Gjatë puntatës së djeshme në “Për’puthen”, pati një përplasje të fortë mes dy opinionistëve, Arjan Konomi dhe Neda Balluku, ku situata degradoi deri në ofendime. Dy opinionistët u përplasën me njëri-tjetrin, pikërisht për rininë shqiptare. Debati degradoi deri në ofendime, ku më pas ndërhyri moderatorja Ori Nebiaj për të shuar gjakrat.
Pjesë nga debati:
Neda: Fjalia e parë që the në emision ishte “Ku e gjetët”? Më gjetën o zotëri. Më gjetën aty ku humbe ti
Arjani: Unë e thashë për batutë. Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.
Neda: Ishte batutë? Bëje si burrat dhe…
Arjani: Kjo e paska me mua…Meqë po e zgjat dhe nuk je e vetëdijshme për atë që the…
Neda: E ke tipike këtë që thua ti, sepse gocat për ty ose kanë probleme me veten, ose nuk janë të ndërgjegjshme
Arjani: Pate pafytyrësinë më të madhe javën e kaluar ku më the se këta janë rinia e televizionit e jo rinia e Tik-Tok. Po unë njoh rininë e Tik-Tok, rininë e televizionit, rininë e rrugës, rininë e dështuar, rininë e suksesshme. I njoh të gjithë. Ti që më vjen nga Big Brother, më vjen këtu mua e më tregon rininë. E kupton se çfarë kurajo të pacipë që ke ti…
Neda: Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja, ik bëj.