Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Përse nuk punojnë të rinjtë? Arsyeja kryesore janë pagat e ulëta, sipas sondazhit

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përse nuk punojnë të rinjtë? Arsyeja kryesore janë pagat e ulëta, sipas sondazhit

Të rinjtë shqiptarë sot kërkojnë një perspektivë më të qëndrueshme financiare, sociale dhe profesionale.

Sipas sondazhit të Këshillit të Investimeve, problemi më i rëndësishëm i punësimit në sektorin ku të rinjtë aspirojnë të punësohen lidhet me pagat e ulëta të ofruara në krahasim me pretendimet, që ata kanë.

26% e të anketuarve rendisin si arsye primare të mosangazhimit të tyre në punë, pagat e ulëta që ofrojnë kompanitë, krahasuar me pretendimet e tyre, referuar sondazhit mbi disponueshmërinë dhe cilësinë e fuqisë punëtore të zhvilluar nga Këshilli i Investimeve. Ky raport analizon mospërputhjet punëdhënës-punëmarrës në tregun vendas dhe përfshin rreth 250 sipërmarrës dhe 260 të rinj të anketuar gjithsej.

Mentaliteti i punëdhënësit, ku përfshihet komunikimi, përgjegjshmëria siguria apo qëndrueshmëria në punë përbën problematikën e dytë kryesore për 16% të të anketuarve gjithsej.

Më pak shqetësuese duket të jetë kultura e punës, sistemi arsimor, kualifikimi i pamjaftueshëm, pozicionet e pa preferuara, ngarkesa në punë, puna në të zezë, transporti etj.

Të rinjtë shqiptarë motivohen nga paga, njohja, vlerësimi nga eprorët dhe kushtet apo ambienti i punës.

Këta të fundit kërkojnë një perspektivë të qëndrueshme financiare, çka përbën edhe arsyen primare pse shumë prej tyre largohen nga vendi. 25% e të anketuarve rendisin si arsyen kryesore të motivimit në punë, pagën e ofruar.

Peshë të lartë zë dhe njohja apo vlerësimi i punës nga eprori për 17% të të anketuarve.
Së treti, por jo më pak të rëndësishme janë dhe kushtet e punës, trajnimet hyrëse dhe formimi profesional dhe mundësitë e rritjes në karrierë, përkatësisht me 15% të të anketuarve gjithsej secila.

Pjesa e të rinjve që nuk e gjejnë veten tek ofertat e subjekteve ose kanë zgjedhur alternativa që kërkojnë më pak njohuri profesionale por që iu ofrojnë të ardhura më të larta ose po largohen nga vendi kryesisht drejt shteteve europiane.

42% e të rinjve shprehen se arsyeja kryesore se përse e konsiderojnë punësimin jashtë Shqipërisë është qëndrueshmëria finaciare dhe sociale. Zhvillimi profesional është thelbësor për 28% të pjesëmarrës në pyetësorin e Këshillit të Investimeve.

Mungesa e fuqisë punëtore, sidomos e të rinjve që zgjedhin të largohen jashtë vendit për të punuar, është kthyer në një shqetësim për sipërmarrjet. Banka Botërore. në raportin e fundit për zhvillimet rajonale vuri në dukje se një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore.

Sipas Bankës, dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë. /Monitor

 

Tags: punësimishqiperitë rinjtë

TË LIDHURA

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit
Politikë

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

16:22 | 10/07/2025
Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi
Aktualitet

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

16:20 | 10/07/2025
Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari
Aktualitet

Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

15:39 | 10/07/2025
Next Post
Rama: Të arrijmë sa më shpejt pagën minimale 400 mijë lekë

Poetja Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim pa leje, Rama: Dosjet me evazion dhe fitim miliona dollarë flenë të patrazuara

Dënimi i poetes Ahmeti/ Partia e Lirisë: Shtet me dy standarte

Dënimi i poetes Ahmeti/ Partia e Lirisë: Shtet me dy standarte

Pranoi mandatin e deputetes, flet për herë të parë Ori Nebijaj: Privilegji më i madh i jetës time

Pranoi mandatin e deputetes, flet për herë të parë Ori Nebijaj: Privilegji më i madh i jetës time

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit
Politikë

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

by mirseda
16:22 | 10/07/2025
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe ndëkombëtare me veprimin e...

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

16:20 | 10/07/2025
Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

15:39 | 10/07/2025
Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

14:04 | 10/07/2025
Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

14:01 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com