Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Fëmijët u marrin firmat, prindërit në sherr/ Babai e akuzon se e ndau nga shtëpia, djali në telefon: Vetë e kërkove, mos të shkoje atje…

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Fëmijët u marrin firmat, prindërit në sherr/ Babai e akuzon se e ndau nga shtëpia, djali në telefon: Vetë e kërkove, mos të shkoje atje…

Çifti i të moshuarve dolën përballë njëri-tjetrit këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi te “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Shkaku që e ka sjellë zonjën Adile dhe Dalipin në këtë studio është një konflikt pronësie.  Ata kanë blerë një truall në Tiranë, mbi të cilën kanë ndërtuar një shtëpi me dy kate dhe kur fëmijët e kanë ndarë mes tyre, dy të moshuarit nuk figurojnë më pronarë të banesës.

Sipas tyre kur shtëpia u nda morën dy djemtë që ishin në Shqipëri nga një kat, ndërsa djali që është në Itali, duhet të merrte lekë për të plotësuar pjesën e tij nga shtëpia, ndërsa dy të moshuarit duhet të rrinin me djalin që mori katin e parë. Mirëpo djali emigrant nuk i mori kurrë paratë, ndërsa të moshuarit, edhe pse jetojnë në një kat me djalin e tyre, Yllin, jetojnë të ndarë prej tyre.

 

Eni Çobani: Si u nda shtëpia? I ndave ti apo u ndanë vetë?

Dalipi: Janë ndarë vetë dhe ajo e di shumë mirë.

Adile: U nda shtëpia, njëri mori katin e dytë, tjetri katin e parë.

Eni Çobani: Po djali tjetër, se ka tre djem e një vajzë zonja.

Adile: Djali tjetër ishte në Itali. Na tha mos e lëvizni katin. Ai që do ju mbajë juve, të mbajë katin e parë.

Dalipi: Pastaj acaron vëllezërit, pastaj ata na acarojnë ne.

Adile: Çunit të madh i ra t’i kthejnë vëllezërit lekët e shtëpisë.

Eni Çobani: Pra nuk mori pjesë në shtëpi, por i ra që t’i japin një farë pagese.

Adile: Mbajti vetëm një dhomë deri sa të bëhej një shtëpi, se ka rrobat e veta. Kur erdhi puna… Ka 11 vite që ka ikur djali në Itali, nuk ia japin lekët që i takonin. Para një viti erdhi të merrte lekët se i duheshin. Nusja i tha: “Nuk jap lekë pa u bërë shtëpia me letra“. “Unë ua kam lënë shtëpinë pa letra jo me letra“, tha djali.

Eni Çobani: Kush nuse ishte kjo?

Adile: E dyta. Nusja e mesme. Ndërsa nusja e vogël na ka ndarë. Mblodhi të gjitha plaçkat dhe i futi në një dhomë në atë shtëpi. Ndërsa unë i thashë, për mua merri të gjitha ça të ketë.

Eni Çobani: Po ti a jetoje me djalin e vogël? A e kishit lënë që do jetoje me djalin e vogël?

Adile: Po, e kishim lënë, por u ndamë.

Eni Çobani: Nuk të mbajti djali pra.

Adile: Nuk na mbajti nusja.

Eni Çobani: Ju thoni nusja, nusja, por nusja ka marrë djalin. Pra ju keni djalin njëherë pastaj nusen. Pse ndahen gjithmonë nuset, djemtë ç’bëjnë sehir?

Adile: I thosha djalit hajde me nënë shikoje çfarë po mbledh nusja. E kishte barkun te goja. Se ajo i mblodhi gjithë plaçkat e shtëpisë dhe thoshte se i kam blerë unë. Po unë nuk kam qenë në rrugë, me plaçka e kisha shtëpinë. I mblodhi të gjitha, e hapa atë kisha dy filxhanë. I thirra po hajde moj nuse merri këto filxhanë.

Dalipi: Kemi pasur një ekonomi për 100 veta, nuk dilja nga dera. Filxhanë, lugë, pirunë, të gjithë. Kur vjen puna nusja merr ato që i duheshin. Me ato pjatat.. por nuk është problemi i pjatave jo.

Adile: Nuk është problemi i pjatave, jo po “dashnia”, se s’kanë “dashni”./tvklan.al

Tags: Adilee diela shqiptareEni Çobani

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë
Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar
Aktualitet

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.
Aktualitet

“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

20:49 | 22/12/2025
Next Post
Rexhep Uka, njeriu dhe natyra

Rexhep Uka, njeriu dhe natyra

“Nuk është koha e duhur”, Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër

"Nuk është koha e duhur", Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër

Prag l*fte, vjen përgjigjja greke ndaj raketës balistike turke “Tayfun”

Prag l*fte, vjen përgjigjja greke ndaj raketës balistike turke “Tayfun”







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com