Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e sotme në Klos, ku është vrarë një 17-vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.
Nga burime jo zyrtare mësohet se sherri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin.
Të njëjtat burime shtojnë se për fat të keq është vrarë një 17-vjeçar, ndërsa i ati i tij është në gjendje të rëndë në spital.
Nuk dihen ende detajet si ka ndodhur krimi, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Fillimisht raportohet se ngjarja ka ndodhur para një lokali, në kohën kur nxënësit e një shkolle aty pranë ishin duke dalë nga shklolla.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë, teksa ende nuk janë bërë të ditura detajet nga ngjarja e rëndë.