Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “News24” tregoi detaje nga vizita e tij në SHBA. Me fokus tek sulmet kibernetike, ai tha se Irani fshihet pas. Duke bërë një bilanc të Bashkinë e Tiranës, ai tha se ndërprerja e shërbimeve në këtë Bashki në korrik-gusht, licencat, taksat, shërbime që janë dizajnuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, do të thotë se ne u penalizuam. Irani ishte pas atij veprimi, dhe për sulmin që patëm në sistemin TIMS. Veliaj tha se me dy muaj ndërprerje të shërbimeve digjitale, humbi 20% të ardhura. Fillimisht kanë qenë agjent të FBI-së që ndihmuan për të sjellë sisteme të tjera, në të njëjtën kohë pohoi se duhen sisteme parandaluese për të paraprirë çdo situate.
“Kemi pasur disa grupe që përfaqësojnë shtetin tonë në SHBA. Ka qenë zonja Spiropali, dhe një panel deputetësh të majtë e të djathtë, por dhe forume të tjera. Ne kemi disa çështje që ndjekim, dhe me Bankën Botërore, ku Tirana është partnere. Shfrytëzuam këtë mundësi. Ka pasur interes jo vetëm për sulmet kibernetike, por dhe për rolin e Tiranës ku Shqipëria të jetë vend mikpritës për shumë përfaqësues të shumë sferave.
Rolin e Shqipërisë që ka si anëtar i Këshillit të Sigurimit. Vërtetë mund të jetë 28 mijë metra katrorë, por Shqipëria ka mundësi. Aleanca vjen me sfida. Sot kemi bërë një bilanc në Bashkinë e Tiranës, ku ndërprerja e shërbimeve në këtë Bashki në korrik-gusht, licencat, taksat, shërbime që janë dizajnuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, do të thotë se ne u penalizuam. Qartazi Irani ishte pas sulmit.
Sot siç folëm dhe në konferencën e paradites, Irani ishte pas atij veprimi, dhe për sulmin që patëm në sistemin TIMS. Kjo Shqipëri që është aleate besnike, meriton mbështetje. Ishte përpjekje për të sensibilizuar. Me miq të tillë Shqipëria s’do të jetë kurrë vetëm. Që të sigurohemi që sulmet s’do jenë të përmuajshme, Bashkia e Tiranës humbi 2 muaj të ardhura nga sulmi.
Dy muaj, duke menduar se janari dhe dhjetori janë ‘muaj të vdekur’ janë 1/5 e të ardhurave të Bashkisë. 20 % të ardhura të munguara. Na duhet mbështetje. Fillimisht kanë qenë agjent të FBI-së që ndihmuan për të sjellë sisteme të tjera. Por na duhen sisteme parandaluese për të paraprirë çdo situate”, tha Veliaj.