Gjykata vendosi pushimin e çështjes ndaj 82-vjeçares Lefkotheia Karasa, e cila u akuzua për ndërtim pa leje për një kotec pulash pranë banesës së saj në Nartë.
Ndaj saj nuk kishte vepër penale.
Lefkotheia Karasa jeton e vetme në një shtëpi dykatëshe në Nartë të Vlorës, ndërsa djemtë janë në emigracion.
Rasti i shoqërimit të 81-vjeçares në komisariat për ndërtim pa leje, u bë publik rreth një muaj më parë.