Sali Berisha mblodhi sot Kryesinë e PD-së në selinë blu. Sipas tij, kjo forcë mblidhet në një ditë kur Shqipëria “po zien dhe Tirana po vlon”, për shkak të pakënaqësisë ndaj regjimit. Berisha në mbledhjen e Kryesisë foli për shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i tij, duke hedhur akuza ndaj ministrit Çuçi. Sipas tij, Nano s’ishte i sinqertë, por naiv.
“Vetëm zhvillimet e djeshme janë në dëshmi se në strofullin e tyre nuk kanë paqe. Shkarkohet pa asnjë motiv evident drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Nuk themi që po zbardhte një zyrtar të mirëfilltë, por e vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent. Skema ishte e Olsi Ramës, skema në Tiranë vjedhja në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan këtij.
Iku Nano sepse, dy 2.2 ton drogë në Itali nuk shkon nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion tha, nuk merrem me skafe merem me velat. Tani na doli pasionat i drogës. Nano s’po bënte luftë efikase, por për naivitetin dhe jo sinqeritetin se ai i sinqertë s’ishte, po ishte naiv dhe si mbuloi dot”, tha Berisha.
Shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra e komunikoi Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes se qeverisë së mbajtur dje. Gledis Nano erdhi në krye të policisë pas disa vitesh në drejtimin e njësisë Anti-Terror në Policinë e Shtetit. Në postin e Drejtorit të Përgjithshëm Nano pasoi Ardi Veliun, i cili në krye të uniformave blu qëndroi rreth 3 vite e 7 muaj.