pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Autokolona me mjete të blinduara, si u shoqëruan nipi dhe djali i Rrahman Rrajës

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Policia e Shtetit ka hyrë në një operacion paraditen e djeshme në aksin Kashar-Tiranë, duke bllokuar tri mjete të blinduara. Operacioni në dukje është etiketuar si operacion kundër mjeteve të blinduara, por në fakt në fokus ka pasur një sinjal që disa mjete që udhëtonin në autokolonë ishin të blinduara dhe dyshohej se brenda kishte persona me rrezikshmëri të lartë. Sipas të dhënave jo zyrtare, bëhet me dije se në fakt, Policia ka ndërhyrë duke bërë ndalim-kontrollimin e një sërë mjetesh derisa është përballur edhe me makinat për të cilat ishte sinjalizuar.

Për pasojë, është bërë e mundur të ndalohet, në njërën prej tyre, Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës, personi në emër të të cilit janë lëshuar disa akuza për përfshirje në ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij, ndër të tjera, ka dalë edhe si një ndër 6 personat që duhej të pyetej domosdoshmërisht për masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë në mënyrë terroriste tre djem të rinj, një prej të cilëve edhe kushëriri i parë i Ervis Martinajt. Emri i Ramazan Rrajës për këtë ngjarje ishte në listë bashke me atë të Endrit Dokles dhe të katër personave të tjerë, për të cilët ende nuk dihet se çfarë roli konkret kanë pasur në atë ngjarje që tronditi vendin në muajin korrik të këtij viti.

OPERACIONI

Ndonëse Policia e Shtetit dhe as ajo e Tiranës nuk kanë reaguar ende zyrtarisht në lidhje me rastin në fjalë, u bë me dije se janë ndaluar në Kodër-Kashar, Ramazan dhe Rexhep Rraja, nipi dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës. Ata raportohet se janë kapur teksa lëviznin me mjetet të blinduara, ndërsa lidhur me këtë fakt një reagim ka ardhur edhe nga babai i Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja, i cili ka mohuar që djali i tij të jetë në kërkim.

Ai hedh akuza mbi Ppolicinë se ndaj tij po kryhen sulme personale. Ndër të tjera ka theksuar se për mjetin e blinduar ka autorizim dhe e përdor vetë personalisht. Ndërkohë që sulmet e Xhelal Rrajës kanë një emër konkret në kupolën e Policisë së Shtetit, mësohet se në atë kolonë mjetesh të blinduara janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk dihet nëse kishin lidhje apo jo me djemtë e familjes Rraja. Po ashtu, Policia deri orëve të vona të mbrëmjes nuk ka bërë me dije nëse i ka ndaluar të shoqëruarit apo i ka lënë të lirë, duke bërë të mundur kështu lënien e deklaratës-akuzë të Xhelal Rrajës të pa kundërshtuar ende.

Në fakt, djemtë e familjes Rraja prej kohësh janë nën akuza të ndryshme për shkak se ata herë pas herë kanë dalë të implikuar në ngjarje të ndryshme që nga Durrësi, Tirana dhe FushëKruja. Përveç dy kushërinjve të shoqëruar ditën e djeshme me mjetet e blinduara, nën akuza mjaft të rënda gjendet edhe një tjetër djalë i atij fisi. Bëhet fjalë për Redjan Rrajën, i cili gjendet pas hekurave për një ngjarje të rëndë, për të cilën ai ka vijuar të jetë në pozita kundërshtuese.

RRËFIMI XHELAL RRAJËS

“Ramazani e mora vesh nga të tjerët që është ndaluar në Kashar. Kanë qenë e gjithë Drejtoria e Policisë me furgona, me makina. Arsyen nuk e di. Është e disata herë që akuzohet dhe ndalohet, arsyen nuk e di. U bënë 3-4 vjet që policia më ka shoqëruar mua, Drejtori i Krimeve, zoti Nallbati.

Me urdhër të tij jam shoqëruar disa herë. Me urdhër të atij tek vëllai në Nikël, ka sjellë kontroll në hotel. E kanë bastisur tre herë. Arsyet nuk e di. Di vetëm diçka, që ai zotëria, Nallbani, merr çdo muaj rrogë në Durrës, vetëm të më sulmojë mua dhe djalin tim. Do të shkoj nesër, po skam fakte. Do t`i vërtetoj të gjitha, nëse shteti nuk merr masa, do të drejtohem tek ambasada amerikane”. Ai vijon edhe më tej me akuza dhe me fyerje të rënda: “I bëj thirrje publike: rroga që merr në Durrës do të ngeli në fyt. Kujdes. Bëj dhe mbaj rrogë në shtet. Se është burri më i degjeneruar, më burri kur*e.

Ai paguhet me rrogë në Durrës nga klanet e veta. Ata që duan të më bëjnë keq mua. Ramazani ka qenë jashtë, është kthyer. Ka shkuar edhe në Prokurorinë e Krujës dhe për çfarë është i dyshuar për ngjarjen e Fushë-Krujës. Djali im ka qenë në Turqi, është e verifikuar sa ditë dhe ku ka ndenjur në Turqi. Ky është sulm. Për këtë dua të di arsyen”, tha Rraja. Rraja ka theksuar se nëse shteti nuk reagon për të ndalur sulmet sipas tij personale kundrejt tij, do të drejtohet edhe në ambasadën amerikane. “Ai nuk duhet ta kthejë personale me mua.

Nëse e do personale të më thotë se kam konflikt me ty. Nuk kam konflikt me të por është i shtyrë nga ata që merr rrogën. Edhe këtu në Tiranë i vjen rroga çdo muaj. Shpifjet janë vazhdim. Është sqaruar dhe ka dhënë dëshmitë. Nëse vërtetohet një gjë le të marrë masa. Djali nuk është në kërkim. Ka dy orë që nuk më thonë se pse lëvizte. Makina është e blinduar, është me autorizim. Makina është me autorizim për mua. Jam me autorizim që të ec me makinë të blinduar. Dua t`i bëjë thirrje nëse ke gjë personale me mua të vazhdojë personale dhe jo me shtetin”. /Panorama

Tags: Policia e ShtetitRamazan Rraja

TË LIDHURA

Aktualitet

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026
Aktualitet

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026
Aktualitet

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026
Next Post

Afera e inceneratorëve, Artan Hoxha jep deklaratën e fortë: U kërkua arrestimi i një kryebashkiaku, tentativa dështoi

Prangosja e Arben Dervishaj/ Hoxha: Jam habitur, sot do të ishte në tribunën VIP të stadiumit

Tronditet futbolli francez, arbitri kryesor pëson goditje në tru në stërvitje







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

by mirseda
22:31 | 15/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thyer heshtjen pas njoftimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për përfundimin...

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026

Protestë në Librazhd/ Banorët e Dardhës pa ujë, rrëzojnë rrethimin e një HEC-i

21:22 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com