Rexhep Tajip Erdogan bëri deklarata të reja provokuese kundër Greqisë pasditen e së martës, pak orë pas kërcënimeve të tij se “mund të vijmë papritur një natë”.
Presidenti turk, i cili ndodhet në Bosnje-Hercegovinë, përsëriti gjatë një konference të përbashkët për shtyp deklaratat e mëparshme se Ankaraja do të bëjë atë që është e nevojshme në rast se vazhdojnë “kërcënimet e paligjshme” të Greqisë.
“Ata kanë ishuj, kanë baza në ato ishuj dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e tyre të paligjshme, durimi ynë do të mbarojë”, tha Erdogan.
“Ajo që po ju them nuk është fantazi. Kur themi mund të vijmë brenda natës, kur të vijë koha do të vijmë brenda natës”, theksoi ai.
Jashtë kufijve bëri disa orë më parë deklarata të reja provokuese kundër Greqisë. Në mëngjes, presidenti turk, me gjithë dënimet për deklaratat provokuese të ditëve të fundit, vazhdoi në ritmin e kërcënimeve ndaj Greqisë.
Konkretisht, dhe me rastin e informacionit për udhëtimin që do të bëjë në vendet e Ballkanit, Rexhep Tajip Erdogan përdori edhe një herë shprehjen “mund të vijmë papritur një natë”, teksti i një kënge të vitit 1974 që i referohet pushtimit turk të Qipros.
Në të njëjtën kohë, Rexhep Tajip Erdogan pohoi se “Greqia po merr masat e saj” ndoshta duke iu referuar lëvizjeve të fundit në fushën e armatimit nga forcat e armatosura greke.
“Greqia do të vendosë se çfarë marrëdhënie do të ketë me Turqinë, duke menduar më mirë. Unë gjithmonë them se mund të vijmë papritur një natë”, tha Recep Tayyip Erdogan.
Marrë me shkurtime nga: Protothema. Përshtatur nga Tirana Today