bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24mobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetmaltbahisroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetjojobetpusulabetpusulabetcasinoperjojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabetrulet siteleritaraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelerbahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetvenombetpusulabetsekabetmatbetimajbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwoonjojobetjojobetperabetjojobetjojobetcasibomkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse sot merren me Lulin e jo me Sorosin?!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Skënder Minxhozi

Ajo pjesë e Partisë Demokratike që identifikohet me Sali Berishën, ka hyrë në një garë të brendshme këto orë, për të bërë të paditurin në lidhje me fondet ruse që SHBA tha se kjo forcë politike ka marrë kur drejtohej nga Lulzim Basha. Një tufë burrash plot grada e spaleta në karrierë, po pranojnë të vetëquhen të mashtruar nga ai që e kanë cilësuar si të paaftë e dështak, më mirë sesa të hyjnë në syrin e ciklonit të SHBA për fondet ruse.

Ndoka e quan skuth, Ristani thotë se i besoi pa ditur ‘qëllimet e mbrapshta’, Berisha i cili dikur garantonte se akuzat ishin pjellë e komplotit të Soros sot kërkon hetim brenda partisë për paratë ruse. Një gjë i bashkon tashmë të gjithë: fakti që paratë ruse kanë bërë pis Partinë Demokratike. Duke marrë (çuditërisht) për të mirëqenë atë që thotë Departamenti i Shtetit.

Lulzim Basha duket tashmë si një magjistar që paska tranzituar nën hundën e të gjithëve paret e Putinit. Edhe David Koperfildi i famshëm do ta kishte zili këtë lloj iluzioni optik. Ish-kryetari i paska mashtruar të gjithë dhe ata po e kuptojnë vetëm sot, kur foli Zeri i Amerikës! Në lëmshin e ngjarjeve shqiptare kjo nuk është pirueta më e shëmtuar, gjithsesi shijen ta le të dhidhur.

Edhe ata që deri dje e duartrokisnin Lulzim Bashën, e dinë që s’mund të mbajnë mbi shpinë dy beteja publike me Amerikën. Pas shpalljes non grata të Berishës, për të cilën një pjesë e lidershipit të PD u rreshtua fort kundër Uashingtonit, koka e Lulzim Bashës vlen shumë pak për t’ju futur një tjetër përplasjeje me amerikanët. Ky turravrap për të ikur nga Lulzim Basha dhe baltosja e tij me fonde ruse, shënon një gjest të pritshëm për një forcë politike që ka një llogari të hapur me SHBA e që nuk di si a menaxhojë.

Lulzim Basha sot është jetimi më i famshëm i politikës shqiptare. Mbi të mund të hedhësh akuza, përbaltje e mallkime sa të duash. Arsyeja? Fare e thjeshtë: vlen zero politikisht! Përkrahësit e Berishës, që të gjithë persona me pushtet në PD-në e nëntë viteve të fundit të cilët e kanë mbrojtur Bashën me mish e me shpirt, sot kanë luksin që t’i përkrahin amerikanët pikërisht aty ku deri tani i kanë sfiduar: tek akuzat që SHBA kanë hedhur ndaj elitës drejtuese të partisë.

Noka, Paloka, Ristani e të tjerët nuk merakosen fare që përdorin dy standarte kur është fjala për akuzat që vijnë nga amerikanët. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!

Tags: Berishalulzim bashaPDskender Minxhozi

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Rama e pranon publikisht: Gledis Nanos iu kërkua dorëheqja

Gjermani/Së shpejti buka dhjetë euro?

Tentoi të prekte arkivolin e Mbretëreshës, policia hidhet në sulm (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

EMRAT/ 6 bandat më të rrezikshme shqiptare

15:46 | 26/12/2019




TË FUNDIT

Bota

Kuvajti: Mbrojtja ajrore zmbraps sulme me dronë. Sirena alarmi edhe në Bahrein

by mirseda
09:20 | 20/07/2026
0

Ushtria e Kuvajtit njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për t’iu përgjigjur kërcënimeve me dronë....

Java nis me temperatura të larta, ja sa parashikohet të shënojë termometri sot

09:08 | 20/07/2026

Flakët rrezikuan të përhapen drejt dy fshatrave, shuhet zjarri në Odrie të Gjirokastrës

08:58 | 20/07/2026

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

22:38 | 18/07/2026

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com