Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Biden paralajmëron Putinin që të mos përdorë a*më bërthamore

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Biden: Demokracia amerikane rrezikohet nga Trumpi dhe mbështetësit e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë kimike apo armë taktike bërthamore në luftën në Ukrainë. Gjatë një interviste për CBS News, Biden tha se veprime të tilla “do të ndryshonin luftën, ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Presidenti amerikan nuk tregoi se cila do të ishte përgjigja e SHBA-së, nëse përdoren armë të tilla. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në gatishmëri “speciale” forcat bërthamore ruse pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Ai u ka thënë shefave të tij të ushtrisë se kjo masë është ndërmarrë për shkak të “deklaratave agresive” nga Perëndimi.

Armët bërthamore ekzistojnë qe 80 vjet dhe shumë shtete i shohin ato si mjet që garantojnë sigurinë e tyre kombëtare.

Sipas Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia vlerësohet se ka rreth 5.977 koka bërthamore. Megjithatë, ka pak gjasa që Moska synon të përdorë armë të tilla.

Armët taktike bërthamore janë ato armë që mund të përdoren për distanca relativisht të shkurt. Ndërkaq, armët “strategjike” bërthamore mund të lëshohen në distanca shumë të gjata.

Në intervistën për CBS, Biden u pyet se çfarë do t’i thoshte presidentit Putin nëse ai e shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë. “Mos e bëj”, u përgjigj presidenti Biden.

Presidenti amerikan po ashtu u pyet se cilat do të ishin pasojat nëse Putin do të përdorte armë të tilla.

“Mendoni se do t’iu tregoja nëse do ta dija saktësisht se çfarë do të ndodhte? Natyrisht se nuk do t’iu tregoj. Një gjë e tillë do të kishte pasoja”, u përgjigj Biden.

Ai shtoi se përdorimi i armëve të tilla do ta bënin situatën në botë “më të tmerrshme” sesa ka qenë ndonjëherë dhe shtoi se “varësisht nga përmasat e veprimeve të tyre do të përcaktohej edhe reagimi që do të pasonte”.

Pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sikurse Kremlini ka shpresuar. Në ditët e fundit, Ukraina ka thënë se ka rimarrë mbi 8.000 kilometra të territorit në rajonin verilindor të Harkivit.

Por, pavarësisht sukseseve të Ukrainës, Putin ka insistuar se kjo kundërofensivë e Kievit nuk do të ndalë planet e Moskës për të vazhduar luftën e saj në lindje të vendit. /evropaelire

Tags: Joe BidenPresidenti i Shteteve të Bashkuaraputinrusia

TË LIDHURA

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?
Bota

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

09:54 | 10/06/2025
“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban
Bota

“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

08:21 | 10/06/2025
Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken
Bota

Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken

20:56 | 09/06/2025
Next Post
Arrestohet konkurrentja e “It’s my home”, dyshohet se sulmoi një polic

Arrestohet konkurrentja e “It’s my home”, dyshohet se sulmoi një polic

“Libri ka erotizëm të tepërt dhe skena s*ksuale”, urdhri i Ramiz Alisë për romanin e Petro Markos

“Libri ka erotizëm të tepërt dhe skena s*ksuale”, urdhri i Ramiz Alisë për romanin e Petro Markos

Ekzekutohet 19-vjeçari në Shkodër, motori dhe p*stoleta gjenden 500 m larg vendngjarjes

Ekzekutohet 19-vjeçari në Shkodër, motori dhe p*stoleta gjenden 500 m larg vendngjarjes

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Mario Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë, lojtarët janë gati
Sport

Mario Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë, lojtarët janë gati

by mirseda
10:31 | 10/06/2025
0

Shqipëria barazoi ndaj Serbisë para pak ditësh, ndërsa këtë të martë, kuqezinjtë sfidojnë Letoninë në Riga. Mbrojtësi...

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

09:54 | 10/06/2025
Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura

Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura

09:11 | 10/06/2025
“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

09:02 | 10/06/2025
“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

08:21 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com