Të premten, në Gjakovë do të protestohet pas rastit për dhunën e ushtruar ndaj një të moshuare. Protesta organizohet nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98\99 dhe mbahet tek lapidari “Shokët e Lirisë”. E moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.
“Krejt bashkë të premten në ora 12:00 tek lapidari “Shokët e Lirisë”. Të parandalojmë torturat në Shtepitë e Pleqeve, t’i gjendemi në krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrarë në Betejën e Çabratit më 7 Maj 1999. Nënat e dëshmorëve janë nënat tona”, thuhet në njoftim.
Zbardhet dëshmia e infermieres që dhunoi të moshuarën: E bëra për vetëmbrojtje! Më ka sulmuar e para
“Unë kur kam filluar punën, ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore.
Në ditën kur ka ndodhur rasti, ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin.
Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën.
Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para.
Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër. Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike, duhet të tregohemi dominant ndaj tyre.
Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll”, mësohet të ketë thënë infermierja.