Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të mërkurën se ai ka nënshkruar një ligj, që vendos ligjin ushtarak në katër rajone të Ukrainës, që Kremlini ka kërkuar t’i aneksojë, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Rajonet Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk nuk janë nën kontrollin e plotë të Rusisë. Vendet perëndimore i kanë dënuar aneksimet dhe janë zotuar të mos i njohin ato si territor rus.
Putin i bëri komentet gjatë një takimi të planifikuar të Këshillit të Sigurimit.
“Në këtë drejtim, më lejoni t’ju kujtoj se në Republikën Popullore të Donetsk, Republikën Popullore të Luhanskut, si dhe në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, ligji ushtarak ishte në fuqi përpara se t’i bashkohej Rusisë”, tha Putin gjatë një fjalimi televiziv.
“Tani ne duhet ta zyrtarizojmë këtë regjim brenda kornizës së legjislacionit rus”.
“Prandaj, unë nënshkrova një dekret për vendosjen e ligjit ushtarak në këto katër subjekte të Federatës Ruse, kështu që ai do t’i dërgohet menjëherë Këshillit të Federatës”, shtoi Putin.
Këshilli i Federatës do të shqyrtojë sa më shpejt dekretin e presidentit rus Vladimir Putin për gjendjen ushtarake në rajone, tha Andrei Klishas, kryetar i komitetit të Këshillit të Federatës për legjislacionin kushtetues, në një deklaratë në kanalin e tij Telegram.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today