Si shumë liderë botërorë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka dhënë një mesazh në Ditën Botërore të Gjuhëve të Shenjave, si pjesë e Fushatës “Global Leaders Challenge”, në promovim e të drejtave të njerëzve që nuk dëgjojnë.
“Gjuhët e Shenjave na bashkojnë”, është mesazhi që ministrja Kushi jep në një videomesazh ‘në heshtje’, vetëm me gjuhën e shenjave.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave iu bashkova fushatës për të rritur ndërgjegjësimin për më shumë solidaritet dhe mbështetje për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.