirat e tij, mbi pengesat e tij të qëllimshme, ka 32 vjet që është në pritje të largimit të atij njeriu nga skena politike. Sali Berisha erdhi, trokiti dhe hyri në politikë nga “dritarja” e saj dhe jo dera. Askush nuk e mendonte se, njeriu që deri në 1991, ishte sekretari i organizatës bazë të partisë në spitalin e Tiranës, do të bëhej “demokrat”, do të pushtonte me forcë postin e kryetarit të së parës Parti Demokratike, dhe nuk do ti shkulej vendit për mbi 3 dekada. Ai nuk njeh largimin, dorëheqjen, ai nuk njeh kufirin, arsyen dhe logjikën e politikanit europianist. Ai është njeriu që ka patur, ka dhe vazhdon të ketë formimin marksist-leninist mbi gjithçka. “Pushtetin do ta kemi vetëm ne”-thoshte Stalini.

Ashtu mendon, shprehet dhe kërkon me ngulm edhe Sali Berisha sot, kur në Europë diktaturat kanë rënë, por jo ithtarët e tyre. Në Shqipëri pushtetin e merr me votën e lirë çdo parti politike, që bind dhe jo detyron popullin, me programe dhe alternativa progresiste, me frymë të re dhe shpresë të madhe. Partia Demokratike, e ka humbur shansin të bindë shqiptarët ta votojnë prej 1996. Ajo ka mbetur një “ishull i izoluar” në politikën shqiptare, me një kryetar të përjetshëm, që ka qenë dhe mbetet, “i uritur vetëm për pushtet”….

Tags: Artur AjaziBerisharevolta popullore

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
 “Kampioni në Shkollën Time”/Ministrja Kushi dhe Luiza Gega me nxënës të shkollës “Niket Dardani”

 "Kampioni në Shkollën Time"/Ministrja Kushi dhe Luiza Gega me nxënës të shkollës "Niket Dardani"

“Çmendet” moti, rrebeshe shiu dhe rrufe në fundjavë

“Çmendet” moti, rrebeshe shiu dhe rrufe në fundjavë

“E kam konfirmuar nga burime të trefishta”/Berisha: Na sulmuan hakerat rusë dhe serbë

Berisha cakton datën e protestës së radhës







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com