gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha bëri një opozitë ashtu siç e donte Edi Rama

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama tha se nuk dinte kush ishte opozita, nxehet Berisha: Mohimi, forma ekstreme e lepurit në bark

Nga: Mero Baze

Në përpjekje për të justifikuar degradimin e opozitës nga shtatori i vitit të kaluar, Sali Berisha po përpiqet përmes propagandueseve të vet, por sidomos duke e përsëritur vet me zë të lartë, se prej një viti ai ka forcuar opozitën. Herë pas here si zë i dytë, këtë e thotë dhe Meta/Metaj.

Miti se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, opozita është forcuar dhe është bërë më efiçente, është ndoshta gënjeshtra më e madhe politike e këtyre 32 viteve pluralizëm.

Pas shtatorit të vitit të kaluar, opozita filloi procesin e ndarjes dhe degradimit të saj dhe jo procesin e forcimit. Beteja personale e Sali Berishës për të përdorur Partinë Demokratike si bunker për të mbrojtur kokën e vet dhe familjes akuzuar për korrupsion, e degradoi Partinë Demokratike nga pikëpamja politike, nga pikëpamja elektorale dhe në fund dhe nga imazhi publik i saj.

Politikisht PD për herë të parë në historinë e saj u nda në dy rryma, njëra prej të cilave, ajo që pretendon se është më e fortë, është tashmë zyrtarisht një parti antiperëndimore dhe sidomos antiamerikane. Pra të marrësh partinë e parë antikomuniste properëndimore të Shqipërisë dhe një copë të saj ta kthesh në repart taliban antiamerikan e pastaj të thuash u forcua, meqë ka në mendje që talibanët janë të fortë, është një marrëzi.

Ndarja në dy rryma e Partisë Demokratike, është zhvillimi më dramatik i asaj partie, pasi janë dy rryma që nuk do të takohen më kurrë gjithë jetën. Gjithmonë tani e tutje në të djathtën shqiptare, sa të jetë gjallë Sali Berisha, por edhe derisa familjarët e tij të kenë nën kontroll PD, do të ekzistojnë dy ideologji politike, ajo properëndimore e Partisë Demokratike zyrtare dhe ajo antiamerikanë e grupit të Sali Berishës. Kjo është goditja më e madhe politike që i ka dhënë Sali Berisha asaj partie, goditje që nuk ka mundur t’ia japë dot asnjë figurë apo trashëgimtar i komunizmit në Shqipëri, që nga Ramiz Alia e deri tek mbesa e Beqirit në ditët e sotme.

Pas 9 shtatorit PD u shkatërrua edhe nga pikëpamja elektorale. Testi i 6 marsit të këtij viti, edhe pse është një test i zhvilluar në 6 bashki që janë thuajse të gjitha të favorizuara të PD, treguan se fraksioni i Berishës mbijetoi vetëm në Shkodër, dhe aty me ndihmën e fshehtë të Partisë Socialiste, dhe asgjësoi opozitën në gjithë Shqipërinë. Ai është ilustrimi konkret se opozita nuk ja del dot pas daljes në skenë të Sali Berishës. Ai e ka shkatërruar atë dhe nga pikëpamja elektorale. Prej 6 marsit deri më sot, hendeku është thelluar edhe më .

Por shkatërrimi më i madh i opozitës, i ka ndodhur në imazh. Skenat epike të 8 janarit, ku gladiatorët e Berishës u ngjiteshin mureve të SHQUP me shtiza në duar për të vrarë armikun brenda kështjellës dhe pamja e shkatërruar e Sali Berishës pasi nuk mori dot kalanë, është një imazh që do përsëritet sa herë ai të kërkojë pushtet, për të treguar se një njeri që shkatërron partinë e tij, nuk mund t’i dhimbset Shqipëria. Ai është inçesti më i madh që një politikan ka bërë në familjen tij politike.

Pas atij gjesti, opozita shqiptare u bë tripolare, ku në një anë është grupi i Luzim Bashës, përballë tij grupi i Sali Berishës dhe mes tyre grupi i Ilir Metës që kërkon tu vërë gjoba të dy palëve për shkak të gjendjes së tyre.

Kjo nuk e ka bërë Shqipërinë një vend me opozitë të fortë, por një vend pa opozitë. Të gjithë ata që këmbëngulin se Berisha ka forcuar opozitën ose tallen me Sali Berishën, meqë e quajnë burrë në moshë që nuk kupton më gjë, ose duan të tallen me demokratët të cilët të mbetur pa shpresë u kanë ngelur vetëm fjalët e mira për të dëgjuar.

Opozita me Sali Berishën është përçarë përfundimisht, është bërë më e dobët, me pabashkueshme, më pak elektorale dhe mbi të gjitha me një imazh të tmerrshëm pasi kërkon të riciklojë dy figura që kanë 30 vjet që sundojnë në politikën shqiptare, si hajdut pasurish, hajdut votash dhe vrasës: Sali Berishën dhe Ilir Meta/Metaj.

Sali Berisha dhe Ilir Meta/Metaj nuk harrojnë të thonë vazhdimisht se Lulzim Basha ishte një njeri i Edi Ramës në opozitë. Në fakt nëse dikush e bëri opozitën siç e deshte Edi Rama ai është Sali Berisha dhe Ilir Meta/Metaj. Kjo është një opozitë ashtu siç i duhet atij. I vetmi që është forcuar nga kjo opozitë është vetëm Edi Rama. Dhe fatkeqësisht dhe këtë e ka dhuratë nga Berisha, pa ndonjë kontribut të vetin.

Tags: Berishamero bazeMeta

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Putini është një terrorist që flet me raketa!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Putini është një terrorist që flet me raketa!

B*mbardime masive në Ukrainë, Lviv pa energji

B*mbardime masive në Ukrainë, Lviv pa energji

Metroja e Kievit pezullon trenat pas sulmeve me raketa

Metroja e Kievit pezullon trenat pas sulmeve me raketa







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
23:02 | 25/03/2026
0

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e...

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

22:53 | 25/03/2026
Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

22:53 | 25/03/2026
Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com