Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përse u largua Gledis Nano? Eksperti i kriminalistikës: Brenda policisë ka shumë “brryla”

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke komentuar largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tha se në polici ka intriga dhe “brryla”. E sipas tij, Nano ishte viktimë e tyre. Ai dha një deklaratë të fortë duke cituar se struktura të caktuara të policisë punojnë me dy paga; nga njëra anë në shtet nga ana tjetër nga krimi. Teksa ka qenë i ftuar në “Log” në Abc, eksperti i kriminalistikës tha se Nano i ka kërkuar SPAK-ut hetimin e policëve që merrnin para nga krimi, por sot nuk dihet ende se çfarë është bërë me këto hetime. Po sipas tij, Shqipëria ka policë të certifikuar, por ka edhe shumë të tjerë që flenë me krimin e organizuar.

“Çështja e Gledis Nanos është çështje politike, jo teknike. Për deklaratën që ka dhënë në median franceze, e kam kritikuar drejtpërdrejtë, duke i thënë nuk e kishe ti të drejtën që të thoshe që është dekonspiruar operacioni. Struktura të caktuara të policisë punojnë me dy paga.

Nga njëra anë në shtet nga ana tjetër nga krimi. Në këtë studio unë kam folur me metaforë dhe thashë se mos do kontrollojnë nja dy banesa, që do të nxjerrin emrat e policëve. Para se të largohej Nano, ka çuar një shkresë në SPAK, ku janë përmendur disa nga gjërat, dhe ai ka kërkuar hetim për disa punonjës të Policisë së Shtetit që paguheshin nga krimi i organizuar.

Ajo shkresë është një “Kuti Pandore”, tregon se ai ka patur një dedikim shumë të madh në luftën kundër korrupsionit që nuk duhet ta bënte vetëm ai. Ne kemi 100 policë të certifikuar, por kemi shumë të tjerë që flenë me krimin e organizuar. Duhet të funksionojë Vettingu i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit.

Tani vjen në krye të AMP-së dikush që të gjithë e dimë si është larguar, dosjen e parë që kërkoi ishte dosja e tij, por aty ai do të shohë se kush e ka hetuar.

Ushtria shqiptare është shumë më solide, kurse në Policinë e Shtetit ka shumë brryla, dhe ikja e Gledis Nanos është një nga këto arsye”, tha Karamuço.

Tags: Eksperti i kriminalistikësErvin KaramuçoGledis Nano

TË LIDHURA

Aktualitet

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Politikë

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026
Next Post

5 ditë para ditëlindjes së saj të 97, ndahet nga jeta aktorja e njohur

Meta mjeshtër i përmbysjes së disavantazheve politike

"Hëna është krijuar në pak orë"







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

by mirseda
21:26 | 09/06/2026
0

Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, në maj 2025 shkruam historinë

21:00 | 09/06/2026

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

20:38 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com