Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Je kokrra e komunistit”, Majko përplaset me Alibeajn tek “Ligjet”: Ik ore budalla

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Je kokrra e komunistit”, Majko përplaset me Alibeajn tek “Ligjet”: Ik ore budalla

Sot është shoqëruar me debate të forta diskutimi në Komisionin e Ligjeve, në lidhje me hapjen e dosjeve. Debati plasi gjatë diskutimit të ndryshimeve ligjore, që do të çojnë në hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, për të gjithë. Gjatë diskutimeve, Enkelejd Alibeaj kërkoi hapjen e të gjithë dosjeve si edhe të gjithçkaje që përmbajnë ato duke akuzuar socialistët se po mbronin ish-drejtuesit komunistë të vendit, gjë që ka shkaktuar reagimin e Pandeli Majkos.

Ndonëse ka një dakordësi në parim me palëve politike në Kuvend për hapjen e dosjeve, teknikalitetit duket se kanë bërë që të ketë një debat të ashpër mes Pandeli Majkos dhe Enkelejd Alibeajt në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Deputeti socialist tha se duhet pasur kujdes kur kërkohet hapje e plotë e dosjeve, sepse bëhet fjalë për fate individësh dhe ka edhe viktima të komunizmit që nuk duan të dalin disa detaje. Majko e ka quajtur sjellje “adoleshentësh politikë” qëndrimin e PD. Në kundërpërgjigje Alibeaj i tha se “ti je kokrra e komunistit”.

Debati në Komision:

Enkelejd Alibeaj: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo institucion ka detyrim të publikojë bibliografinë e dokumenteve të shtetit për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991 të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për informimin. Unë gjykoj që këtu e ka vendin. Nëse e miratojmë për teknikë legjislative mund ta çojmë ku të doni ju.

Pandeli Majko: Ajo që ne ndahemi këtu është se ne jemi për hapjen e dosjeve sipas të gjitha propozimeve. Ne themi duhet të jemi pak më të rezervuar. Ta lëmë hapjen e dosjes si marrëdhënie mes viktimës dhe dosjes së tij. Ju doni që dosja të bëhet si Facebook.

Ajo që po kërkon edhe relatorja dhe ato që tha kryetarja e Komisionit të Ligjeve, është se kemi të bëjmë me afate. Po diskutojmë për fatin e viktimave. Ti tani do që të na vësh ne në pozitë të vështirë që të thuash mazhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Po diskutojmë për një dramë. Nëpër dosje ka edhe detaje, të cilat ndoshta edhe i përndjekuri nuk do që t’i dijë sepse ka të përndjekur që janë detyruar të bëjnë spiunin.

Nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist. E kanë mbajtur ca të tjerë. Ne e bëjmë diskutimin sikur të gjithë sistemin e paskan mbajtur këta. Mos insistoni kaq shumë për t’i futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Ka pasur sigurim shteti në 29 nëntor?

E kishin mendjen ata që po vriteshin për të ndërtuar burgun e Burrelit?! Nëse duam të bëjmë retorikë, pas 30 vitesh këto janë budallëqe. Të na thoni ne se ju nuk doni të hapni këto, nuk ka kuptim më.

Propozimet që vijnë nga autoriteti dhe me mirëkuptimin e tyre. Ka në dosje detaje që edhe vetë viktima nuk është i interesuar. Janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur. Nuk më takon mua ta them këtë, duhet ta thoni ju. Na vjen këtu, diskuton si adoleshent.

Enkelejd Alibeaj: Ti je kokrra e komunistit, dhe s’mund të na mbash leksion këtu.

Pandeli Majko: Ik ore budalla..!

Tags: Enkelejd AlibeajKomisioni i ligjevePandeli Majko

TË LIDHURA

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër
Politikë

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara
Aktualitet

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025
Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:03 | 26/12/2025
Next Post
Atdheut tonë po i del dija “tepër”

Atdheut tonë po i del dija “tepër”

200 fëmijë mësojnë gjuhën e huaj në “Fundjavë Ndryshe” (FOTO)

200 fëmijë mësojnë gjuhën e huaj në "Fundjavë Ndryshe" (FOTO)

NATO-ja mban stërvitje “të rregullta” për mbrojtje bërthamore

NATO-ja mban stërvitje “të rregullta” për mbrojtje bërthamore







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban
Bota

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

by mirseda
22:25 | 26/12/2025
0

Forcat izraelite kryen sulme ajrore sot në lindje dhe jug të Libanit, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit...

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Para takimit me Trump, Zelensky bisedon me kancelarin Merz: Evropa duhet të mbrojë paqen

Para takimit me Trump, Zelensky bisedon me kancelarin Merz: Evropa duhet të mbrojë paqen

20:13 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com