Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama në Pragë: Ideja e Komunitetit të mos prekë anëtarësimin

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama në Pragë: Ideja e Komunitetit të mos prekë anëtarësimin

Megasamiti europian mund të konsiderohet i suksesshëm. Në takimin e parë të Komunitetit Politik Europian, KPE ku morën pjesë 44 vende europiane, Edi Rama mbështeti KPE, por kërkoi që ai të mos prekë anëtarësimin.

Takimi i madh i familjes paneuropiane në Kështjellën e Pragës ishte ide e presidentit francez, Emmanual Macron, i cili në fund u shpreh  i kënaqur me takimin themelues të Komunitetit Politik Europian: nga aty u dërgua një mesazh uniteti dhe mbështetje për Ukrainën, disa krerë shtetesh u takuan për herë të parë pas disa vitesh, dhe pati përpjekje që konfliktet rajonale të trajtohen në takime bilaterale. “Luftërat civile janë sëmundjet e fëmijëve të Europës dhe duke krijuar këtë komunitet ne përpiqemi t’i tejkalojmë ato.

Takimi i KPE ishte një triumf i artit të diplomacisë dhe strategjisë së zgjuar të organizatores, presidencës çeke, që pengoi kështu monologje pa fund, shpërthime të hapura të armiqësive apo dominancë të vendeve të BE. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mori pjesë në samit përmes një mesazhi me video. “Rusia ka një politikë: luftë kundër Ukrainës, kundër Europës, kundër botës”, tha Zelensky dhe drejtoi një lutje tek krerët e qeverive të mbledhura të bëjnë çdo gjë për të përfunduar luftën. Zelensky kërkoi më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë ndihmë ushtarake dhe garanci sigurie derisa vendi i tij të bëhet anëtar i NATO-s.

Kryeministri Edi Rama hapi samitin

Samitin e hapi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ra në sy me kravatën shumënngjyrëshe. Ai prezantoi qëndrimin e homologeve dhe homologëve europianë në lidhje me Rusinë dhe krizën energjitike. Më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qëndrimet e tij i kishte prezantuar së bashku me kryeministrin holandez, Mark Rutte në një platformë të internetit, “Politico”. “Është fakt që agresioni i paprovokuar i Rusisë na detyron të rimendojmë bazat e kontinentit tonë dhe si të mbrojmë demokracinë dhe vlerat tona të përbashkëta”, tha Rama. Për këtë kemi nevojë për një përgjigje të fortë, të qëndrueshme dhe të unifikuar të europianëve.”

Shqipëria, një kandidate prej vitesh në dhomën e pritjes së BE e ka përshëndetur formatin e ri të Komunitetit Poitik Europian. “Ky është një vend, ku të gjitha shtetet demokratike mund të diskutojnë shqetësimet e sfidat tyre dhe të kërkojnë përgjigje për këtë”, ka thënë Edi Rama në Pragë. Por e gjitha kjo nuk duhet të prekë procesin e strukturuar të anëtarësimit të vendeve kandidate në BE. /DW

Tags: anetaresimibePragerama

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Fëmija 3 vjeç rrëzohet në kopsht, dërgohet me urgjencë në spital

Fëmija 3 vjeç rrëzohet në kopsht, dërgohet me urgjencë në spital

Alimehmeti kandidat për kryetar Bashkie? Ja si qëndron e vërteta

Alimehmeti kandidat për kryetar Bashkie? Ja si qëndron e vërteta

Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com