Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK në vendnumëro në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SPAK në vendnumëro në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u themelua në dhjetor të vitit 2019 me qëllim hetimin e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimin e organizuar.

SPAK së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH, përbëjnë një strukturë të posaçme e cila disponon gjithë kompetencat dhe instrumentet për të përmbyllur hetimet pa nevojën e institucioneve të tjera ligjzbatuese. Megjithatë, afro tre vite pas fillimit të funksionimit të kësaj prokurorie, një pjesë e çështjeve të rëndësishme të korrupsionit në nivelet e larta flenë në sirtare prej më shumë se dy vitesh, pa pasur ende autorë konkret dhe duke sjellë parashkrimin e veprave penale.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi tregojnë se dosjet e nxehta të SPAK mbeten të bllokuara në fazën e hetimeve paraprake, pa autorë të ndjekur penalisht.

Mungesa e efikasitetit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngre dyshime jo vetëm për mbarëvajten e hetimeve por edhe pikëpyetje mbi vullnetin e prokurorisë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të lartë të qeverisjes.

Sipas indeksit vjetor të perceptimit të korrupsionit të publikuara nga organizata ‘Transparency International’, Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptura në Europë, duke u rankuar e 110 nga 180 vende në vitin 2021.

Pak javë pas themelimit të SPAK, më 23 dhjetor 2019, “Nisma Thurje” depozitoi një kallëzim penal duke kërkuar hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kishin nënshkruar kontratën koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD.

Në kallëzim ngriheshin dyshime se zyrtarët publikë të përfshirë në këtë kontratë koncesionare kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, kanë shpërdoruar detyrën, se kanë kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha.

Bazuar në këtë denoncim, SPAK regjistroi në vitin 2020 procedim penal, por sipas një përgjigje me shkrim që kjo prokurori i ktheu BIRN më datë 9 shtator 2022, nuk ka ende asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim. SPAK shpjegon se çështja vijon të jetë ende në fazën e hetimeve paraprake.

Kjo zvarritje në hetim ka sjellë parashkrimin e veprës penale, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, duke shmangur nga përgjegjësia zyrtarët që kanë shkelur ligjin.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani asokohe e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Të njëjtin fat kanë edhe çështje të tjera. SPAK bënë me dije se procedimi penal i regjistruar po në vitin 2020 lidhur me aferën e koncesionit për incineratorin e Tiranës, është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe se deri më tani nuk asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim.

Qeveria ka dhënë tre koncesione me vlerë qindramilionë euro për ndërtimin e incineratorëve dhe për menaxhimin e fushave të depozitimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Të treja kompanitë duket se janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Por, ndryshe nga rastet e hetimeve të kryera për incineratorin e Elbasanit dhe atij të Fierit kur janë identifikuar persona përgjegjës, të cilët disa janë ndaluar ose shpallur në kërkim, SPAK nuk ka ende një emër konkret për atë të Tiranës.

Në kuadër të hetimeve për incineratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi ndalimin e ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që u pranua dhe nga gjykata respektive duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021.

Më 1 mars 2022 u ndalua edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili në kohën e nënshkrimit të kontratave koncesionare ushtronte funksionin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Koka dhe Bllako akuzohen se kanë favorizuar kompanitë konçesionare të ndërtimit të incineratorëve në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

Nën akuzë për shpërdorim u proceduan edhe anëtarët e komisionit të koncesinit të incineratorit të Fierit, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi. Sipas prokurorisë, këta shtetas, në bashkëpunim me Bllakon dhe Kokën, kanë shkelur ligjin për Partneritetin Publik Privat për të favorizuar kompaninë Integrated Technology Services, e cila fitoi koncesionin.

Administratorët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në arrati pasi SPAK ka lëshuar urdhër-ndalimi edhe ndaj tyre.

Lidhur me procedimet penale për incineratorin e Elbasanit dhe të Fierit, SPAK njofton se nuk ka ende një vendimmarrje përfundimtare.

Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur autor as për çështjen e denoncuar në vitin 2022 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH ndaj 8 zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për dy nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO për shkeljet e dyshuara në lidhje me kontratën e partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik, si dhe për një tender të zhvilluar gjatë pandemisë së COVID-19.

Sipas KLSH, dhjetë zyrtarët u kallëzuan për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Megjithëse KLSH ka kallëzuar persona konket, SPAK shprehet se hetimi është fazën paraprake dhe se nuk ka asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim.

SPAK ka regjistruar procedim penal për “shpërdorim detyre” në vitin 2022 për punimet që po kryhen prej Bashkisë së Tiranës në gjimnazin “Sami Frashëri”. Edhe në këtë rast Prokuroria e Posaçme thotë se nuk ka gjetur ndonjë përgjegjës dhe se hetimi është në fazën paraprake.

Projekti i rindërtimit të kësaj shkolle për shkak të dëmeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u prezantua në qershor të vitit 2020, kur kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi se shkolla do të jetë më e madhe dhe më e bukur.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story” nga Nju Jorku në muajin maj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se SPAK po hetonte një ‘wc’ provizore në këtë shkollë. Veliaj shprehu mendimin e tij se prokuroria do të dilte në konkluzione se nuk ka abuzime./ Reporter.al

Tags: hetimeProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSPAKzyrtaret

TË LIDHURA

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident
Aktualitet

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

22:42 | 12/09/2025
Dimal Basha uron Niko Peleshin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Shqipërisë
Politikë

Dimal Basha uron Niko Peleshin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Shqipërisë

21:59 | 12/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër
Aktualitet

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025
Next Post
Politika, politikani dhe shpërdorimi i gjuhës politike…

Gracka e konsumizmit dhe sindroma e “budallallëk material”…

Artikulli i “Euractiv”/Përplasja SHBA-Iran në Shqipëri, ndërsa shpresat për marrëveshje bërthamore zbehen

Artikulli i "Euractiv"/Përplasja SHBA-Iran në Shqipëri, ndërsa shpresat për marrëveshje bërthamore zbehen

Sulmi kibernetik, Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje

Sulmi kibernetik, Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda
Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda

by mirseda
23:05 | 12/09/2025
0

Pesëdhjetë persona janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm nga zjarri dhe sulmet izraelite në Rripin e...

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

22:57 | 12/09/2025
Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

22:42 | 12/09/2025
Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

22:26 | 12/09/2025
Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

22:03 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com