jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Urrejtja për Edi Ramën si arsye për të mos dashur Shqipërinë!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Urrejtja për Edi Ramën si arsye për të mos dashur Shqipërinë!

Nga: Elisa Spiropali

Ka një pakicë të zhurmshme në Tiranë që sillet si xhamathyese në koncert. Zhurma e tyre duket se ngrihet edhe mbi vetë koncertin. Kjo është përshtypja e parë e reagimeve të rrëmujshme dhe të ububushme që përfshinë shumë gojë publike menjëherë pas qëndrimit zyrtar të Republikës së Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Të yshtur nga inati dhe urrejtja për Ramën, të verbuar nga padija, të mposhtur nga emocionet negative lokale, gjykimi i tyre sterrë nuk kishte të bënte as me thelbin e asaj që u tha, nuk u takua kund me kumtin që u dha dhe nuk i shpëtoi emocionit provincial të betejës së përditshme politike në vend.

Plot 11 vjet më parë, mocioni i rusit putinist Kosacev, kthyer në raport nga senatori Dick Marty, i votuar si rezolutë në po atë sallë, mori dhenë në çdo media të botës, u bë shkas për krijimin e Gjykatës Speciale dhe solli si pasojë një kalvar të vërtetë penal për komandantët e UÇK-së. Akuza ishte rrëqethëse. Ata që ishin Luftëtarë të Lirisë dhe që luftuan për të shpëtuar Kosovën që rrezikohej nga asgjësimi, kryengritësit që kundërshtuan regjimin nacionalfashist të Milosheviçit, papritur u vunë nën akuzë se ishin banditë që jo vetëm kishin vrarë, por edhe kishin trafikuar organet e robërve të tyre.

E drejta thotë se dyshimi është në favor të të pandehurit, por kësaj here dyshimi u tregtua si provë për vetë akuzën. Mbrojtësit e një populli që u detyrua të provonte fatin e refugjatit të luftës, me fëmijë, gra e burra të çdo moshe, aleatët natyralë të NATO-s dhe njëlloj si europianët e Luftës së Dytë Botërore, mburojë lirie, u vizatuan si kriminelë dhe u arrestuan si banditë. Mbi shqiptarët si komb ra edhe njëherë hija e rëndë e dyshimit se nuk dinë e nuk munden të luftojnë për lirinë, se në thelb raca e tyre lufton për plaçkë, ku krimi, edhe ai më makabri, është mjet që përdoret lehtësisht.

Edhe pse akuza tingëllonte si trillim sensacional, vite të tëra hetimesh, nga organe vendase e të huaja, dhanë zero rezultat e detyruan vetë prokurorinë të tërhiqej nga kjo akuzë, ndërsa kalvari njerëzor dhe politik i komandantëve të Luftës ende vazhdon.

Edi Rama, zëdhënës zëfortë i vullnetit politik të Kuvendit të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, tha pikërisht këtë: shkaku i lig që ka sjellë këtë dramë vazhdon ende të sjellë pasoja. Duke pritur me durim vendimin e drejtësisë, duhet korrigjuar vetë shkaku. Një rezolutë e re që duhet të saktësojë, qartësojë dhe hedhë poshtë përfundimisht shkakun e dikurshëm. Historia nuk mund të rishkruhet dhe viktimat nuk mund të ndrrojnë vendet me xhelatët!

Edi Rama do të ishte në faj përpara shqiptarëve këtej dhe andej kufirit se kështu e detyron Kushtetuta, nëse nuk do ta kishte bërë këtë hap, do të ishte në faj moral e politik, në mëkat njerëzor e qytetar nëse nuk do të ishte aktor në atë të mërkurë europiane në Strasburg.

Ky ishte thelbi i asaj dite të stuhishme, që edhe nëse nuk nxitohemi ta quajmë historike për Shqipërinë, ishte dita kur Shqipëria takoi historinë. Ashtu siç e dikton thelbi i saj europian. Por xhamathyesit e Tiranës nuk e duruan dot formën dhe cilësinë e jashtëzakonshme të fjalës dhe prezantimit të Kryeministrit shqiptar në atë Asamble. Atyre iu erren aq shumë sytë sa atentatuan thelbin e asaj çfarë ndodhi.

Rrugët drejt të vërtetës janë të pafundme dhe shpesh nuk ka një të vërtetë të vetme. Tentoj të mirëkuptoj ligësinë provinciale të shumëkujt që është i gatshëm të largojë një sy nga balli me kusht që kjo maxhorancë të verbohet.

E kuptoj mjaft mirë edhe llogarinë elektorale të atyre që nuk janë në gjendje as të gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin dhe që rreken të gjejnë tek Rama gjithë arsyet e disfatave të tyre politike. Por, përdorimi i patriotizmit fals dhe falspatriotët që janë të gatshëm si kolaboracionistë të ngrohin këdo që ju duket si armik i armikut të tyre, është një mëkat që nuk e shlyen dot as e nesërmja dhe as historia.

I mëshiroj, por nuk më dhimbsen. Thjesht, bashkë me një shumicë dërrmuese të heshtur, këtej dhe andej Morinës, e cila besoi se e mërkura europiane e Shqipërisë ishte ajo që duhej, i refuzoj plotësisht. Sepse po shndërrohen në të ligën që kërkon të na shohë të gjithëve ligsht. Por, dikush duhet t’ua thotë, herët apo vonë, këtyre humbësve serialë, se të urresh Ramën, nuk është arsye për të mos dashur Shqipërinë.

Tags: Elisa Spiropaliramashqiperia

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Bilanc tragjik/Shpërthimi i minierës në Turqi, 40 të vd*kur dhe 11 të plagosur

Bilanc tragjik/Shpërthimi i minierës në Turqi, 40 të vd*kur dhe 11 të plagosur

Bashkëshortja e Sergio Ramos tregon të fshehtën e tyre në shtrat

Bashkëshortja e Sergio Ramos tregon të fshehtën e tyre në shtrat

“Furtunë” në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës

"Furtunë" në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com