Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

GJKKO dënon për shpifje dhe fyerje ish-deputetin, ja gjoba e majme që duhet të paguajë

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
GJKKO dënon për shpifje dhe fyerje ish-deputetin, ja gjoba e majme që duhet të paguajë

Apeli GJKKO ka dënuar ish-deputetin Artur Roshi me një gjobë totale prej 800 mijë lekësh, për shpifje dhe fyerje. Mësohet se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi caktimin e një mase administrative prej 8 milionësh, që duhet të paguajë ndaj shtetasit Ardit Cikuli, pasi ka shpifur në drejtim të këtij të fundit. Konflikti mes Roshit dhe Cikulit nisi pasi ky i fundit e denoncoi se po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.

Paratë Roshi duhet t’ia japë Ardit Cikulit, drejtor i një banke të nivelit të dytë i cili e kallëzoi për shpifje. Gjobën, Roshi mund ta paguajë me këste, 25 mijë lekë për 32 muaj. Vetë Roshi e konsideron vendimin e gjykatës të ndikuar politikisht. Në një prononcim për “FaxNews”, ai shprehet se ky sulm politik vinte pasi ishte ulur në tryezë me ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të bashkëpunimit për zgjedhjet vendore. Ai shtoi se do ta ankimonte vendimin.

Njoftimi i gjykatës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 13.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 51 akti, datë 13.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesi/i akuzuari A.R. si dhe nga ankuesi/viktima akuzuese A.C., kundër vendimit nr. 16, datë 01.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal, lidhur me publikimin në profilin e tij në facebook të datës 17.05.2020, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
2. Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120/1 i Kodit Penal, në dëm të viktimës akuzuese A.C., në lidhje me e-mail-in e datës 19.05.2020, dërguar në adresën e Drejtorisë Qendrore të {…} Bank, dhe dënimin e tij me 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

  1. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 16, datë 01.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket deklarimit fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale të “Shpifjes”, parashikuar nga paragrafi 1 i nenit 120 të Kodit Penal.
– Ndryshimin e vendimit si vijon:
– Dënimin e të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifje”, sipas paragrafit 1 i nenit 120 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.
– Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, sipas paragrafit 2 të nenit 119 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.
– Në bashkim të dënimeve, caktohet një dënim i vetëm në masën 800.000 (tetëqind mijë) lekë gjobë, e cila të paguhet me këst 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj në afatin 32 (tridhjetë e dy) muaj.
– Shpenzimet gjyqësore në masën 245.700 (dyqind e dyzetë e pesë mijë e shtatëqind) lekë i ngarkohen të akuzuarit A.R.

Tags: Apeli GJKKOArtur Roshifyerjeshpifje

TË LIDHURA

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

09:23 | 13/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit
Aktualitet

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025
Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 mln euro të fshehura në dy vite
Aktualitet

Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 mln euro të fshehura në dy vite

21:07 | 12/08/2025
Next Post
Bashkimi i vetëm e i vërtetë i opozitës që shpëton vendin

Bashkimi i vetëm e i vërtetë i opozitës që shpëton vendin

Putin propozon qendër të re evropiane të gazit në Turqi

Putin propozon qendër të re evropiane të gazit në Turqi

“Perëndimit nuk do t’i mbarojnë a*mët për Ukrainën”

“Perëndimit nuk do t'i mbarojnë a*mët për Ukrainën”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin në prag të takimit të tij me Putinin
Bota

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin në prag të takimit të tij me Putinin

by mirseda
09:31 | 13/08/2025
0

Udhëheqësit e Evropës dhe Ukrainës do të flasin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në...

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

09:23 | 13/08/2025
Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

09:21 | 13/08/2025
Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

22:37 | 12/08/2025
Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com