Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

E vetmja gjë që nuk do Berisha është “bashkimi” i opozitës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha paralajmëron protesta të fuqishme deri në rrëzimin e qeverisë

Nga: Mero Baze

Debati për “bashkimin” e dy PD para zgjedhjeve nën udhëheqjen e Berishës ka filluar të përballet me reaksionin e disa prej figurave të Berishës në “Foltore” të cilët vërtet zbulojnë objektivin e vërtet të Berishës, i cili nuk ka në mendje “bashkimin” por gjunjëzimin e PD zyrtare që e ka refuzuar deri tani me një shumicë parlamentare.

Sulmet ndaj Alibej apo Gazmend Bardhit duke pasur gjithmonë në sfond Lulzim Bashën nga disa personazhe grotesk të “Foltores”, në fakt duan të nxitojnë për të frenuar lidershipin e PD të përfshihet në këtë proces, pasi realisht Berisha kërkon gjunjëzimin e tyre dhe jo ndonjë proces bashkimi.

Berisha është i qartë se procesi i Bashkimit real të PD, kërkon largimin e tij dhe ai është e vetmja gjë që nuk do. Ai do të flas për “bashkimin” me qëllim që të tërheq një numër të madh deputetësh në anën e vet, para se Gjykata e Tiranës të marr vendim për legjitimitetin e PD.

Incidentet e provokuara prej tij, synojnë vetëm ndryshimin e balancës dhe krijimin e një shumice pro Berishës në grup parlamentar. Është një nga përpjekjet e tij të shumta njëvjeçare të pasuksesshme deri më sot, përfshi dhe sulmin e dhunshëm të 8 janarit në selinë e PD.

Bashkimi i demokratëve nuk është një proces që mund ta udhëheq Berisha për të cilin janë ndarë. Bashkimi i opozitës bëhet duke u përjashtuar ai nga drejtimi dhe duke krijuar një institucion që i bashkon demokratet dhe i çon drejt zgjedhjeje të reja brenda PD.

Ky që po tenton të bëj Berisha është një proces “diferencimi” për të tërhequr në anën e vet, njerëz “pa shumë krime” në mbrojtje të Lulzim Bashës. Nuk është se i duhen për të ardhmen, por i duhen sa për të kaluar këtë krizën e pakicës që po e mund prej një viti.

Ndaj dhe po bëhet kaq shumë kujdes që të mos vihen kushte për bashkimin, pasi krye kushti i bashkimit është largimi i përçarësit Sali Berisha. Pra nëse ka ndonjë gjë që është e gjitha kundër Berishës është bashkimi real i opozitës. Ndaj duhet bërë kujdes kur përdoret kjo fjalë. Nuk ka lidhje me këtë proces.

Ky është proces gjunjëzimi i kundërshtarëve të Berishës dhe diferencimi brenda tyre. Pra është një thellim i përçarjes dhe i luftës së nisur më 9 Shtator të vitit të shkuar për të gjunjëzuar PD para Berishës dhe jo një proces bashkimi që natyrisht do kërkonte largimin e Berishës. Dhe gjunjëzimi i PD i duhet para vendimit të Gjykatës, jo para zgjedhjeve se zgjedhjet janë ende muaj larg.

Tags: Berishamero bazeopozita

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Merret peng për disa orë një 15-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër

Merret peng për disa orë një 15-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër

Letra e panjohur e Kadri Hazbiut për Enver Hoxhën

Letra e panjohur e Kadri Hazbiut për Enver Hoxhën

Rithemelimi denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës, Boçi: 741 milion lekë për pastrim të territorit

Rithemelimi denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës, Boçi: 741 milion lekë për pastrim të territorit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…
Politikë

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

by mirseda
13:50 | 05/12/2025
0

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të...

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

13:14 | 05/12/2025
Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

12:28 | 05/12/2025
Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

12:18 | 05/12/2025
Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

12:16 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com