Hakerat të cilët sulmuan sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit të vitit 2017. Në të thuhej se pas disa hetimeve ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte Partinë Demokratike. Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.
Një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova u vunë nën hetim në vitin 2017, pasi u akuzuan se do të përgatisnin një sulm për të ekzekutuar në atë kohë, liderin e opozitës Lulzim Basha.
Nën hetim për atentatin e mundshëm ndaj Lulzim Bashës ishin:
A.M., i datëlindjes 20.12.1959, banues në Rr.”Pançe Poposki”, Gostivar. Prej vitit 1998 është punonjës i policisë së Gostivarit në sektorin për krim dhe teknik/ Policisë Shkencore. Është person i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili është i gatshëm të bëj gjithçka për para.
A.Y., i datëlindjes 27.08.1981 nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japani”. Praktikant radikal i fesë islame, ish-luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë. Është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë, së bashku me shtetasin Alban Kelmendi nga Ferizaj, Kujtim Kurti nga Gjakova dhe Kushtrim Rama, nga Rashkoci i Gjakovës.
F.G., i datëlindjes 21.06.196, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj A.M nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.
Së fundmi janë publikuar detajet të reja lidhur me këtë indicie për një sulm të mundshëm për eliminimin fizik të Lulzim Bashës. Megjithatë pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore, ata rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua. Hetimi ka nisur në prill të vitit 2017, pas një kërkese nga njësia e Antiterrorit.